KLGJ përzgjedh kontrolluesit e gjyqtarëve, ja emrat e tyre

Ornela

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konstituuar komisionet të cilat do të përzgjedhin gjyqtarët dhe do të menaxhojnë buxhetin, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e rretheve.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami do të jetë pjesë e Komisionit të Buxhetit së bashku me dy kolegët e saj, Medi Bici dhe Fatmir Luli.

Karriera i është besuar ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Ilir Toska dhe dy kolegëve të tij, Narceka Shehu dhe Alban Toro.

Komisioni Disiplinor që do të kontrollojë shkeljet e gjyqtarëve, do të drejtohet nga Medi Bici dhe anëtarët Dritan Hallunaj e Maks Qoku. Ndërsa vlerësimi profesional dhe etika i janë besuar Brikena Ukperajt, Brunilda Kadit dhe Erjon Muharremajt, sipas Report Tv.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të përcaktojë në mbledhjen e radhës edhe hapat që do të çojnë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Cfare pret populli i ndershem shqiptar me teper se kaq?i afte per te bere revolucjon nuk eshte.Atehere pse rrine aty ne ate vend?per tju sherbyer perdhunuesve te vet?ikja eshte nje sherbim i madh qe mund ti behet ketij vendi!Te rrine aty hienat vetem qe te hane njeri tjetrin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *