Punimet në rrjet shkëpusin energjinë elektrike për 7 orë, ja zonat

Leda Hysa

 

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bën të ditur se, ka nisur punimet rehabilituese të linjës energjetike Shkopet – Laç 1 dhe në datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00 do të stakojë dhe tokëzojë linjën Shkopet – Laç 1, linja të Fidrit Milot në N/Stacionin Laç 2 dhe linjat: Laç 2 – Ulëz dhe Laç 2– Lezhë.

“Për shkak të veprimeve operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbetet pa energji elektrike disa  zona në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00 dhe në rrethin Shkodër dhe Lezhë më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 rreth 5 min pa energji”, citon njoftimi i OST.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *