“Kanionet e Holtës”, Balluku, Klosi dhe Balla, dëgjesë me banorët

Ornela

Kanionet e Holtës në Gramsh mblodhën të shtunën në një dëgjesë me banorë të zonës ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetin socialist, Taulant Balla.

Ministrja Balluku theksoi: “Kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh. Së bashku me ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave”.

Më tej, Balluku shtoi: “Dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Hipokrizia… Kërkoni falje që i lejuat njëherë, pastaj bëni sikur mendoni për natyrën. Pse janë “situata ligjërisht të paatakueshme” ? Ai që ka marr të drejtën e ndërtimit të HEC-it do dëmshpërblehet për 200.000 Eurot që ka paguar për lejen e ndërtimit ? Nëse po, kush do i paguajë e kush do mbaj përgjegjësi për lejet e dhëna ? Nëse jo, si do të veprohet ? Shpjegohuni se me popullin shqiptarë po flisni, me popullin që ju ka votuar e ju ka bërë politikanët më të pasur në rajon. Dua ta them shumë qartë- thotë ministrja, me HEC-et edhe fiton edhe humbet, pasuritë natyrore janë pasuria më e madhe që kemi. Jo po, një ndeshje futbolli del, ose fiton njëra skuadër ose barazim. Një fëmijë në klasë të 5-stë t’i thotë këto pohime.

    • Te shperblehet. Leket jane paguar dhe nuk ka perse te rendoje buxhetin e shtetit.
      Lejedhenesit te denohen me burg. Vetem kaq te kerkojme si popull i kufizojme qelbesirat qe po marrin me qafe gjithe vendin. NUk kane lene me cep lumi pa e shkaterruar.
      Keta fshatare te zonave rreth e rrotull si do rrojne, apo te vdesin se i do qefi ketyre qelbesirave.
      Duhet te protestojme te gjithe.
      Studentet na dhane shembullin, te gjithe duhet te bashkohemi. Jashte partite

    • nuk eshte per te qeshur. Keta e kane bere praktike.
      Si ne rastin e Teatrit. Derguan Erionin te beje mbledhje, dhe jua pordhi mendjen me ryshfete. Perfiton Fusha nga pronat publike.
      Dhe ne rastin e studenteve, premtoi te plotesoje kerkesat, vetem sa gjysmoi tarifat. Vjedhjen e garantoi perseri, me cmim te gjysmuar si puna e Unazes. Shkarkoi nje, ngarkoi nje tjeter, treni i grabitjeve shkon perpara.
      NUk duhet te kete tolerance per kete bande hajdutesh ne institucionet shteterore.
      U duhet thene STOP i forte. Kukesi ishte shembulli i pare. U lane vetem dhe vjedhja vazhdon, vetem me zemerimin e shoferave qe shajne njehere nga nena e njehere nga motra, por vazhdojne rrugen te dhunuar, me detyrimin per te zbrazur xhepat.
      Tani vazhdojne te dhunojne banoret e fshatrave, ju marrin lumenjte, rruget, ujin, dhe te vdesin njerezit qe te rroje banda e Ramutit.

  • Ministria Balluku, shume mire ka bere qe ka takuar banoret.
    Por sa e besueshme eshte zonje kjo kur ne krah ka Cac Angjelin , nje hajdut ordiner i paskrupullt qe se bashku me fisin e tij nuk po lene gje pa grabitur e pa fallsifikuar ne cdo cep te shqiperise, turp

  • Po cfare te besueshem jane keta? Keta jane bande, qe kane hall se mos u pelcet ndonje demonstrate dhe aty e kane qellimin qe te vazhdojne punen pa zhurme. Vjedhje perfekte. Fshataret e vetmuar nuk ua var njeri/
    PRotesta duhet te behet ne TIrane, dhe njerezit te mos rrine indiferente si ne rastin e fshatareve te Marinzes, qe u helmuan nga Bankers, dhe nuk kishin ku te gshiheshin. Ramuti ju vuri policine dhe i perzuri si morrat. Pse? Sepse asnje nuk u kujtua tju dilte ne mbrojtje. Popull i dobet.
    Te gjithe duhet ti bashkohemi kauzes per te ndalur krimin shteteror te grabitjes se pasurive kombetare.

  • Aman more ku e gjetet kete ministre, e teatrin e kukllave? Menyra se si flet, si artiste ne teatrin e kukllave dhe menyra se si merr vendimet nuk me duken fare seriaoze per nje ministre shume te rendesishme e cila perfshin energjetiken dhe gjithe industrine, Thote se ka vendosur pezullimin e lejeve te pezulluara (jo aktive), po a mund te thote se cfare ka pezulluar, kur ato HEC akoma nuk kane filluar asnje investim? Mendoj se kjo fare ministre se pari akoma nuk eshte “futur” ne ministri e jo me te marri vendime shume te rendesishm, se dyti nuk ka fuqi te marri vendime te rendesishme pasi ato jane kompetence e KM (e te mos na hiqet sikur merr vendime te rendesishme), se treti kjo ministre duhet te jete me serioze ne daljet publike ne emer te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *