Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj.
Kreu i shtetit tha se nuk mund të komentojë aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.
“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”.
Një ditë pasi u betua tek Presidenti Ilir Meta edhe si ministër i Jashtëm, Kryeministri Edi Rama ia besoi këtë detyrë Gent Cakajt, i cili aktualisht mban detyrën e zv/ministrit në këtë institucion.
o.j/dita
