Rrjedhja e gazit në dhomë shkak për vdekjen e 32-vjeçarit?

Leda Hysa

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 32-vjecar humbi jetën në dhomën e hotelit. Mësohet se viktima është Enri Brahaj nga Fieri, i cili punonte në “Rrugën e Arbrit”

Ndonëse fillimisht policia tha në njoftimin zyrtar se vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije për “BalkanËeb” se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit që ka pasur në dhomën e hotelit ku po qëndronte viktima.

Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e hotelit.

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhej në njoftimin e policisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *