“The Indipendent”: Shqipëria është Kolumbia e Europës    

DITA Online

“The Indipendent” i  ka kushtuar këtë të dielë një artikull të gjatë Shqipërisë dhe problemeve të saj me trafikimin e lëndëve narkotike.

Borzou Daragahi, një korrespondent i gazetës që prej vitit 2002 kryesisht ka mbuluar çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës, por dhe Europës shkruan se Gangsterët shqiptarë konsiderohen si trafikantët më të mëdhenj në botë për keroinën, kokainën apo kanbisin. “Zyrtarët amerikanë  dhe ata europianë e kanë cilësuar Shqipërinë si furnizuesin e madh të kanabisit në Europë e njëkohësisht edhe si një pikë e rëndësishme tranziti për keroinën dhe kokainën. Bazuar në vlerën monetare të drogës së kapur, ka vlerësime se vetëm marijuana gjeneron 4 miliardë dollarë, gjysma e GDP-së së Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Në reportazhin e tij, ai citon emra, ndërsa i referohet njëkohësisht edhe shumë zyrtarëve, që nuk kanë dashur të identifikohen.

Zyrtarët e rojës bregdetare, të cilët kërkuan që emrat e tyre të mos përmenden, thonë se duhet te jenë të kujdesshëm. Trafikantët janë shpesh të armatosur, edhe pse nuk i kanë përdorur kundër rojave bregdetare”, shkruan ai.

Më tej, artikulli vijon:

“Vitet 2015 – 2016 ishin të tmerrshëm,” thotë një zyrtar i lartë i rojës bregdetare. “Ishte Kolumbi”.

Në artikullin e publikuar pasditen e së dielës nga gazeta britanike, thuhet gjithashtu se sipas zyrtarëve shqiptarë, vetëm 10% e drogës që qarkullon brenda dhe jashtë vendit, arrin të kapet, ndërkohë që gazetari citon një diplomat të huaj perëndimor i thotë se ky numër nuk shkon më shumë se 5%, duke u lënë trafikantëve një pasuri të madhe, që lëviz nga Roterdami në Izmir.

Trafikantët e sofistikuar janë bërë aq të fuqishëm, sa që kanë lidhje në të gjithë botën”, thotë Alfonc Rakaj, një studiues mbi çështjet e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Është Kolumbia e Europës”, thotë një diplomat perëndimor. “Është prodhuesi dhe shpërndarësi i drogës në Europe. Është një narko shtet dhe ata do të humbasin shumë para duke dalë nga trafiku për të hyrë në BE”, thuhet në artikull.

Duke cituar sërish zyrtarë të BE, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur në reportazh thuhet gjithashtu se Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, por është bërë një qendër investimesh, shpërndarjeje dhe rekrutimi.

burimi: independent.co.uk

v.l/ Dita

Share This Article
10 Comments
  • Kjo do te thote se:

    ESKOBARI SHQYPTAR I BALLKANIT ESHTE PREJ VERTETI KLEMENT BALILI I LIKES DHE I EDVINIT

    Po ato gazetat qe e benin Shqypnine si Parajsa e Zotit ne Toke?

    Qysh keshtu o gazeta e nerume DITA?

    • Keta qe thone “Kolumbia e Europes” jane raciste dhe maskarenj. Ata nuk e njohin fare se cfare eshte Kolumbia ku marijuana dhe kokaina lejoheshin nga shteti dhe mbeshteteshin nga ushtria, policia dhe administratoret duke perfshire Governatoret e qeverive lokale. Shqiperia i ka zhdukur rritjen e marijuanes dhe koakina nuk prodhohet ne Shqiperi. Disa dergata jane kapur duke ardhur nga Kolumbia dhe duke kaluar porte europiane por asgje nuk prodhohet me ne Shqiperi. Eshte nje artikull tendencioz ndoshta i paguar nga qarqe serbo-greke qe nuk duan qe Shqiperise ti hapen negociatat. Sipas Guardia di Finanza territori i Shqiperise eshte i paster. Pastaj dihet qe kur gazetaret thone sipas burimeve te BE-se jane genjeshtra. Emrat thone nuk desheronin te beheshin te njohura, zyrtar i BE-se. Te gjitha bullshit, genjeshtra dhe mashtrime te paguara. Perderisa nuk thuhen emra dhe nuk citohen burime zyrtare te gjitha jane bajga lope, racizem dhe poshtersi kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Qe ka dhe mund te kete persona te vecante qe jetojne jashte ose ne Angli dhe merren me droge kjo nuk perjashtohet. Por edhe keta jane te lidhur me trafikantet vendas qe kontrollojne tregun. Keta e kerkojne te keqen ne Shqiperi. Eshte tamam si ne librat Harry Potter ku Shqiperia pershkruhet si nje vend ku jeton djalli. Ja u kane shplare trute britanikeve qe femije duke e paraqitur Shqiperine si nje vend te erret dhe te djallit. Shume turp dhe racizem. Kjo gazete duhet te hidhet ne gjygj dhe te provoje genjeshtrat kunder Shqiperise. Shteti duhet ta beje. Duhet tu jape nje mesim ketyre racisteve te qekbur qe genjejne opinionin britanik dhe europian dhe shkruajne artikuj te paguar nga sllavo-greket. Pftuuuu maskarenj te ndyre!

  • Kush e thote kete gojet e liga Saliu me lukuni ,kjo do te thote te sabotosh vendin tend.SHQIPERIA ESHTE LULE dhe ska te drejte asnje gazete ta krahasoje me Kolumbin.

  • A duhet të dyshojmë se për të njollosur Shqipërinë ka nisur një sulm i ethshëm nga “miqtë që na duan të mirën”?
    Se ku është gjendja e dimë edhe ne, por kur je i vogël në gënjeshtrat që thonë atë që ligësinë e kanë të madhe, ne përshkruhemi si përbindësha.
    Ky shkrim është i gjithi propagandë e ligë, jo më tha, jo i thashë, një që nuk donte të tregonte emrin dhe propaganda të tjera.
    https://en.wikipedia.org/wiki/Propaganda
    https://en.wikipedia.org/wiki/Borzou_Daragahi

    Këta nuk e kanë me të ligën e kanë me Shqipërinë!
    Ashtu siç e kanë me Shqipërinë Basha, Berisha, Meta , Rama dhe të gjithë ndjekësit e tyre!

  • Fantazi per te shitur gazeten. Une mund te shkruaj nje shkrim per drogen ne Angli, ku rekrutimi, shperndaria dhe perdorimi eshte ne skajet me te larta ne bote. Na rrofsh bythen o Indipendent!!!

  • A keni më ndonje kazan plehrash te qemtoni sharje per vendin tuaj, qe t’u beni tam-tame per te shitur gazeten? Qofshi te turperuar. Te shash ne kete fare feje Atdheun perpara botes per nje “grusht asprash” eshte, as me shume dhe as me pak, tradhti. Si mund te quhet ndryshe fakti qe nje paçavure te tille e kane botuar te gjitha gazetet e Tiranes sot? Vazhdoni tradhtine zoterinj gazetare qe te fitoni te holla me gjakun tone. Dhe pastaj ankohi se ju thone “kazan”. Perkundrazi, ketij emri duhet shtuar edhe cilesori “plehrash”.

  • Pronar e kesaj medie, pra The Independent, është Rusi Evgeny Aleksandroviç Lebedev, dhe kjo që nga viti 2010. A doni më për Belulin? Lum si ne!!! Rusi në shtëpi!!!
    Na e shpifët me këto lajme!!!

  • Kisha nje pyetje per gazeten ”DITA”!
    Ju shkruani cfare thote ”Independent” per vendin tone. Pyetja: -Po mendimi juaj (si gazete, si redaksi, si staf, si analiste, si shqiptare, qe jetoni ne kete vend) cili eshte?
    Nga sa une kuptoj, kur lexoj kete pacavure, arrij ne perfundimin se edhe ju pajtoheni me kete ”independent”-in aspak realist dhe bindes. Me vjen turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *