Dikur zebra u lye me bojë

anazapta

Letër e nënshkruar në DITA

Labi, Vlorë

Mos u merrni me kufomën politike Sali Berisha. Ky person dhe partia e tij kanë fituar zgjedhjet vetëm një herë, në vitin 1992 dhe asnjëherë tjetër. Saliu po e redukton PD-në në një parti ekstremiste të rëndomtë dhe qesharake. PD-ja përfundimisht është e shkatërruar dhe e degjeneruar deri në palcë. Nuk ka për të ardhur dot kurrë më në pushtet. Sa për Saliun, atij tashmë i kanë dalë vijat e zebrës. Dikur zebra u lye me bojë, për t’u dukur si mushkë. Por me kalimin e kohës, boja filloi të dilte dhe në pah dolën vijat e zebrës, dhe kjo i tregoi vëzhguesve se kush ishte në të vertetë kjo kafshë. Saliut i ka dalë boja e maskës prej kohësh. Shqiptarët tashmë e njohin shumë mirë Millosheviçin e Republikës së Shqipërisë. Janë vetëm në pritje të fundit të tij, që besoj do jetë i tmerrshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *