Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Sipas të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë, atyre u janë mbajtur të ardhurat nga paga mujore për shkak të mosfrekuentimit të punimeve të seancave plenare. E ndërsa nga njëri krah u reduktua rroga, nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa u përket shpërblimeve dhe dietave.
Gazeta “Panorama” publikoi listën e plotë të 140 deputetëve të Kuvendit dhe shpërblimet e marra nga ata përgjatë periudhës nëntordhjetor të vitit 2018. Konkretisht, që të gjithë deputetët e Kuvendit kanë përfituar shuma të majme për karburant. Kjo, pasi sipas ligjit për statusin e deputetit, ata përftojnë një kuotacion mujor për karburant, i cili u shërben atyre për të lëvizur në zonat ku janë zgjedhur.
Deputetë të qarqeve si Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë kanë marrë pjesën më të madhe, e cila shkon deri në 80 mijë lekë vetëm për karburant. E njëjta gjë ndodh edhe me telefonin. Statusi i deputetit u jep atyre atributin e pagesës së telefonit dhe në total, për deputetët e Kuvendit janë paguar 4.312.600 lekë.
Të vetmit që nuk kanë shpenzuar asnjë lek për karburant dhe për telefon janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe dy zëvendëskryetarët, Vasilika Hysi dhe Edi Paloka, për të cilët karburanti dhe telefoni mbulohet nga Ministria e Brendshme për shkak të statusit që gëzojnë.
Por në Kuvendin e Shqipërisë ka edhe deputetë, të cilëve u paguhet qiraja nga ana e fondeve të institucionit. Konkretisht, për 10 deputetë të Kuvendit janë paguar nga 70 mijë lekë, respektivisht për periudhën kohore, e cila shkon për të paguar qiranë e apartamentit ku banojnë në Tiranë, duke qenë se janë deputetë që vijnë nga qytete të tjera të vendit.
Ajo që bie në sy është shuma e parave të marra nga deputetët për sa u përket dietave. Këto para vijnë për shkak të udhëtimeve të bëra jashtë vendit dhe për rrjedhojë, në total për deputetët e Kuvendit janë dhënë 9.180.255 dieta dhe totali i parave të paguara për ligjvënësit shqiptarë është 25.563.312 lekë, për periudhën kohore nëntor-dhjetor të vitit 2018.
v.l/ Dita


per te miren tone po perpiqen.Me shume meritojne, po meqe jane me shumice gomere paçka edhe kaq
Mesatarisht nga rreth 1.8 Milion lekë të vjetra në muaj për deputet vetëm për shpenzime operative. Në vit afërsisht 22 Milion të vjetra për deputet ose 3 Miliard e 67 Milion lekë të vjetra (rreth 2.5 Milion Euro) për të gjithë deputetët . Në një mandat 4 vjecar shkojnë rreth 10 Milion Euro. Këto janë vetëm shpenzime operative, nëse llogarisim edhe pagat, shpenzimet dy-trefishohen. E kemi mundësinë ne që të paguajmë këto shifra vetëm për deputetët?
Kuvendi duhet pa tjeter te behet me 100 deputet. Nuk ka nevoje per kaq shume sa kemi tani, aq me teper kur ata marrin rroga te medha dhe shpenzime suplementare edhe kur nuk punojne. 2. Te ndyshoje ligji per mos pjesmarrjen e deputetit ne kuvend, nga 6 muaj qe eshte sote , per 1 muaj tu jepet rroga dhe djetat,…pastaj po deshen te vazhdojen deri ne 6 muaj protestn, por pa rroge dhe djeta. Jane votuar per te punuar jo per aheng me leket e popullit te varfer.
ILaçe ishalla
Korrigjim : Titulli i duhur do ishte ky
Ja sa gjak pijne shushunjat
Duke mos permendur qerasjet korrupsionin pronat te ardhurat nga familjaret e te tjera.
Keta tipa flasin te tere me miliona dollare
Vetem semundja ose aksidenti ja prish kalane
Ne pamundesi per te pasur atentatore ky popull duhet te merret me VUDU magji te zeze ti sjelli fatkeqesi ketyre vampirave qe i pine gjakun perdite Shqiptareve .
Duhet te shikohet mundesia qe tu jepet ndihme ekonomike
HELM dhe KANCER ju bëfshin PARATÈ e Popullit kètyre PLEHRAVE dhe FUNDÈRRINAVE të POLITIKÈS PROSTITUTÈ 28 Vjeçare !! Mos i hëngshi ato qè VIDHNI , ZHVASNI SHQIPTARÈVE të Varfèr !!
O JU TRIMA TE INTERNSMETIT PO PATET BYTHE HAJD TE PROTESTOJME PERPARA PARLAMENTIT PER PERFITIMET E KETYRE SHUSHUNJAVE PARLAMENTARE QE VEÇ MENDJEN PER TE RRJEPUR PARATE TONA E KANE. APO NUK KENI BYTHE?
Ju zente haka , e pensionisteve qe i keni neperkembur .
Beni mire te mos i hipni keto shuma ,maramendese ,per nje popull teje te varfer , se i dermoni psiqikisht
,Mjaft me ju lutem .
Ka ardhur koha qe Parlamenti te kete jo me shume se 100 deputete ,me te vertete te popullit dhe jo grabites e sharlatane si disa prej ketyre .qe pervec rroges se miratuar ,marrin edhe nga 2-3 rroga plus nga perfitime te tjera,qe edhe pse nuk i kane realizuar dhe nuk u takojne nga qe mashtrojne ,prap i marrin! E si mund te qendrojne akoma ne parlament te tille sharlatane?Shqiperia kishte 140 deputete kur kishte 3.5 milion banore ,por sot nuk i ka as 2milion, ja arsye tjeter per te pakesuar numurin e deputeteve ne parlament!