Nuk paska të mbaruar kjo historia e ndërtimit të HEC-eve në vendin tonë. Madje sa pushon zhurma për njërin, fillon tjetri.
Ambientalistët dhe dashamirësit e natyrës duhet të rrinë në alert se ndryshe mund të kuptosh se brenda pak javësh të jetë zhdukur një destinacion turistik pikërisht për shkak të ndërtimit të HEC-eve.
Këtë herë në shënjestër është vendosur kanioni i Holtës.
Po çfarë po ndodh!? Kanioni i Holtës në zonën e Gramshit, që ndodhet në listën e zonave të mbrojtura të Ministrisë së Turizmit, rrezikon që të zhduket nga harta e destinacioneve turistike dhe shkak për këtë është një leje e dhënë në prill të vitit të kaluar për ndërtimin e një hidrocentrali.
Kompania që ka përfituar këtë leje është “Era Hydro”. Megjithëse lejen e ka marrë që në prill, kompania në fjalë ka nisur punimet për realizimin e hidrocentralit vetëm në fillim të këtij viti. Bashkë me punimet nisën edhe protestat e banorëve vendas dhe të aktivistëve të mbrojtjes së natyrës.
Kundër këtyre punimeve dhe dëmit që po i bëhet kanioneve, është ngritur një peticion që ka marrë 3 mijë nënshkrime deri më tani ndërsa më 25 janar do të protestohet në Tiranë për këtë çështje.
Kreu i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara bën apel për anulimin e punimeve duke u shprehur kundër çdolloj ndërhyrje që cënon dhe dëmton kanionet dhe bukuritë e natyrës shqiptare.
“STOP Hec-it në Kanionin e Holtës! Federata Shqiptare e Rafting është pro mbrojtjes së mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Jemi kundër çdolloj ndërhyrje që cënon dhe dëmton kanionet dhe bukuritë e natyrës shqiptare.
Shqipëria, konsideruar nga mediat dhe operatoret turistike ndërkombëtarë si thesari i fshehur i Europës, duhet të mbrohet me të gjitha potencialet që ka e sidomos ato të natyrës.
Turizmi është e ardhmja e gjithë shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.
Natyra është arsyeja kryesore pse vendasit dhe të huajt e zgjedhin dhe pëlqejnë Shqipërinë. Lumi është jetë. Uji na mban gjallë! Mbro Kanionin e Holtës!”- shkruan Spathara.







Nuk eshte turizmi e ardhmja jone o mashtruesa. Shtetet qe varen ne Turizem jane zakonisht shtete pa pasuri mirerare dhe nentokesore apo pasuri te tjera natyrore. Ne me ato pasuri te pafundme qe kemi per kaq siperfaqe dhe popullsi jemi shteti me i pasur ne bote. Ne duhet te Shtetezoj e minierat dhe puset e gazit dhe te naftes. Te Zhvillojme industrine e nxjerrjes dhe perpunimin e minerakeve te gazit dhe te naftes. Duhet re Zhviklojme Bujqesine dhe industrine e lehte dhe paksa te rende dhe ushtarake. Farmaceutikenl. Turizmi duhet te jete nje nga deget e fundit plotesuese. Qeveria heq vemendjen e popullit nga pasurite kombetare qe ja u keni shitur te huajve dhe reklamon Turizmin si dege e pare. Vetem qeverite e falimentuara dhe te pazote reklamojne Turizmin si dege kryesore