(S’ngjall kjo opozitë as shpresë, as besim!)
Po bien daullet,
fshati është në festë,
se gjithë opozita,
do të bëjë protestë!
E ka seriozisht,
opozitë e ndritur,
një muaj të tërë,
për t’u përgatitur!
Duket opozita,
s’e ka terezinë,
që njerëzit t’i mbledhi,
me një fishkëllimë!
PD-ë veç në letër,
është demokratike,
se në fakt është bërë,
një kërmë politike!
U duhet një muaj,
për gjithë Shqipërinë,
që të bindin njerëzit,
në protestë të vinë!
Me Monën dhe Lulin,
asnjë shpresë s’ka lindur,
ndaj duan një muaj,
njerëzit për t’i bindur!
Po ne mirë e dimë,
kush ka hall vërtetë,
s’ka nevojë ta bindësh,
në protestë vjen vetë!
T’i shkosh pas Palokjes,
dhe Petrit Vasilit,
duhet që të jesh,
kokrra e debilit!
Shqiponja Monikë,
mortja Lulëzim,
te asnjë nuk ngjallin,
shpresë dhe besim!
Në fakt Socialistja,
s’është fare pa vlera,
po Mona me Lulin,
janë fare betera!
Tani mbi të bardhë,
me të zezë është shkruar,
kjo klasë politike,
ka degjeneruar!
Po nëse fiks nesër,
votat do t’i hedhin,
njerëzit përsëri,
socialisten zgjedhin!
Njerëzit Socialisten,
zgjedhin përsëri,
se Lulin e duan,
si kripën në sy!
Monika me çizme,
gati u tërbua,
po njerëzit e duan,
si gjembin në thua!
Gjithë opozitarët,
flasin si idiotë,
se po s’hoqën Ramën,
gjithçka është e kotë!
Po si do ta hiqni,
o majmunë të zgjuar,
po si do ta hiqni,
fare pa votuar!
Injorancën tuaj,
çdo ditë promovoni,
se një tranzitore,
qeveri e doni!
Kjo është pa dyshim,
shpikje e Lulashit,
që pret sa të bien,
dy topet e dashit!
Që nuk ka probleme,
s’ka burrë që e thotë,
por çdo gjë do zgjidhet,
me të shkretën votë!
Ndaj dhe Tranzitorja,
është një handikap,
votat i ka Rama,
s’të lë të bësh xhap!
Protesta të bëhet,
qoftë dhe një orë,
po për të ndryshuar,
sistemin zgjedhor!
Mos shkojnë aleatët,
si derri në thes,
me këtë sistem,
nuk kanë interes!
S’e kupton as Dashi,
që s’është budalla,
se votat ja marrin,
partitë e mëdha!
Me këtë protestë,
gjë s’fitoni dot,
dhe njëqind të bëni,
prapë e kini kot!
Vendi s’ka nevojë,
për një Tranzitore,
po për një reformë,
të thellë zgjedhore!
Përfundimisht vetes,
do t’i nxirrni sytë,
nëse dy palë zgjedhje,
bëni në një ditë!
Luli me Monikën,
dhe mund të nxitojnë,
se nga ky sistem,
mund të përfitojnë!
Tek këta të dy,
do të bjeri gogla,
e fare do digjen,
gjithë partitë e vogla!
Po Luli me Monën,
krejt falimentuan,
që kur gjithë studentët,
në shesh s’i pranuan!
Tani unë po pyes,
kur s’të do rinia,
si mund të të dojë,
tani Shqipëria?!
A.DUKA

Respekte Arben Duka i madh ! Je NJËSH
Eshte tamam keshtu siç shkruan Duka. Kjo opozite nuk ka shanse te vije se shpejti ne pushtet. Duka tregohet realist dhe i sakte. Si me poemen e djeshme kunder Rames, edhe sot kunder Lulit dhe Mones. Ky eshte realiteti. E vetmja proteste e drejte duhet te jete ajo per ndryshimin e kodit zgjedhor. Pra qe te kalohet ne sistemin maxhioritar te hapur me korrigjim proporcional. Njerezit e drejte dhe qe nuk kane interesa pushteti, duhet te demonstrojne per te kerkuar drejtesi dhe demokraci. Drejtesi per ata qe kane vjedhur, shkaterruar dhe vrare dhe demokraci qe zgjedhesit te kene te drejte te votojne per kandidatin qe vleresojne dhe jo per partine e Rames, Lulushit apo Like Floririt. Keto jane dy problemet me te medha dhe me te zgjidhshme qe ka shoqeria shqiptare sot: Drejtesi dhe Demokraci!
Arben! bravo te qofte . por eshte fare e dhjeshte; ne, qe mernim pak vesh, nga punet e pluralizmit demokratik, thonim para 90-tes . pluralizmi ka nje te mire, se kur drejtimi i shtetit s’te pelqen, aktoret e shtetit te korruptouar i;
1- i NDERRON .
2-i con ne …QELI .
3-subjektin politik pergjegjes e SHKRIN .
dhe .
4-ate subjekt POLITIK, qe vepron kunder interesave te POPULLIT e nxjerr jashte …LIGJIT….
O pello o këmbësor
Që nga lufta smorre vesh kurrë
Paçka se pushka shtie
Në qiell në drurë
Sëmundje o luli
Ca më keq monika
Po rama o kancer
O të vraftë pika
Ti na flet si mëma
E zeqo kaurrit
Jo në maj të thanës
Po në mes të hurit
Bjeri beno bjeri
Se i bie mirë
Kur na thua që puthja
O më turp se një e …irë
Sa te jete Rama me arkivolin e PS ne sup nuk ka reforme zgjedhore .Timonin do ta mbaje Edvin Horri,nemes te tepsise do te jete Saliu dhe tepsine do ta mbushe votues qorri
“Opozita nuk ben,
opozita nuk besohet”
me keto pallavra akoma,
or ti Duke nuk kalohet,
se ka vajtur fukaralleku,
mu aty ku me nuk mban,
nga ky Rama pleher,
nga ky kokerr hajvan,
opozita eshte opozite,
edhe Mut mund te jete,
por ama ky Rama i yt,
eshte Mut e Shurr komplet.
Te lumte .
S’eshte ky humori,
o more “Rapsod” pyka!
Ku çdo varg yti qelbet
nga fjalet e ndyta…
Me Ramen, pa Ramen
e majta esht’ e fituar
S’mund te vi e “djathta”
që tashme ka shkalluar!…
s’mund te vi kjo e “Djathte”
udhëhequr nga derra..
Nga dy vrases, te poshtër.
te damkosur: “Plehra”
Zeri Shqiperise
Sikur eshte Beni
Ke dhe disa vargje
Qe si ha as qeni
Leri bejtet Beni
Lere politiken
Provove bashkine
Dhe e le liriken
Se ku u dhemb dhembi
Dine njerzit vete
Nese ben per leke
Shkruaj ne gazete