Lindin binjakët me një javë distancë

Leda Hysa

Një grua në Teksas nuk priste që ajo të lindte binjakët e saj me një javë distancë. Windie Wilson kur hyri në  javën e 31 të  shtatzënisë, lindi vajzën e saj të parë, Elliyanna Wilson, më 13 janar në Qendrën e Shëndetit të Grave Zeid. “Ishte shumë sureale,” tha Wilson për InsideEdition.com.

“Kur u zgjova atë mëngjes shkova të bëj një dush, të përgatitem për kishë dhe më plasën ujërat”.

Wilson supozoi se vajza e saj e dytë do të vinte menjëherë pas lindjes së Elliyanna-s por mjekët vunë re se ajo ende nuk ishte gati. Fillimisht nëna e re tha  se duhej t’i nënshtrohej prerjes cezariane, por mjekët mendonin se mund të ishte më mirë që foshnja e dytë të qëndronte në bark të nënës sa më gjatë që të ishte e mundur

“Ata nuk prisnin që foshnja të qëndronte në bark edhe një javë tjetër. Menduan se do të qëndronte disa orë apo pak ditë, por jo një javë. Asnjë nuk e dinte”, tha Wilson.

Gruaja qëndroi në spital dhe priste dhe 7 ditë më vonë Jewelianna Wilson erdhi në jetë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *