Kanë kaluar plot 7 vite nga vdekja enigmatike e simbolit të Drejtësisë shqiptare, prokurorit të krimeve të rënda, Xhevat Hana, i cili ndërroj jetë në një spital të Bergamos në Itali.
Sipas mjekëve vdekja e tij erdhi si rezultat i një sëmundje të rëndë të shfaqur disa ditë para vdekjes, por që mjekët shqiptar nuk ishin në gjendje që t’i përcaktonin një diagnozë.
Familjarët që në fillim krijuan dyshimet se njeriu i shtrenjtë i tyre humbi jetën pasi mund ti jetë injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm, për hir të proceseve që po ndiqte, ku të akuzuar ishin njerëzit e SHIK-ut, për rrëmbim dhe zhdukje e biznesmenit Remzi Hoxha. Gjithashtu ai kishte hetuar edhe dosjen ku akuzohej një pushtetar i lartë për 220 milionë euro të rrugës Durrës-Kukës.
Në kohën kur u sëmurë, Xhevat Hana ishte prokuror i Krimeve të Rënda dhe kishte në dorë drejtë përfundimit këto dosje të nxehta.
Sot kur kanë kaluar 7 vite nga vdekja e Hanës dhe familjarët kërkojnë zbardhjen e të vërtetës rreth vdekjes së tij, ende nuk kemi asnjë lëvizje më të vogël nga organet e Drejtësisë dhe shteti shqiptar.
A mos vallë pritet përfundimi i reformës në sistemin e kalbur dhe mizor të drejtësisë, që të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut simbol të drejtësisë Xhevat Hana?
Burime anonime informojnë se natën e vdekjes së prokurorit, të akuzuarit kanë shtruar darkë në Itali, si dhe është thyer e bastisur zyra e tij, ku janë zhdukur dosje shumë të rëndësishme.
Pse të shtrosh darkë për vdekjen e një njeriu që mbronte ligjet e shtetit?! Kjo len për të dyshuar…
Xhevati, ishte i pamëshirshëm për kriminelët, i pa mëshirshëm në kuptimin e zbatimit të ligjit, po aq ishte shumë i mirë për njerëzit e ndershëm dhe vendin e tij.
Xhevati, gjithmonë u shprehte se: “Të kesh mëshirë për të ligjtë, do të thotë t’u shkaktosh dhimbje të mirëve”.
Ajo që duket si absurde është se, shteti shqiptarë që e ka detyrim edhe për njerëzit e thjeshtë e jo më për një prokuror me emër të madh dhe që po zbardhte një çështje të bujshme në Shqipëri, nuk u interesua aq sa duhet ose aspak për shëndetin e tij. Shteti nuk i ofroi jo vetëm mbështetje ekonomike, po as kredi financiare, pasi ai megjithëse ishte një prokuror me emër jetonte në një shtëpi parafabrikat, gjë që flet më së miri për ndershmërinë e tij, ndërsa për aftësitë profesionale nuk vihen në dyshim.
As mjekët nuk e kuptonin dot shkakun e kësaj sëmundje te papritur- tha atëherë djali i prokurorit. Kjo ishte edhe arsyeja që ata na thanë se babai duhej dërguar urgjentisht jashtë vendit mundësisht të nesërmen. Këtë sugjerim siç janë edhe procedurat ja përcollën zyrtarisht edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësië dhe vetë ministri Petrit Vasili edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht nga mjekët për urgjencën që paraqiste rasti për 16 ditë rresht nxorën gjithfarë lloj justifikimesh duke e vonuar transportimin e tij jashtë shtetit.
Pas sorollatjeve të shumta të Ministrisë së Shëndetësisë, familjarët dhe miqtë e tij vendosën që ta dërgonin në mënyrë private në Itali. Kështu më datë 28 Dhjetor e dërguan në shtetin fqinjë në një klinikë në Bergamo.
Mjekët italianë menjëherë pas kontrollit të parë dhe intervistës me prokurorin Hana, kanë njoftuar urgjentisht Antimafien italiane e cila nisi monitorimin e analizave dhe hetimin e dyshimeve.
Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur dhe të përkushtuar të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë prej 3 dekadash në drejtësi, për disa kohë ai shërbeu edhe si këshilltar i presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu.

Cfare jane keto aludime te kota!Italia nuk eshte Albanistan,Klinika mjeksore ka leshuar nje raporte te pergjejshem e ligjor mbi vdekjen e Xhevatit,dhe nuk ma merr menda te jete leshuar ne hava.Kaq e kishte jeten nga zoti.Nuk e kuptoj pse xhanem, vdekjeve natyrale u japim drejtim tjeter.
I helmuar nga Saliu pipell.