Ndahet nga jeta Helmuth Lohan, ish-ambasadori i BE në Shqipëri

DITA Online

Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan, ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Lajmi i vdekjes së tij bëhet me dije në Twitter,  nga delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, shkruhet në postim.

Lohan u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare.

Ai ishte ambasador në Shqipëri në vitin 2010

Ndërkohë ish-ministri Ditmir Bushati, përmes një postimi në profilin e tij, ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Lohan.

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë evropiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP“, ka shkruar Bushati.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Lohan ishte një diplomat me integritet i BE-së në shqipëri ,ne kemi humbur një mik të madhë ,dhe një avokat shumë të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE.Ngushllime familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *