Dashi:
Kush ka kohë të tepërt të mos presë shumë, sidomos kur yjet ju favorizojnë kaq shumë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën mike të Shigjetarit , do t’ju bëjë që me ndihmën e tyre të arrini rezultatet që dëshironi.
Demi:
Me praninë e Hënës dhe Jupiterit në shenjën tuaj ,të rejat që do t’ju shfaqen ditën e sotme do të jenë mjaft premtuese. Objektivi juaj kryesor duhet të jetë gjetja e momentit të duhur për të realizuar synimet tuaja .
Binjakët :
Prania e Diellit dhe Mërkurit në Shigjetar do t’ju bëjë disi dembelë . Ju mungojnë stimujt e madje as nuk përpiqeni që ti gjeni. Ajo që keni nevojë në këto momente është relaksi .
Gaforrja:
Prania e Hënës tek Dashi do t’ju sjellë mjaft surpriza të këndshme. Në aspektin profesional do t’ju bëhen propozime mjaft interesante .Më në fund duket se do t’ju evidencohen e vlerësohen aftësitë tuaja.
Luani :
Prania e Hënës do t’ju bëjë të jeni shumë të papërqendruar e deri diku nervozë. Me gjithë impenjimin tuaj historia është drejt fundit,e sa më shpejt ta pranoni aq më mirë do të jetë. Mirë shëndeti.
Virgjëresha:
Prania e Hënës te Demi do t’ju bëjë që të merrni shumë dashuri nga njerëzit më të dashur dhe që ju duan të mirën . Disa raporte, megjithëse janë ftohur pak si pasojë e largësisë, sërish do të njohin zhvillime pozitive.
Peshorja :
Askush sot nuk mund të përballet me ju sot . Megjithëse keni bërë gabime , kjo nuk do të thotë që nuk do të ndryshoni. Tregohuni njerëzve vendosmërinë tuaj për të arritur aty ku doni .
Akrepi:
Ka ardhur koha për të marrë një vendim final . Mjaft më me pasigurinë që po ju mbyt . Prania e Hënës tek Demi do t’ju bëjë nervozë dhe do ta keni të veshtirë të kthjelloni idetë tuaja .
Shigjetari :
Marsi në shenjën e Virgjëreshës do t’ju bëjë të mos ndiheni të qetë . Do të ndiheni sikur dikush po ju qëndron mbi kokë dhe është gati për t’ju kundërvënë . Ruani gjakftohtësinë asgjë nuk ka për të ndodhur .
Bricjapi :
Suksesi në karrierë nuk do t’ju mungojë . Prania e Marsit te Virgjëresha do tju ndihmojë për këtë. Oferta për punë nuk do t’ju mungojë kështu që mos ngurroni të pranoni atë që ju duket më e përshtatshmja .
Ujori:
Duhet të keni durim në punë ,sepse dikush po mundohet t’ju ngatërrojë .Prania e Hënës do bëjë të jeni shumë nervoz dhe te humbni kontrollin. Bëni çmos që kjo gjë mos të ndodhë sepse pasojat mund të jenë të mëdha.
Peshqit:
Me Marsin kundër do ju duket sikur partneri nuk ndjen më për ju dhe dyshoni shumë në çdo veprim që bën. Në fakt bëni mirë se mbase do të zbuloni diçka që mund t’ju zhgënjejë shumë . Duhet të mësoheni me situate të vështira.
