“Lëvizja Vetëvendosje” ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, një ish-simpatizant i kësaj lëvizje.
Ashtu si edhe kur u propozua, “Vetëvendosje” ka sulmuar ashpër Cakajn. Ja çfarë thotë Arbër Zaimi, në emër të “Vetëvendosjes”:
“Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013.
Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet.
Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike. Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim? Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media? Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.
Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.
E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanišiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.
Edhe kur? Sot kur kufijtë në Ballkan janë më të paqëndrueshëm se kurrë.”
v.l/ Dita

Simpantizantet e PS te mos jene te verber ???? Hahahahaha….po a munden ndryshe ????
Ata jane te lumtur qe jane te verbër.
Sherbimi sekret serb mori MPJ ?!?! Po kujt i plasi ?? Ne vitet 41 – 48 jugosllavet kishin marre gjithe pushtetin politik e mbas 44 dhe ate ekonomik dhe territorial e simpantizantet e PKSH ( PS ) nuk u ka bete pershtypje asnjehere ,ju thoni qe serbet moren MPJ !!!
Hallall plako ,vetem Sali Qëni te mos vije ne pushtet .Ose dhe kjo ,fajin e ka Saliu dhe jemi te lumtur dhe te verber njekohesisht.
Kryetari i VV-së Albin Kurti e ka gruan serbe. VV-ja të verifikojë lidhjet e hamendësuara të familjes Kurti me shërbimin sekret serb.
Edhe une kam qire njehere nje gopderre serbe. Mos behem edhe une agjent serb ?
Akuzë e rëndë ky version i Arbër Zaimit të “Vetëvendosje” KOSOVËS ka sulmuar ashpër Cakajn, por në thelb godit Edi Ramën ,me porosi të mikut vetvendosjes kosovës Ilir Floririt që vizitoi kosovën.Mos u trembni ju vetvendosja e kosovës për kontrollin e ministrisë jashtme shqiptare se djaloshi Arbën Cakaj është s/atdhetar 200% si ISA BOLETINI
nuk është ndonjë gjë e madhe mor ju të VV!!
ne jemi populli më i drejtë në botë!!
nuk lëm komshijt tu mbetet hatri!!
në teritore të marra nga komshijt jemi në barazim!!sa ka marrë sërbi aq ka marrë dhe gërku!!
dje i dhamë gërkut shërbimin inteligjent,sot i japim sërbit ministrinë e jashtëme!
pra asnjë inat ndërmjet sërbit dhe gërkut!
seicili ka atë që i takon në shtetin shqiptar!!
ps:nuk e di a mbjellim banane në shqipëri!?nëse jo!?duhet të fillojmë sa më parë!!nuk mund të të quajnë republikë bananesh me banane të importuara!!megjithëse as emrin e republikës së bananeve nuk e meritojmë!!
ne jemi republikë caracash,ose,shumë, shumë,muçmollash!!
Sipas VV i bie qe kryeagjenti serb te jete Rama. Hajde fantazi hajde.
kumrie
1-nuk ka bërë asnjë lloj vaksine,nuk egziston,që të thuash se nuk është e mundur!
2-ky po këmbëngul më keq se një mushkë e çartur në atë që ka vendosur
3-nuk është e thënë që meqënëse mbështet një agjent sërb të jetë dhe ai agjent!!mjafton të jetë budalla!!
4-këtë nuk po e shpreh sepse niveli tënd mendor është shumë i ngarkuar dhe kam frikë se të ndodh ndonjë lidhje e shkurtër e të digjet kompjuteri!!
Te habit ky qendrim i VV-s.Albin Kurtin e kam pare gjithmone si simbol te qendrese,atdhedashurise e politikan i ditur.Por,qe kur u takua dhe mori bekimin e Berishes e Metes,po zhgenjen shume adhurues e simaptizues te tij.Kurti dhe VV nuk duhet te harrojne “kolonen e pesete” qe fitoi votat nga ajo dhe pasi moren mandatin e deputetit,i lane shendene!Keto punet me agjente e spiune,u ngopem keto 30 vjete te “:demokracise”.Te marresh keshilla nga nje qe akuzohet e ka edhe prova te mjaftueshme ,si agjent serb,…kete e dine ata te VV se tanishme,jo ate VV qe kemi njohur kur fitoi zgjedhjet?!
V V eshte plotsisht brenda tradites se pas luftes. ” Her mbas here zbulohen.ministra agjente “
“Vuvuzelet”,si duket vertet jane te lidhur me serboruset. Kjo orginizat politike kriminale perdite po deshmon, se vertet eshte organizim i krimit dhe vrasjeve.Tash si parti ne kuvend,por mundohet te shpif e sajon skenare per individ dhe grupime politike qe te “shperlane ndrgjegjen”
Une uroje Arber Zaimi te jete i gabuar dhe nji dite , gjithe komentueseve te shkrimit te tij ai uroje tu kermoje ndjese
Por , cka nese fjalet e Arber Zaimit te VV dalin te verteta dhe cka nqs.Edi Rama sipas diktatit te Baton Haxbiut vertet nepermes A.Cakaj ia
delegon MPJ te Shqiperise sherbimeve sekrete serbe e cile fillimishte do te shifet me
arritjen e marreveshjes mese Kosoves dhe Serbise ku Kosova rezikon te humb teritor , ku pjesa e mbrtur e Kosoves mund ti bs
bshkohej Shqiperise dhe nga kjo super arritje te krijohen parakushtet ti falet 12 milje detare te Detit Jon Greqise dhe , krejt ne fund Edi Rama ta luaj rolin e nji sherr budallai dhe fajin te ia hedh nji shqiptari te paeksperience si eshte Genti Cakaj te Kosoves kurse ai te krekoset se fale largepamesise se tij prej nji vizionari te rryer arrijti te ia bashkoje Kosoven e mbetur Shqiperise
S ka fjale , politike e holle kjo e Baton Haxhiut dhe e Edi Rames, per planet e regjimit t e Vucuqit , gjeten te fshihen pase shpine te Genti Cakajt
Nuk kisha dashur te ndodhe qe gjthe komentuesit dhe kundershtaret e Arber Zaimit te VV, neser ti degjojne Baton Haxhiun,Hashim Thacin dhe Edi Ramen, keta
” tre baballaret dhe shpetimtaret” e kombit shqiptar, te dalin para publikut dhe mediave me deklarata bajate se :
” NDARJEN DHE TKURJEN E TERITORIT GJITHESHQIPTAR NUK UA SOLLEM NE,
FALJEN E TOKAVE SHQIPTARE SERBISE DHE GREQISE E GJETEM NE MESUN TUAJ ”
kurse ju pastaj duartrokisni “keta tre baballar dhe shpetimtar ” e kombit shqiptar