Shtimi i shërbimeve dixhitale në administratë është një nga prioritetet e qeverisë së re përsa i përket sektorit të IT. Në konferencën kushtuar teknologjisë së informacionit, në qendrën Protik, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, tha se, “në projektet e qeverisë për sektorin e teknologjisë së informacionit, përfshihet rritja e kapaciteve dhe shërbimeve, sidomos në arsim duke u nisur nga arsimi i mesëm për të kapërcyer hendekun dixhital”.
Sipas saj, në projektet e qeverisë përfshihet edhe biznesi vendas. “Kemi një projekt të qartë për të zhvilluar biznesin vendas. Kjo është një mënyrë e përdorur në shumë vende të botës, krijimi i një fondi dixhital të riskut, për të cilin jemi duke punuar prej disa kohësh. Ky fond do të jetë i menaxhuar për të krijuar mundësinë e ‘start up’ bizneseve të vogla vendase që të zhvillohen në këtë fushë. Këto fonde ofrojnë financim që një biznes i vogël të ketë mundësinë financiare, por dhe menaxhimin e projekteve, që i ndihmon këto biznese të vogla të rriten”, tha Harito, e cila shtoi më tej se, “në këtë mënyre ne mund të krijojmë vende pune, të zhvillojmë sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe të arrijmë objektivin tonë në krijimin e sa më shumë e-shërbimeve”.
Ndërkohë duke iu referuar situatës aktuale të këtij sektori në vendin tonë, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike evidentoi dy probleme kryesore.
“Një nga problemet më të mëdha që paraqiten janë, çështja e kapaciteteve vendase. Këtu flasim si për numrin e studentëve që ndjekin këtë fushë, po ashtu dhe për numrin e bizneseve në fushën e software, si dhe për numrin e përdoruesve të shërbimeve dixhitale”, tha Harito. Ajo sqaroi se “janë krijuar disa e-shërbime, por numri i tyre është goxha i varfër si dhe numri i përdoruesve është i ulët”.

Jam shume kurioze te na sqarosh edhe kete service-provider-in tend [email protected] kur je rregjistruar si komentuese ne daten 08.0582012 ne GAZETEN SHQIP.
Kam jo vetem pershtypjen por edhe jam plotesisht e bindur qe per pozicjonin qe te dhuruan si kushurire qe nga viti 1720 me Edi Ramen (siç deklaroi ai vete ne kuvendin popullor) u bazuan jo vetem ne lidhjet gjinore ndershekullore por edhe ne aftesite tuaja ne krijimin e “Start-Up-ve” te reja siç eshte edhe provieri yt KOT.COM.
boll me kete foton e retushuar te kesaj zonjes tashme