Automjeti i një biznesmeni është përshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës si pasojë e një shpërthimi të ndodhur pranë Kodrave të Liqenit Artificial, në Tiranë.
Burime nga policia e Tiranë bëjnë me dije se automjeti tip ‘BMW X6’, në pronësi të biznesmenit Andrea D. ishte parkuar pranë një lavazhi që prej mëngjesit të sotëm, në një ndër zonat më të frekuentuara nga kryeqytetasit.
Fatmirësisht nga shpërthimi i automjetit nuk ka të lënduar, ndërkohë që janë dëmtuar dy automjete të tjera, një X6 AA888DY dhe një ‘Audi’ AA919GF
Policia po heton për shkaqet e shpërthimit dhe llojin e lëndës plasëse së përdorur./BW
