Ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Aplikoni për anëtarë të SPAK

DITA Online

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një posti në rrjetin social “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuar dhe që përmbushin kushtet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

Ambasada thekson se Shqipëria po ndërton një sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet, ndërsa në thirrjen e saj theksohet fakti  se të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK.

Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer#ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu

??️ | Albania is creating a new justice system based on independence, professionalism, and integrity. Prosecutors who embody these ideals have a higher calling to public service. We call upon these courageous individuals to be a part of Albania’s future by applying to serve as a SPAK member. Apply here: https://bit.ly/2C6SSer
#JusticeReform #JusticeNeedsYou

 

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Faleminderit Amb Amerikane , per formimin e SPAK .
    Duhet te sillni ,prokurore dhe gjygjtare nga jashte .jane dy arsye .

    1 …… Gjygjtare dhe prokurore , kane friken e jetes , si te tyre personalisht ,po ashtu edhe te familjareve ,dhe sidomos femijeve te tyre . Ku mafja cdo dite ,qe nga ,shembja e murit te Berlinit ,ka ardhur dhe eshte perfocuar me keqeardhje ne kreshento te perbindeshme ,e me apa vigane ne ritje ..Kete e ndiejme ne populli . Ka veshtiresi ,jane bere shume zullume ,vjedhje dhe vrasje .

    2…Ndoshta nuk e besoni ,por per te kapur nje vend pune simbas shkalleve te gjygjsorit ,jane dhene ryshfet ,me qindra mijera Euro ,zyrtareve te larte ,me ne krye ,deri tek Presidentet e Republikes .Hordhiqet e ndyra ja dine njeri tjetrit ,jane bashkefajtore ,ku mbrapa ketyre ryshfeteve ,keto shuma te medha ,duheshin zevendesuar ,ne xhepat e ketyre te pa cipeve jurista .Natyrisht ka shkateruar deri ne themel demokracine dhe shkaterimin e plote te sistemit te drejtesise .Ku kete korrupsion brutal , e ka pesuar vetem ,populli i pa mbrojtur fukara ciper kurrizit ,e kjo gjate ketij tranzicioni post komunist te 27 viteve ???

    Megjithate jemi optimiiste ,dhe ju jemi ju Amerikaneve mirenjohes .
    ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN DHE POPULLIN E SAJ AMERIKAN:
    Ju faleminderit .

  • Shqiperia ka nji popullsi te vogel.
    Kinezet thoshin dikur qe ju duhet te njiheni me njeri tjetrin pavarsisht se ku banoni ne jug a po ne veri.Jeni aq banor,sa nji lagje e Shangait.
    Nga kjo del e arsyeshme qe anetarve te SPAk -ut dhe BKH-s si dhe familjarve te tyre tu garantohet jeta.Kjo per nja 10 vite.Mandej merr rruge puna dhe ecen vete.
    Mbas ketyne dy institucioneve te pa varuna.Duhet te mendohet edhe per ato prokuror gjykates te rretheve per nja 5-6 vite tu garantohet jeta.Derisa te konsolidohet pushteti i forte ne shpartallimin e mbi 80 – 90 % te bandave qofshin kriminela apo te korruptuar.
    Ose te vin import nga BE dhe nga Amerika sic komentojne te tjeret.Por dhe per keto duhet tu garantohet jeta.
    Ju feleminderit per interresimin shqetesues me shume sinceritet,ne vecanti Amerikes i vetmi vend i vendosur per te mbrojte dhe perkrahur Shqiperin si te ishte teritor dhe popull Amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *