Ç’do ndodhë në 16 shkurt?

redaktor

Një opozitë pa moral dhe pa besueshmëri publike, përballë një qeverie të zhytur në skandale financiare dhe larg përfaqësimit që i ka deleguar vota masive e së majtës. Kush po nxiton të krahasojë Shqipërinë me Venezuelën dhe pse. A do ndodhë “rrethimi i Kryeministrisë, deri në përmbysje, qoftë edhe përmes forces” siç po përflitet nga organizatorët e protestës në rrethe?

 

Bedri Islami

Ka disa ditë që me bujë e pompë të madhe, opozita e tashme, ka përcaktuar datën e 16 shkurtit si ditën kur do të rrëzohet qeveria Rama, e veçanërisht kryeministri, dhe përmes rrëzimit të tij, do të vijojë punën një qeveri teknike, e cila do të jetë edhe kabineti që do të realizojë dy zgjedhje njëkohësisht;  vendoret, të parashikuara në qershorin e këtij viti dhe megjithëse të planifikuara për pas më se dy viteve, edhe zgjedhjet parlamentare.

Basha ka ndarë kasnecët organizatorë në rrethe, Kryemadhi dhe Berisha kanë shkuar edhe më tej se kaq. Ata kanë paralajmëruar rrethimin e godinës kryeqeveritare dhe ndërprerjen e aktivitetit të saj, deri në përmbysje, qoftë edhe përmes forcës.

A do të ndodhë kështu? A mund të bjerë kjo qeveri thjeshtë se kështu e kërkon  një  opozitë pa moral dhe pa besueshmëri publike? A do të  ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare një rrëzim qeveritar me force? A është situata njëjtë me Venezuelën?

Por, le të shtrojmë disa nga gjërat më kryesore:

Së pari, ndryshimet e bëra në qeveri, të cilat duhet të ishin bërë që në krye të herës, më shumë se sa nevojë për ndryshim, ishin e vazhdojnë të jenë, një gjetje politike e administrative pas daljes në një dritë zvetënuese të skandaleve financiare dhe mbushjes së kupës nga kabinetet e mëparshëm.

Kabineti i tashëm qeveritar si e ka konceptuar shefi i qeverisë, më pak se çdo kabinet tjetër është i socialistëve.

Kjo do të thotë se ai është një mendim teknik i shefit të qeverisë Rama, i cili, si duket, e ka më të lehtë të veprojë me njerëz që i binden, se sa me njerëz që mendojnë.

Por kjo do të thotë edhe se, nëse bie ky kabinet nuk do të thotë se ka rënë e drejta e shumicës socialiste për të qeverisur vendin, të drejtë që ia kanë dhënë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Pas 6 vitesh të qeverisjes Rama, megjithëse janë bërë disa epërsi, nuk është më koha e krahasimit të saj me Berishën. Justifikimi i katër viteve të para me humnerën që la pas kabineti Berisha –Bode tani është në fund të pusit, kur për më tepër, të parin thuajse e ka amnistuar në të gjitha drejtimet dhe i ka lënë të lira burimet financiare korruptive të tij, dhe, mjerisht, të dytin, Boden e shpërbleu përmes një posti të lartë në Bankën e Shtetit.

Në kaq vite duhej të ishte krijuar një mendësi ndryshe e drejtimit të vendit.

Për pushtetin e tij vetjak Berisha ishte autokrat i dorës së parë me shikim nga diktatura. Rama po përmbys besimin e shprehur në votë, duke injoruar gjithçka kjo votë i ka deleguar si detyrim përfaqësimi.

Është e vërtetë se zhgënjimi nga qeverisja e tanishme është i lartë. Edi Rama vetë nuk është më në ato përmasa dhe shkallë besimi si  njeriu i shpresës. Por raporti i besimit mes tij dhe asaj që mund të vijë, është ende në favor të tij.

Koha për të rrëzuar një qeveri nuk përcaktohet nga opozita dhe as nga dëshira e saj. Të ishte ashtu, kjo qeveri do të kishte rënë prej kohe. Koha për ndëshkimin e qeverisë Rama ka ardhur, koha për rrëzimin e saj ende jo.

Mbi të gjitha, sepse opozita e tashme është ndoshta më e lodhura dhe më e konsumuara që ka Shqipëria në tri dekada jetë plurale. Mos besimi ndaj saj është shtrirë që nga radhët brenda vetes, çka solli heshtjen e madhe të mbi 400 mijë votuesve, të njohur si aradhë e saj, por edhe në mjediset që pak ose aspak kanë të bëjnë me të.

Në thuajse gjashtë vite, e gjithë ajo që mund të mbahet mend nga opozita është përfshirja e saj në kauza banale që kanë dalë mashtrime publike njëra pas tjetës, kur çështje reale për t’u marrë ka patur plot dhe këto, në mënyrë paradoksale më shumë janë zbuluar nga shtypi pranë së majtës.

Opozita nuk mund të ketë të saj si koncept politik budallalliqet e djalit të Balliut dhe as deklaratat patetike të Vasilit.

Në protestën antiqeveritare studentore, e cila në thelb ishte më e përdalluara e këtyre gjashtë viteve, asnjë lider i opozitës nuk ishte pjesë e saj dhe as frymë e saj. Përpjekja e tyre për të qenë në lidershipin e lëvizjes studentore solli mbylljen e saj deri në asfiksim.

Figurat politike që duan t’i prijnë lëvizjes së opozitës që 16 shkurtit për të përmbysur qeverinë Rama, janë po ashtu me kredenciale politike e njerëzore, në të shumtën e tyre të lodhura, të stërprovuara dhe të refuzuara. Tek ata fshihen skandale financiare të së njëjtës përmasë që ka përfshirë edhe kupolën rilindase.

As bashkësia ndërkombëtare nuk do pranonte kurrë një rrëzim qeveritar me forcë. Berisha e ka provuar dy herë grushtin e shtetit. Herën e parë në prishjen brenda natës të Qeverisë së Stabilitetit dhe me porosi të disa të arratisurve politikë që kishin bërë krime në Shqipëri, çka e solli në pushtet; herën e dytë në shtator 1998 me armë dhe bashkësia ndërkombëtare e detyroi të tërhiqej dhe të mbyllej në strofullën e partisë së tij, ku në bodrume rrinin njerëz të armatosur rëndë.

Sidoqoftë kohërat kanë ndryshuar. Detyrimet e ndërsjella politike ndërkombëtare nuk mund të lejojnë krijimin e një gjendje amorfe, destablizuese dhe përmbysëse. Shqipëria, megjithë krahasimet e bujshme nuk është Venezuelë dhe as mund të bëhet e tillë.

 

Share This Article
10 Comments
  • Asgje nuk do ndodh do zbresin nje nga nje ne burg trimat e Saliut Metes dhe Rames me ne krye komandantet e tyre

  • Sa i marrosur qënka ai zgjebja me aparat fotografik.

    Ky gjysëm tullaci me këmishë të bardhë ,që ka varur në qafë një torbë si e kalit që mbante tagjinë ,na qënka shumë i mahnitur po u bënë një foto kryekriminelve të damkosur në krime Sali Berishës,Lulëzim Bashës dhe Gabeles Munika Kryemadhi ,e vlefshme për ta mbajtur në WC .
    Edhe protestën e 16 shkurtit populli do ta hadhë në WC si të tjerat.

  • Në protestën e 16 shkurtit 2019 opozita kryengritëse e Sali Lul e munika kryemadhit ,në vend që mundohen ti gjejnë vend ka….t , do marin pallën bythës.Ok!

  • Ka nje faktor te nendheshem qe nderkombetaret,zoti Be-
    dri, nuk do ta lejonin kurre e te rrezohej kjo qeveri,por qe
    asnjeri nga ne nuk guxon ta thote,acik,hapur dhe kjo i ben nderkombetaret qe te jene te vendosur,pavaresisht
    kritikave e rezervave qe mund te kene per Edi Rames si
    K/minister, perseri nuk e “leshojne” sepse ky eshte i vet-
    kryeminister shqiptar qe perfshine te gjitha “cilesite” qe
    kerkon Perendimi ne Shqiperi, i cili ka patur dhe vazhdon
    te kete paragjykimin se Shqiperia dhe Kosova jane “ven-
    de myslimane” dhe kete paragjykim e ka hedhur poshte
    vetem dhe eksluzivisht periudha e qeverisjes se Edi Ra-
    mes. Shqiotaret duhet te ndergjegjesohen dhe te kuptoj-
    ne thellesi te subkoshences se tyre mentalitetin e Peren-
    dimit qe pavaresisht se nuk e deklarojne hapur per are-
    syet qe dihen ruajne rezerva per vendet qe Ai i karakteri-
    zon si te tilla,megjithese Shqiptaret asnjehere nuk kane
    patur botkuptim fetar te rrenjosur thelle ne ndergjegjen e
    tyre. Kete pikerisht edhe sot e kesaj dite nuk e kupton
    Perendimi. Prandaj kot lodhen salite, lulet etj.etj. t’i mbu-
    shin mendjen Perendimit se kjo qeveri eshte e “rene” ,
    “kriminale”, “bandite”,”mafioze”, etj. Askush nuk e beson.
    Bile edhe Amerika shkon me tej : Ajo thote: “Le te perfun-
    doje nje here reformen kjo qeveri,te krijoje SPAK-un dhe
    BKH dhe pastaj le te shohim, nese duhet te iki apo jo kjo
    qeveri” ! Lexoni c’thote Flekenshteini per protestat estu-
    dente: “Kerkesat e studenteve jane te drejta por duhet dialog me qeverine. Studentet nuk mund t’i japin ultima-
    tum qeverise” ! Kjo eshte ne unison te plote me ate qe
    propozon Rama, gje qe tregon se kjo qeveri ka mbeshte-
    tjen pothuajse te plote te qeverise, pavaresisht se Luli dhe Berisha thone te kunderten me qellim qe te mashtroj-
    ne shqiotaret me brrockullat e tyre .Nuk ja vlen asesi te
    permendesh deklaratat e Mones dhe Vasillaqit se ato jane aq infantile sa edhe femijet e fillores nuk i honepsin.
    Skandalet e koheve te fundit te qeverise Rama,sidomos me “fosilet”, me bodet, me shifrat marramendese te nder-
    timit te autostrades seunazes se madhe, etj.etj.jane te
    denushme nga shqiptaret perseri nuk ka ardhur koha dhe
    nuk jane pjekur kushtet objektive te rrezimit te kesaj qe-
    verie ! HARROJENI, ZOTERINJ,TE ETUR JO ME SHUME PER PUSHTET SE SA PER TE SABOTUAR
    SPAK-un Qe po vjen dhe se trinomi : Berisha-Meta- Luli
    nuk e prisnin se do te vinte kaq shpejt. Dhe Nastradinet
    e sotem sotem perserisin ate anekdoten e tij, me qe se-
    mundja erdhi ne shtepine e tyre,klithen: “Tash larg men-
    deres time” !!!

  • ANALIZE E MIRE PERE TI BERE QEJFIN OPOZITES DHE PER TI TERHEQUR VESHIN KM RAMA.
    -THIRRJA TERBUESE E SALIKRIKINELIT SE “ME RAMEN K.MINISTER NUK I FITOJME DOT ZGJEDHJET…NDAJ TA PERMBYSIM ME REVOLICION..” KA JOSHUR SHUME MILITANT TE PD+LSI,ANALIST TE TIPIT LUBONJA DHE MEDJET 100 % PRAN TYRE..A THUA SE NE 16 SHKURT SALIU DO E ULI LULIN E MONIKEN NE KOLLTUKUN E PUSHTETIT.KJO NUK KA PER TE NDODHUR KURRE ME.PSE:
    1-ZHURMA PER AFERA KORRUPTIVE TE KSAJ QEVERIE JANE VETEM ZHURME MEDIATIKE PERDERISA NUK I KA VERTETUARE DREJTESIA.E NESE NE NDONJE DIGASTER KA SIMTOMA KORRUPSIONI,KJO NUK DO TE THOT SE ESHTE FAJTOR KM RAMA TE CILIT OPOZITA KERKON TA HAJ TE GJALLE.
    -SALIU MUNDET TJA BEJE RAMES SI AZEMIT,OLLDASHIT,TREBICKES,REMZI HOXHES,ETJ,POR JO TE SYNOI TI MARRI KARRIGEN SI NE 92,98,2011,ETJ,PASI RAMA NUK ESHTE N A N O QE ME BISHT NDER SHALE IKU NE MAQEDONI.
    -RAMA KA MBESHTETJEN 85-90 % TE POPULLIT TE MAJTE QE PERFAQSON SHTRESEN E VARFER DHE QE PO SHEF NJE QEVERISJE ME TE MIRE NE 28 VITE,NDONSE KA ENDE FUKARALLEK,PASI AKOMA KA INORMALITET,HAJDUTERI NE BISNESE,NE BANESA,RRUGE E KUDO E QE TEK NE 50 % E POPULLIT DUHET TE VISHET P O L I C E QE TE RUAJNE NJERI-TJETRIN DUKE LENE NAM TE KEQ EDHE NE BOTE.
    2-POPULLI E DI MIRE SE SALIU E LULI KAN VJEDHUR E VRARE MBI 20.000 NJERZE DHE PER PASOI KJO PARTI QE PERFAQSON VETEM 20-25 % TE POPULLIT,PRA TE ANTAREVE E SIMPATIZANTEVE TE NJESUAR VETEM ME ATA,NUK MUND TE VIJE NE PUSHTE ME 2B NE KRYE.
    -LSI ESHTE NJE BANDE HAJDUTE VOTASH QE KA MBIJETUARE NGA SOI I ESKOBARIT B A L I L I QE NUK E BESON ME KUSH SE MUND TE VIJE NE PUSHTET,VEÇSE SI PATARICE E PS,PD.
    3-FAKTI QE STUDENTET NUK E PRANUAN AS PD E AS LSI,DO TE THOT SE KJO OPOZITE PA U REFORMUARE PA SB E LB,POR EDHE PA MONAÇIZNEN,NUK FITON AS NE KETE QERSHOR POR DHE NE 2021 E ME PAS,DERI KUR EDI RAMA TI LERE STAFETEN EROIN VELIAJT.
    4-E GJITHE BOTA SHQIPETARE RROTULLOHET RRETH SISTEMIT DREJTESISE SE DEGJENERUSRE TEK NE.NESE DO ISHTE ARRESTUAR SB NE 97 APO 98 APO PER 21 JANARIN,APO LULI PER RR.E KOMBIT,21 JANARIN,APO LIKJA PER 7% ME ZE E FIGURE,ÇEZ,ETJ,SITUATA DO ISHTE NDRYSHE EDHE ME QEVRRIT E PS KU ESHTE VREJTUR SHPERDORIM DETYRE SIDOMOS ME KOÇENSIONET DUKE PASUARE METODEN BERISHISTE.
    5-DY PAL ZGJEDHJE NE QERSHOR 2019 NUK MUND TE BEHEN SE DO SALIZMI.OPOZITA SHPRESON PER NDONJE DOREHEQJE TE KM RAMA.OSE TI FALI PERSERI 7+7 MINISTRA E DREJTOR,OSE NDONJE “TERMET”NE RADHET E PS E CILA ESHTE SHQUARE PER PRISHJE UNITETI NE EMER TE DEMOKRACISE SE BRENDESHME.DHE NJE I TILLE MUNDET TE JET M A J K O… QE JA BEN ME SY SALIUT E LIKES,OSE NDONJE TJETRI QE NUK I PERQEN RAMA SE ESHTE I GJ A T E..!
    6-KM RAMA MBESHTETET NGA FAKTORI ND/KOMBETAR PER TE ÇUARE PARA REFORNEN NE DREJTESI E CILA SIDOQOFT PO ECEN NGADALE.E NESE LARGOHET RAMA AJO DO NGECI OSE DO KTHEHET NE “O”
    E TE NE DO TE HAJ QENI TE ZOTIN.
    -DHE KETE E DI MIRE 60 % E POPULLIT,SHBA,BE,E.RAMA,VET SALIZMI QE KERKON TE SHPETOI NGA S.P.A.K & BKH…NESE DO DALI NDONJE BURRE SHTETI NE KETE VEND, OSE TE LINDI NJE BURR TJETER PAS 107 VJETSH TE TJERA PAS A.RUSTEMIT.
    -VETEM DISA ANALIST MEDIOKER E SHUMICA E MEDJEVE TE NJEANESHNE PRO SALIZMIT MENDOJNE SE QEVERIA E PS ME E.RAMEN NE KRYE MUND TE RREZOHET SIKUR ERA TE RREZOI MALIN E TOMORRIT.PIKE.

  • Gojet e Liga thone se 16 shkurti do jete nje dite e shenuar per demonet, per shkak se muti i rilindjoterve eshte bere si te thuash kalá…

    Me luget ne brez, fitorja eshte e garantuar. Do ngopet me shume ai demon qe do jete ne balle.

  • Keta tre
    M o n s t r a t
    Duhen futur të tre ne burg!
    Ketyre u duhen protestat
    per të shpëtuar Sumen e tyre
    nga k r i m e t !
    Populli
    do qetësi
    e siguri
    të punojë!

  • Dihet Z Bedri ,
    Ka plasur muti ciper themeleve ne shtepite e shumices te Shqiptareve. Cdo abuzim,vjedhje ,preket ,shikohet , shijohet ,nga te gjithe ne Nuk ka zog ku.ve ti bej derman .
    Fai bie mbi te gjithe keto parti njelloj ,si PS ,PD e LSI..Keto rremujera qe do te beje opozita ,seshte gje tjeter vetem frika nga SPAK dhe as edhe gje tjeter..Kam bindje ,qofsha i gabuar ,i interesojne keto remujra dhe ripjelljes Socialiste ?? .Te kote e kane ,populli shqiptar eshte zgjuar me kohe ,dhe e ka kuptuar ,se protestat jene te pa fruteshme ,po te organizohen nga parti politike . Populli si dhe une gezohet dhe ka shprese te nje ndryshimi te domozdoshem , VETEM KUR POPULLI COHET VETE ,tamam si levizja studentore e tanimja ,dhe jo si ajo e 91 ,qe u organizua nga R Alia ,me keta pardesy bardhet e socem ,qe te tre keto parti ,pa perjashtim .Prandaj jemi ketu ,ku jemi ??
    Ka ardhur koha , te marin fatet e Shqiperise ,per zhvillimin social dhe ekonomik ,politikane te rinj ,te pa perlyer , e mbi te gjitha ,me principe perendimore , ku perendimi prandaj u interesua me dhune ,per formimin e SPAK:.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *