Dashi
Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar, por kjo e bën dhe më të bukur jetën. Mundohuni ta shikoni në këtë këndvështrim dhe optimizmi juaj di të rritet. Kujdes shpenzimet.
Demi
Hëna dhe Jupiteri sot do t’ju mbushin me energji pozitive e kjo do të jetë shumë e rëndësishme gjatë ditës së sotme. Është koha të merrni një vendim që nuk mund të shtyhet për më tej.
Binjakët
Hëna negative ju bën nervozë këtë periudhë, prandaj ju këshillohet të ruani vetëkontrollin. Mundësi të reja priten t’ju krijohen në drejtim të aktivitetit tuaj, por duhet tregoheni më të gatshëm.
Gaforrja
Dikush flet mirë për ju dhe kjo është sigurisht pozitive por kjo nuk është gjithçka. Merkuri sot ndikon negativisht e kjo do të reflektohet edhe në kreativitetin tuaj. Kujdes edhe me shëndetin.
Luani
Hëna krejtësisht negative bën që sot të keni problem komikueshmërie me të tjerët, ndërsa Marsi rrit ndjeshëm temperamentin. Do të jetë një ditë ku do të preferoni të qëndroni vetëm.
Virgjëresha:
Hëna dhe Jupiteri në shenjën e Demit duket se janë mbështetësit tuaj kryesorë, kështu që pritet përgjithësisht një ditë pozitive. Sidoqoftë kini kujdes nga njerëzit që ju thurin lajka.
Peshorja
Ngaqë jeni mësuar me një ritëm të ngadaltë, vrulli i Marsit në shenjë mund t’ju zërë në befasi duke bërë të humbni përqendrimin. Kujdes gjithashtu në raportet me partnerin, sepse jeni nervozë.
Akrepi
Kuadri yjor nuk është nga më të favorshmit për ju, por gjithsesi hyrja e Marsit në shenjë bën që të ndjeheni më të sigurtë në hapat që hidhni. Mundohuni të jeni më optimistë dhe gjërat do të rregullohen shumë shpejt .
Shigjetari
Duket se dot do të jetë dita juaj me fat ,ndaj nëse keni ndonjë plan apo dëshironi të ndryshoni diçka në jetën tuaj, mos prisni më por hidhumi në veprim. Mund të keni një surprizë të bukur.
Bricjapi
Edhe sot Afërdita vazhdon të jetë ylli juaj i mirë, çka do të bëjë që në planin sentimental të jeni i privilegjuar. Për disa prej jush do të jetë mundësia për të gjetur partnerin e jetës.
Ujori
Një kuadër yjor konfuz bën që sot të jeni në një nga ato ditë që nuk do dini nga t’ia filloni më parë. Megjithatë një Hënë e mirë premton gjëra të bukura në planin sentimental.
Peshqit
Të kesh shumë prej yjeve në mbështetje natyrisht që pritet të jetë një ditë me fat, por kujdes sepse shpesh jeni ju vetë që i bini të mirës me shkelm. Kujdes ne sëmundjet e stinës.
