Presidenti Bujar Nishani ka shënuar një rekord të ri në historinë e nderimit të eshtrave të dijetarëve të mëdhenj shqiptarë.
Pas skandalit të ish- ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferi, që ngulmoi se po negocionte me autoritetet në Itali për sjelljen e eshtrave të Ismail Qemalit në Shqipëri, radha i vjen kryetarit të shtetit të përfshihet në pasaktësi të këtij lloji.
Në faqen e tij zyrtare, Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Amerikë, lajmëron se ka vendosur kurora me lule në vendprehjen e eshtrave të Fan Nolit dhe Faik Konicës në Boston, duke e shoqëruar këtë edhe me foto përkatëse.
Por vetëm pak metra larg Presidencës, në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial, prehen që prej 18 vitesh eshtrat e njërit prej njerëzve më të fuqishëm në politikbërjen e viteve ‘30 dhe një prej kritikëve me famë të botës së artit dhe letërsisë, Faik Konicës.
Jeta e tij u shua ne emigracion në dhjetor të vitit 1942 dhe eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitin 1995.
Me poshte njoftimi i plote i Presidences:
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Dekorata që Kreu i Shtetit ia dorëzoi At’ Artur Liolinit, jepet me motivacionin “Vatër e rëndësishme historike e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës kombëtare shqiptare. Luftëtare konsekuente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh se historia shqiptare e qindvjeçarit të fundit është e lidhur ngushtë me diasporën shqiptare në SHBA, që nga ana e saj nuk mund të kuptohet pa Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, në Boston, e cila që prej themelimit nga Kryepeshkopi, patrioti i shquar dhe mendimtari i madh Fan Noli, në mars të vitit 1908, deri më sot, nën drejtimin e At’ Artur Liolinit, ka qenë mbështetëse e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe e pranishme në momentet kulmore të saj.
“Katedralja e Shën Gjergjit është shndërruar, tashmë, jo vetëm në një nga institucionet më të rëndësishme, por gjithashtu në një pikë referimi institucional për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është shtëpia me dyer e zemër të hapur për të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin ata ortodoksë, myslimanë, apo katolikë, një strehë e ngrohtë mikpritëse dhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe unitetit kombëtar.
Presidenti Nishani u shpreh se At’ Artur Liolini, me atdhedashurinë dhe drejtimin e urtë, ka dhënë një ndihmesë të shquar dhe përbën një vlerë të çmuar për këtë institucion dhe më gjerë, duke theksuar ndërkohë se shqiptarët i detyrohen mirënjohje dhe respekt kujtdo që ka bërë diçka të vyer për kombin.
Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë qindra bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA.
Më herët, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills, Boston.


BJERI NE SHQIPERI,AMANETIN E TIJ PLOTESO TE PAKTEN TI!
Aty ku Faik Konica ka qene i varrosur -ekziston akoma guri i varrit me emrin e Konices sepse askush tjeter nuk mund te varroset aty -se eshte blere ai vend-pra ai ka mbetur vendi ku ishte varrosur Konica-me mbishkrimin-eshte pak me tutje se Varri i Fan Nolit! Gabimi eshte i gazetarit qe e ka raportuar informacionin e pasakte, ku te theksonte ashtu sikunder eshte aty, -Gjithkush qe shkon viziton varrin e Nolit shkon edhe aty le ta quajme “varri imagjinar” i Konices.Kemi qene kaq here aty! Ju flm
Problemi me teper qe po vihet ne dukje eshte, se nuk ma merr mendja te kete vene ndonje tufe me lule atje ku tashme prehet ne Shqiperi, por priti sa erdhi ne Boston.
Fede-Noli yne i MADH nuk ka lene asnje amanet te varroset ne Shqiperi!
Kot e hoqe Lizandren o Bujar nga puna. Ai te pakten nuk bente keto gafa me cilesi dielli. Tani do te mbante pak familjaret ne goje, sic mbante vajzat e Bamirit me goje, por gjysma e te keqes. 😛
Sa te gatshem qenkan ca per te “kapur gjoja gabimet” e figurave. Presidenti u prezantua ne Boston me tere madheshtine qe i takon,me thjeshtesi dhe elokuence te larte. Turpin e pacin ata qe behen denigrues a me sakte vegla te denigruesve. Bashkohem me komentin e dyte.
Nishani ka ngatarruar Faikun me Refikun…
Nje shtet fillon e degradon ne momentin qe behet qesharak.Shqiperia u be nga hici vetem se pati ne start njerez vizionare,vullnetmire dhe idealiste qe i dhane shume asaj ne vepra dhe ne mendje.100 vjet mbas Ismail Qemalit kemi nr.1 te shtetit Jar Memetin qe pervec asaj qe me tjere,po e rjepin atdheun si ordinere,te vetmin kontribut qe i kane dhene eshte se po e bejne rezil ne syte e botes me paditurite dhe injorancen proverbiale.Rigoni s’behet lis,thote populli,por kjo gjithesesi nuk ngushellon askend ne qofte se seriozisht mendojme te ndertojme nje Shqiperi moderne, te denje dhe perparimtare.Keta jane nje faqe e zeze ne historine e Shqiperise.
Per be ,me mire per baba Faikun se Refikun,
per tu dukur sojli pse jo dhe Kopernikn,
C’ka bere Koperniku a s’me thua
nje vrime ne uje,prandaj s’e dua.
Ndaj nje tufe lule e meritonte te vari,
ka a s’ka gje brenda s’jam une shkaktari.
Amerika te mos beje me te tilla gabime,
te na i thote ambasadorit ,mos kemi ngaterime.
S’kam faj une pse Faikun e kane percare,
atje var pa kocka ketu kocka pa vare.
Nga nje ane mire ti behet se ka thene dhe marina,
me dare o trima ,hoqet gozhden mbeti vrima.
Tani seriozisht,ta kuptoni te gjithe pa shpotitje.
Jar Memeti,harova Nishani s’ben te tilla lajthitje.
Vendi te varrezat ne Boston jane ne kodrine,dhe te gjorit president I duket se ishte te kodrat e liqenit ne Tirane.Ky quhet humor presidencial.o more Bujari…….k..ri
presidenti yne i nderuar ka shume miqesi me z XHaferri,dhe nje fjale e urte thote : me thuaj ,me cilin rri ,te,te them ,se cili je
Nishani ose(Mehmeti) qe ka dy mbiemra doemos qe do te ngatrroje se nje njeri ka nje varr kjo i duket normale prandaj ai ka derguar lule .
KA VLERE EDHE TOKA KU ESHTE TRETUR TRUPI VITE ME RADHE .
KUJTESA ESHTE RESPEKTE.
Komentet me duken me vend .Ne keto raste nuk duhet te kete lajthitje nga zyrtare te larte. Eshte mire qe per figurat e larta te kete nje album informative per ngjarjet dhe figurat me kryesore te popullit shqiptare .Ky album do te sherbeje dhe si udherrefyes per cermonit festive dhe per ditet perkujtimore te popullit shqiptare .
Me ardhjen ne pushtet te Salushit ,nga injoranca ,u bene shume deformime ne historine tone si dhe ne figurat e shquara.Nuk mund te vazhdohet me keshtu mbasi po shkaterrojme trashegimenin kulturore qe eshte baza e krenarise kombetare nga ku kane se cmesojne shqiptaret e te huajt.Jam ndiher shume keq kur me kane pyetur se a kemi monumente te kultures kombetare .Qe kemi, kete nuk e diskutoje, por qe nuk u japim vendin kjo eshte injorance e qellimshme.Shihni mozaikun e Antigones se cpo ndodh me te .Jo vetem qe eshte 100vjet para Krishtit por nga me te rrallet ne rajon.Pse neglizhohet .Keto dhe shume te tjera rane ne duarte e injorantve .Kot nuk thone :Me mire te kesh apo te dish .Ne dhe ato qe kemi nuk dim ti trajtojme .Pra nuk kemi horizont tu japim vlera kultures se trasheguar .Per cdo gje fliste Salushi dhe debilat ja miratonin pa menduar pasojat .Turp qe nuk njihet historia dhe kultura e trasheguar e popullit tend.
Te gjitha jane genjeshtra.Te verteten e di vetem ai qe mbjell ullinj e arrore dhe ha shege e pjeshka, qe ulerine si çakall duke tundur bishtin si dhelpra.E di ai turi-urithi i Salistanit qe fshihet nen shqopa e gjineshtra dhe ka mbledhur perreth vetes disa minj me mustaqe qe komandojne nje ushtri me vemje, me morrae pleshta qte armatosur me heshta per t’i treguar se ku jane arat e livadhetgjithato morra e pleshta
HAHAHAHAHAHAHAHAHA -studenti – JE 1 FANTASTIK
GJYNAH QE KA MBIEMRI KY NJERI SE I SHKON KOT .KY NUK QELLON KURR NE SHENJE SA DO QE KA QENE EDHE USHTARAK.