Dhjetor 2018, INSTAT: Ulet numri i të aksidentuarve me 4,7%

DITA Online

Në muajin dhjetor 2018, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) u ul me 4,7% bëri të ditur sot INSTAT, ndërsa publikoi shifrat e këtij treguesi me rënie në 162 persona nga 170 që ishte në dhjetor 2017.

Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve në vitin 2018, është 2291 duke u ulur 12,3%, krahasuar me vitin 2017.

Ndërsa, për këtë periudhë, numërohen 136 aksidente rrugore nga 132 aksidente të ndodhur në dhjetor 2017, duke u rritur me 3,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 213 nga 222 që ishte një vit më parë. Aksidentet rrugore, në 71,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej, citon njoftimi i INSTAT.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *