Një nga zërat më aktivë të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duket se nuk është më në pozitat e dikurshme.
Ai është dorëhequr nga posti i sekretarit të grupit parlamentar të PD-së pak ditë pasi mbeti jashtë kryesisë së PD-së.
Por ajo që befasoi më shumë simpatizantët dhe opinionin publik, ishte deklarata e tij:
“Njerëzit nuk mund të qëndrojnë prej vitesh në politikë pa marrë përgjegjësi, sidomos kur nuk ka rezultate apo kur nuk arrihet një objektiv, – tha ai pas rezultatit të zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar. – Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë”.
Një deklaratë, që vjen si një “thumbim” për “numërimin” që e la jashtë me një votë, ndaj sipas tij kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur.
Por a ishte ky një mesazh i koduar i Salianjit ndaj Lulzim Bashës? Burime pranë PD, bëjnë të ditura se marrëdhënia e tyre është ftohur ndjeshëm kohët e fundit pas zgjedhjeve të kryesisë.
Nëse deklarata e Salianjit do të lexohej korrekt politikisht, mund të ketë një mesazh edhe për zgjedhjet lokale të qershorit ndaj kryetarit të tij, se ai që nuk përmbush objektivat, duhet të hapë rrugën, pra të dorëhiqet…
Pikërisht siç bëri Salianji së fundmi.
l.h/ dita

me kto surratqimat boni me dmek Lajme
o plehrat e Kazanit !
A nuk e kuptoni se cfar idiotizmash cfar lende toxike i hidhni opinionit ?
Qenkeni shndrruar ne skicofren te gjithe paperjashtim .
brenda e anes kazanit .
I shihni turin(ë) dhe i vini kusinë…
Fatkeqesi e madhe per SHQUP in ,dhe me gjere !
Kur te qan hallin “hasmi” eshte me te vertete hall i madh!!!