Gropat e Vatanit dhe Rubairat e Omar Khajamit…

Leda Hysa

Më thonë se kam shkruar,

dhjetëra mrekullira,

por sot mund të shkruaj,

edhe më të mira.

 

Poeti nuk ndalet,

tek një mrekulli,

kur gjuhën e zëmrës,

dhe shpirtit e di.

 

Kur është një poet,

mjeshtër në lirikë,

që të gjitha vargjet,

i kthen në muzikë.

 

Nëse një lirike,

do t’i qepësh nota,

një diamant të krisur,

do të shihte bota!

 

Por sot që po shkruaj,

këtë ligjërim,

kam në mendjen time,

një tjetër qëllim.

 

Kur sot me miliona,

nuk kanë as bukë,

një vjershë dashurie,

s’i ndihmon-o Dukë!

 

Them është e pamundur,

ti të dashurosh,

kur shpirtin ke sterrë,

edhe barkun bosh!

 

Njerëzit s’i ndihmon,

Ylli i Afërditës,

po puna dhe buka,

si refren i ditës.

 

S’kanë nevojë t’ju them:

“Ç’është dashuria?”,

po padrejtësitë,

që bën qeveria.

 

Kur shikon çdo çast,

gropat e Vatanit,

s’të ngjit as magjia,

e Omar Khajamit!

 

Nëse njerëzit mbeten,

në një errësirë,

është një këngë për dritën,

kënga më e mirë!

 

Gozhdë përmbi të ligën,

kur pafund kam ngulur,

më thonë ca “kritikë”,

se pjacën kam ulur!

 

Shkruaj dashurisë,

ku je i magjishëm.

S’më hyn në punë pjaca,

kur s’jam i dobishëm!

 

Kur gjithë kjo e keqe,

na ka vënë përfund,

tani nga satira,

s’ka Zot që më tund!

 

Një në njëqind vjet,

vdes nga dashuria,

por miliona vret,

skamja dhe uria!

 

Po të them-ky popull,

rron shumë i gëzuar,

do isha i lig,

ose i shkalluar!

 

Po të them-sistemi,

ngjall besim e shpresë,

do isha i lig,

edhe i pabesë!

 

Nëse je poet,

s’mund të rrish mënjanë,

as mund të gënjesh,

popull fukaranë!

 

Të bëhet si bishë,

përmbi çdo të keqe,

dhe pse asnjë bankë,

s’do t’i thyej çeqe!

 

Po s’u dogj poeti,

tok me vegjëlinë,

askush s’do të digjet,

këtu për lirinë!

 

Kur ndjek vegjëlia,

një të tillë poet,

që nga themelia,

rrëzon një pushtet!

 

Një shtet té pashpirt,

të egër-të lik,

ku jo veç liria,

është në rrezik!

 

Mbase unë misionin,

s’e sos dot vërtetë,

se misioni do,

më shumë se një jetë!

 

Po revolta ecën,

nuk e sfidon vdekja,

dhe më kryesorja,

në fakt është përpjekja!

 

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Madheshtore,eshte o Duke kjo qe thua,lum kush e kupton dhe nuke flene me te ligun,per hire te disa lekeve te piset poshte jastekut.Historia o Duke ne shekuj ka vertetuar, se te pangopurit me leke te piset e pushtet pa kufi gjithmone kane patur nje fudn te turpshem e pakthim.

    .

  • Mire e ke bere kthesen o Duke .Anijen ,nga dallget e medhaja ,, po e drejton mire, ,pamvaresisht me vonese .
    Mire e thote , i madhi popull ::::::::::,
    ” ME MIRE VONE ; SE KURRE “:.

  • Mese realiste ,qe te bejne te mendohesh, se nuk ka pushtet te mire, qeveri te mire, po pati te varfer qe nuk ngopin barkun me buke, pale te tjerat. Bravo, Duke ,si gjithmone, I madh je.

  • Ke vlera or Duke, sa koh shkruan per dashuri,
    por kot ja ke fut pordhes kur mbroje ket qeveri,
    tani dhe ti vete, me ne fund mire ke kuptuar,
    se duke lavderuar Ramen kot je konsumuar,
    dhe po kerkon ti hedhesh dhe ca kritika tani,
    kur me se fundi po sheh kudo kete varferi,
    prandaj me lirika dashurie ti te vazhdosh,
    boll i thure himne Ed Rames kokebosh,
    me se fundi dhe ty o Duke te erdhen mendte,
    por, si i thone fjales : Tash nuk ti hane as qente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *