Facebook planifikon të bashkojë infrastrukturën e mesazheve të Instagram, Messenger dhe WhatsApp në një shërbim të vetëm, shkruan New York Times.
Secila prej këtyre shërbimeve do të mbetet e pavarur nga tjetra, por Facebook do të krijojë një rrugë të re komunikimi me njerëzit përmes një aplikacioni nëpërmjet 3 rrjeteve sociale të ndryshme.
Kompania është ende në fazat e hershme të punës dhe planifikon të përfundojë atë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020.
Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”.
Zuckerberg nuk ka zgjedhur ta komentojë më gjerë këtë risi pasi është ende herët, shprehet ai.
l.h/ dita

Mark Kurvenbirgu dashka mi grumbullu gjith t’dhanat Personale per vedi bre !!!!!!!!!!!!!!
Qish kur asht pallu me qinezinen marki o bo mucho agresiv .
a thu te jet ba spajun i qineseve ?!