Qeveria u tërhoq pak ditë më parë nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt prej 225 milionë eurosh.
Ministrja e re e Infrastrukturës u shpreh se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të “Paktit për Universitetin”.
Por zv/ kryeministri Erjon Braçe dha sonte në Repolitix dy arsye të tjera të ndërprerjes së kontratës.
“Nuk është tërhequr qeveria, është ndërprerë procedura. Kjo kontratë nuk u arrit fare në kontratë… U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë, e dyta se cdo kompani nuk mund të gënjejë më qeverinë e Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me procedurën e prokurimit të njërit lot të Unazës së Re është e patolerueshme. Për aksin Thumanë-Kashar ka një rrugë paralele dhe e dyta, kompanitë duhet të harrojnë se mund të zhvillojnë praktika si ajo” tha ai.
v.l/ Dita

Edhe Brace tani qe u vu zv.kryeminister filloi te genjeje!
Pse nuk e thua shqip o Brace se Rama,tani qe u kap me PRESH NE DORE me tenderin mafioz korruptiv te Unazes se Re,shterngoi rripin dhe hoqi dore nga ajo rruge,mbase edhe ajo do kete qene tender i fallcifikuar si ky i unazes se Re!
Vetem nje KLSH e pavarur dhe me integritet profesional apo edhe Prokuroria e Pergjitheshme duhet te hetoje te gjitha tenderat dhe koncesionet e dhena nga qeveria,se me siguri do te gjenden thesare korruptimi me tonelata,aq sa per te futur te gjitha qeverite ne burg!
“U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë(u kap Gjiknuri me ‘presh në dorë’), e dyta se (jo) cdo kompani nuk mund të gënjejë(korruptojë) më qeverinë e Shqipërisë.” Më shqip se kaq nuk mund të shprehej… Këmbanat bien për atë që dëgjon …
Per mendimin tim, anullimi i procedurave te PPP per kete segment , ishin te drejta. Rruge shume e kushtueshme. Por duhet te kemi edhe dicka parasysh, qe ato nuk e thojne. Ne rrugen ekzistuese Thumane-Fush-Kruje dhe Fush-Kruje-Vore, para nje viti u be rehabilitimi teresor i saj nga Kompania Geci ( projekti i Bankes Botrore) dhe nga Kompania Bani-Geci ( nga buxheti i ARRSH).
Ishte investim i parakohshem. Te behet rroga Tirane-Ndroq-Plepa dhe trafiku lirohet.