Vrasësi:
Helm që s’kapërdihet
asht, or vlla, votimi,
më ka mbet në fyt
më ka zan trishtimi…
Si ta pranoj humbjen,
këmbët nuk më mbajnë,
buzët nuk më binden
nisin prapë të shajnë.
Unë që këto vite
si gjarpër me zile
nëpër shpirtra helm
kam derdhur me kile..
..si ta le zakonin
në kaq krime renda
po nuk ulëriva
do më rrasin brenda…
Viktima:
Kur të drejtën dot se thua,
S’të thotë kush që të gënjesh,
Në mes tyre sa të duash,
Det me heshtje do të gjesh.
Valë e detit vjen e shkon,
Dhe kripos ato që thua.
1 milion që nuk të duan
S’i kuptojnë dot fjalt‘e tua.
Dhe ata që afër ke
Nëse brenda kan‘ njeriun
Kokën ulur ca ta mbajnë
Të dëgjojn‘ Jugun, Veriun…
Pak moral kushdo që ka,
Mos ta qelbi nën lëkurë,
Më i pastër kush u la,
Nga ai që s‘u la kurrë…
Poeti:
O njerëz kujtoni
Lirakun në flakë
Zgjojeni nga vdekja
Lirakun e mirë
Thojini u shemb
ajo mostra plakë
Si një shej‘ që bota
ka ende vampirë!
I dashur Lirak
O mik, o vëlla
Që jeta të dha
aq pakëz liri…
Ra bisha o shok
I tërbumi ra
Ai në harresë,
ti në përjetësi…

Me vjen shume keq o i dashur poet, por as nje gjemb nuk ka per tu hyre ne kembe Saliut e kompani sic shpreson ti. Ketu do jemi e do shohesh.
Duroni dhe pak te nderuar komentus, qeveri e re akoma ska veshe kepuce, duhet pakez kohe gjerat te vihen ne radhe,dokumentet e shkreta duhet te sistemohen. Kriminelat mandej te thirren, arrestohen. Kupen kush e mbushi gjithmone e pagun, e grupi i Sales ka me qindra mbi e nen Gune. Mos u erzitni duroni dhe pak se Sala me kriminelat nuk ndahen pa hak.
Ti ke shume te drejte,por e verteta eshte komplet ndryshe,Sali haleja ka nje marveshje te fshete me Edvin halene,te dy keto mostra kane rene ne ujdi,dhe po shijne ne kurizin e ketyre njerzve te drobitur,seci prej tyre ka vjedhur vence,dhe tani po fshehin parate.
Nuk thote kot populli ‘korbi korbit nuk ja ha syte’.
se vertetohet kjo e dyta shqiptareve ju lind e drejta qe te dyve si gen mos tju gjendet kakrima,dhe kjo vetem nga huri i dores se popullit qe kur godet edhe toka dridhet.
Te presim dhe te shikojme zaten ne kemi pretur tere jeten dhe jo per kaq sa te vertetohet e verteta e tanishme se kush eshte armiku i popullit Saliu apo Edi apo te dy siç shkruan nje mendjelli aty larte. PRESIM…………………………
se dime po nuk ndryshoi gje,nuk ka per tu ber kurr shqiperia.sa shume dhe sa pak shprese kemi
Qysh ne kohen e MIGJENIT ,kjo kafshate mjerimi po ne na ngeli .Votimet vene e vijne dhe ata nderrojne karriget .Sigurojne rampolle e pinjolle ,dhe askush llogari nuk ka dhene .Eshte histori e vjeter kjo ,mor poet ,eshte histori e vjeter .Ne i lajme e i shpelajme ,i kemi haleat dhe kryetar i cojme .
E filloni mire me LIRAKUN ,vertet nje dite te lire nuk jetoi dot .Ne diktature dhembet i shkulen dhe ne demonkraci corapet po nena e vet ja blinte .
Nuk i duhej me te vizitonte Shpellen e Loteve , hem ,e cuan ne bulevard te shikonte si digjej flake per nje cope buk thate !
O njerez kujtoni LIRAKUN ne flake
dhe kujdes qe historia
mos te perseritet prape !
Vargje te bukura ,komplimenta .
Vetem KANUNI i LEKE DUKAGJINIT do t’ia ngordh MORRAT ,keni per te pare ,se nga shteti i ARVIZUT ai ka 1000 vjet YMER !
Edi Rama duhet ta dije se pa u bere drejtesi ne kete vend nuk e ka te gjate do te pesoje si frikacaku Fatos Nano.Drejtesi nuk do te thote hakmarrje