Balili kërkon gjykim të shkurtuar, por nuk pranon asnjë nga katër akuzat kundër tij

Ornela

Klement Balili ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Avokati i tij mbrojtës, Theodhori Sollaku, i ka paraqitur kërkesën trupës gjykuese të Krimeve të Rënda.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore ndaj të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”. Në seancës e së premtes së kaluar iu komunikuan akuzat dhe u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që e ka marrë në mungesë. 46-vjeçari iu dorëzua drejtësisë shqiptare më 15 Janar, pas 2 vite e 6 muajsh në arrati.

Balilit i adresohen 4 akuza, por ai i kundërshton të katërta me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale, sa kohë edhe avokatët këmbëngulin se nuk ka prova.

Por, ndërkohë, Prokuroria iu referohet hetimeve greke që e ekspozojnë Klement Balilin si njeriun që trafikoi 678 kilogramë kanabis, një ngarkesë që u kalua nga brigjet e Sarandës më 5 maj të vitit 2016.

Nga përgjimet, Klement Balili shfaqet duke komunikuar me dy skafistët, kur i orienton se ata i priste në Zakinthos, Georgis Alifantis.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne shqiperi nuk kane se cfare ti bejne gomarit dhe i bien samarit.

    • Tani plani eshte qe te denohet per ´Evazion Fiskal´ per hotelin. Te paguaje nje gjobe te majme, ca muaj burg dhe behet rehabilitimi total.

  • Llogarisni se si ka shkue puna.Kur nje trafikant merr avukat nje ish prokoror i pergjitheshem.Ky prokoror ka dore ne shume krime.Ma kryesorja ka gisht ne vrasjen e Azem Hajdrit,ket e thot edhe Izet Haxhia qe eshte ndoshta armiku i Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *