E djeshmja ka dëshmuar vazhdimisht se nuk mund të vësh bast të sigurt për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me politikën shqiptare dhe vetë Shqipërinë. Çfarë duket e sigurt sot, kthehet në të kundërtën e saj nesër. Megjithatë, “The Economist Intelligence Unit”, një agjensi e njohur britanike, e ka bërë një gjë të tillë. Ka vënë “bast” me parashikimet e saj për të nesërmen e Shqipërisë. Duke nisur me bindjen se Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në qershorin e këtij viti, se reformat e pritura nga qeverisja e re e majtë e vendit kanë shumë gjasa të jenë të suksesshme, se Lulzim Basha do ta ketë të vështirë të krijojë figurën e liderit të PD-së, se Sali Berisha do vazhdojë të jetë një figurë e dorës së parë në atë parti dhe se Ilir Meta do të vazhdojë të jetë Kingmaker-i i politikës vendase.
Raporti bën një numër parashikimesh për të nesërmen e vendit, raportet e reja politike të krijuara mbas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshimit të ngjyrës së qeverisjes dhe trendin e ekonomisë vendase, të parë dhe në plan rajonal.
Në pjesën e parë të raportit ofrohen të dhëna të përgjithshme për vendin, të cilat shkojnë që nga shënjimi i sipërfaqes së vendit, numri i popullsisë sipas censusit të fundit të vitit 2011 e deri tek monedha lokale e festat zyrtare. Plot 11 të tilla. Madje duke theksuar edhe se nëse dita e festës zyrtare bie të shtunë ose të diel, një tjetër ditë pune bëhet pushim në javën pasardhëse.
Në kapitullin “Struktura politike”, thuhet se Shqipëria ka miratuar me referendum në 22 nëntor 1998 Kushtetutën e re të saj, e cila ka hyrë në fuqi një javë më pas, në 28 nëntor.
Përmend numrin prej 140 deputetësh, zgjedhjet e mbajtura më 23 qershor 2013, datën 15 shtator 2013 si ditën kur u konstituua qeveria e re e koalicionit PS-LSI dhe jep emrat e gjithë kabinetit qeveritar, të Kryetarit të Kuvendit dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Më pas ofrohen të dhëna të përgjithshme për ekonominë për katër vitet e fundit, nisur me GDP-në e ndryshimet e saj në vite duke nisur me 2009-n.
Specifikohet se peshën kryesore të GDP-së e zë agrikultura me 17.8 për qind, industria me 10.1 për qind e më pas ndërtimi me 9.7 për qind e transporti me 5.1 për qind. Gjithë shërbimet e tjera zënë një peshë specifike prej 24.3 për qind. Totalin e eksporteve shqiptare në masën 35.7 për qind e zënë mineralet, karburantet dhe energjia elektrike dhe po këto zëra, zënë dhe shumicën e importeve me 20.9 për qind. Shqipëria eksporton gjithashtu tekstile dhe këpucë, kryesisht produkte të industrisë fasone në masën 29.1 për qind, materiale ndërtimi, përgjithësisht çimento, ushqime, pije të ndryshme dhe duhan. Makineritë zënë vendin e fundit në listë me vetëm 3.6 për qind të eksporteve dhe vendin e dytë në listën e importeve me 18.4 për qind.
Eksport-importet e Shqipërisë, si destinacion të parë kanë Italinë fqinje, Spanjën, Kosovën dhe Turqinë vetëm eksportet e Greqinë, Kinën dhe Gjermaninë importet. Këto të dhëna janë siguruar për “The Economist” nga një numër burimesh të ndryshme dhe të pavarura, nga Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave dhe burimeve të tjera.
SITUATA POLITIKE
“Qeveria e re e cila ka marrë 83 mandate parlamentare nga 140 gjithsej… ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, krahasuar me qeverinë paraardhëse”, shkruhet në raport. “The Economist” analizon se kjo shumicë ka mundësi të qarta për miratimin e më pas dhe zbatimin në praktikë të legjislacionit për një sërë reformash, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit, efikasitetin e administratës publike, rritjen e pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Por gjithashtu, edhe shpejtimin e procesit të integrimit në BE.
Sipas raportit, në krahasim me të shkuarën, e ardhmja e reformave duket optimiste, por problemet shumë komplekse me korrupsionin gjerësisht të përhapur, mund të krijojnë megjithatë, pengesa në zbatimin e tyre.
RAMA, META, BERISHA, BASHA
Katër personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare përmenden me emër në raport, nëpërmjet një CV-je të shpejtë dhe domethënëse. I pari, Rama, një nga dy aktorët kryesorë të shumicës së re qeverisëse, vizatohet me disa linja të shpejta. Është interesante të shihet se The Economist vë re, para së gjithash, profesionin fillestar të Edi Ramës dhe formimin e tij si artist përpara se të bëhej pjesë e politikës. Sipas tij, Rama i provoi aftësitë e tij politike si një kryebashkiak i suksesshëm i kryeqytetit, Tiranës, kur përgjatë tre mandateve radhazi, 2000-2011 “realizoi ndryshime spektakolare…”, vëzhgimi britanik nënvizon se, ndryshe nga Berisha në partinë e tij të cilën e drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se dy dekada deri në dorëheqjen e tij, Rama e ka fituar pozicionin drejtues në PS duke u ndeshur me një mori sfidash përballë të vjetërve në parti. Në vitet e fundit, përmendet se ai ka konsoliduar grupin e tij në lidershipin e PS-së dhe e ka rrethuar veten me një brez të ri politikanësh dhe aktivistësh, një pjesë të të cilëve i ka thirrur edhe si anëtarë të kabinetit qeveritar.
Raporti e përmendi kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI-së, si aleatin strategjik të PS-së në qeverisje. Ilir Meta quhet si një ish-kryeministër socialist, i ndarë nga PS-ja në vitin 2004 kur themeloi LSI-në dhe konsiderohet si një nga shkaqet që socialistët patën dy humbje të njëpasnjëshme elektorale. “Meta e rifitoi (në vitin 2013) pozicionin e tij si ‘Kingmaker’, një rol të cilin ai e mori që mbas zgjedhjeve të vitit 2009.” Raporti konsideron se Meta do të kërkojë që qeveria e tij të trajtohet si partner i barabartë në koalicion. “Kjo mund të krijojë edhe tensione në gjirin e koalicionit.”
Ndërsa duke gjykuar lidershipin e opozitës, humbja elektorale e së cilës shënoi edhe fundin e një epoke 22 vjeçare me dorëheqjen e zotit Berisha, raporti parashikon vështirësi në krijimin e figurës së liderit nga pasuesi i tij, zoti Basha. Basha shihet si një politikan me eksperiencë që ka mbajtur portofolin e tre ministrive të ndryshme në qeveritë e drejtuara nga zoti Berisha. “Ish-lideri Berisha do të mbetet një figurë influente dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai që do të udhëheqë zotin Basha në përpjekjet për të rikthyer popullaritetin e PD-së.”
MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE
Raporti kujton se integrimi evropian është një prioritet i politikës së jashtme shqiptare. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në prill të vitit 2009, por për tre vjet Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se “Shqipëria nuk ka qenë gati për të marrë statusin e vendit kandidat.”
Shënohet fakti se në vitin 2012, Shqipëria kreu një reformë elektorale dhe juridike që u pasua nga përmirësimi i rregullores së Kuvendit dhe ligji për administratën publike, çfarë ishin pika kyçe në kërkesat për integrimin evropian të vendit.
Një vit më pas, zgjedhjet e përgjithshme të vëzhguara nga ndërkombëtarët, u konsideruan të mbajtura sipas standardeve evropiane, një gjë e tillë solli si rezultat final rekomandimin pa kushte të Komisionit Evropian në progres raportin për Shqipërinë, të tetorit 2013, në të cilin rekomandohej dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipëri-në. “Ministrat e jashtëm të BE-së në mbledhjen e 17 dhjetorit pranuan me shumicë rekomandimet e komisionit, por vendosën për një shtyrje të dhënies së statusit deri në qershor të vitit 2014, duke kushtëzuar atë me progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ne presim që Shqipëria të bëhet një vend kandidat i BE-së në mes të vitit 2014″, paralajmëron raporti i ‘The Economist’. Megjithatë, Shqipërisë i nevojitet të plotësojë edhe pesë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian, përpara se të nisë bisedimet për pranimin në BE. Këto kushte lidhen me reforma të mëtejshme që lidhen me administratën publike, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshi dhe të drejtat e komunitetit rom.
Shqipëria do të vazhdojë të forcojë lidhjet e ngushta me Kosovën. Sipas raportit, Tirana zyrtare e ka distancuar veten nga nacionalistët që kërkojnë “Shqipërinë e madhe”, bashkimin e popullsisë shqipfolëse në rajon në një shtet të vetëm.
EKONOMIA
Gjendja ekonomike quhet trashëgimi e vështirë; me një rritje të ngadaltë të GDP-së në dy vitet e fundit, 2012-2013. Shënohet rënia serioze e mbledhjes së të ardhurave fiskale gjatë vitit elektoral, vit gjatë të cilit, deficiti buxhetor shpërtheu. Nënvizohet fakti që PD nuk kishte ripërtërirë marrëveshjen me FMN, që skadoi në 2009 dhe fakti tjetër që borxhi publik ishte rritur në vitet e fundit. Përkundrejt këtyre, qeveria e re ka përqafuar një strategji afatmesme për uljen e deficitit buxhetor dhe reduktimin e borxhit publik duke kërkuar dhe ndihmën e FMN-së. Ndihma nga FMN konsiderohet e nevojshme në kushtet kur eksportet shqiptare dhe remitancat e emigrantëve shqiptarë nuk parashihet të rriten.
Raporti e konsideron si një përpjekje për ta bërë më miqësor imazhin përpara investitorëve të huaj propozimin e bërë në mesin e tetorit të vitit të kaluar për zgjidhjen përmes bisedimeve bilaterale të mosmarrëveshjeve me grupin CEZ, të cilit ju hoq licenca e operimit në Shqipëri nga qeveria Berisha. CEZ ka kërkuar arbitrazh ndërkombëtar në maj të vitit 2013. Raporti jep gjithashtu konsiderata për politikën fiskale, monetare dhe rritjen e pritshme ekonomike. Rritja anemike e vitit 2013 shihet e lidhur edhe me recensionin në eurozonë dhe sidomos me problemet e Italisë dhe Greqisë, dy vendet me të cilat Shqipëria është partner i ngushtë ekonomik. I gjithë raporti është një pasqyrë e asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri në këtë vit. Ai ka një rëndësi kritike sepse në një mënyrë apo një tjetër, është dhe një guidë e besueshme edhe për investitorët e huaj, por dhe për marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë. Mbetet të pritet sesa ai do të verifikohet në praktikë.

NO COMMENT!
Mjafton te shikosh kopertinen qe te gjesh dicituren. Cdo shkrim-spjegim do te ishte i tepert. Sepse helbete Koha e Qepes e Enver Hoxhes akoma nuk ka ikur nga trojet shqyptare dhe Edvin Socialisti kerkon te festoje 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminalt me LEKA borxh nga ARMIQTE e djeshem te Enver Hoxhes. Medet!
Ore Nassrudin, po vendin e ka zhytur ne borxhe Sali pordha c’ne Edvini me borxhet? Dhe Enverin mos e permend fare se kishte prodhim te brendshem vendi ne kohe te tij. Po me ke flas une or aman.
Gjithsesi, kopertina sh e bukur
Nassrudin(Nuredin) biri im,kjo nuk eshte 55 e Fahri Balliut ku ti mund te komentosh dhe pa pire ilaçet.Ketu para se te hysh,sigurohu qe ke pire ilaçet,ke bere dhe shurren, pastaj komento,Dhe mundohu ta shkeputesh ate telin qe te lidh bythen me trurin,sepse mendimet e tua bien ere te keqe.
Eda e paedukuar, Sali PORDHA iku dhe ka ardhur ne krye te shtetit Edvin Socialisti, qe deri tani po leshon vetem FENDA dhe duket ashiqare qe nuk ka ndermend te permbushe asnje nga premtimet e tij elektorale, sidomos per ndeshkimin e Sali PORDHES dhe te bandes se tij vrastare dhe kusare. Merr shembell vrastarin mafioz Kulicajn, qe Edvin Meshiruesi e ka caktuar ne nje detyre te larte ne policine e shtetit, kur kishte dale ne foto duke pire raki me KILLERIN e kryepolicit te Kombinatit. Nga ana tjeter Edvin Socialisti po devijon rrugen e Shqypnise drejt BE-se dhe po kerkon me deklarata prej lideri debil te ktheje Kohen e Qepes te Enver Hoxhes duke premtuar festime bombastike per 29 nentoorin e ZI dhe LANC-in kriminal te cilesuar si organizate terroriste nga Gjykata e Hages. Para do kohe nastradini pyeti BOSIN e shqyptareve Edi Rama: Me cilat LEKA do te festoje me ngazellime enveristesh Edi Rama 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes? Sepse sipas gjasave ka shume mundesi me LEKAT e ARMIQVE te djeshem anglo-amerikane te Partise se Punes.
Edi Rama ne vend t’i futet punes per te riparuar demet dhe zullumet qe la pas Saliu duke rimekembur PRODHIMIN shqyptar me rritje te GDP-se per fryme qe eshte treguesi kryesor i standartit te jetes, ka preferuar te kembeje BATUTA hoktare pa kripe me Saliun dhe grupimin e tij mafioz ne sallen e Kuvendit per te kselhasur fanatiket enveriste dhe per ta kthyer Parlamentin si nje estrade komuniste. Keshtu nuk duhet te sillet nje LIDER i pergjegjshem per fatet e vendit.
Shiko ne faqen me poshte se GDP-ja per fryme e Shqypnise nuk ka ndryshuar fare qe nga Koha e Qepes e Enverit:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph
Lorenc Vangjeli flet per rritje te GDP-se pa e argumentuar me fakte dhe nuk thote asnje fjale pse gjendja e prodhimit tone kombetar eshte kaq miserabel ne krahasim me vendet e tjera te Botes, kryesisht me BE-ne dhe SHBA-ne. Prandaj eshte acarruar nastradini si pinjoll i nje familje prodhuesish te hershem shqyptare me eksporte prestigjoze ne gjithe Boten. Prandaj edhe media duhet te edukoje lexuesit dhe degjuesit qe te hapin syte para kutive te votimit kur zgjedhin BOSAT e tyre ne drejtimin e shtetit.
Me ato qe kam lexuar kete fundjave, nga pagimi i borxheve te biznesmeneve mbi 1.miliard $, Lungomare qe do ta bejne belget e kurveri te tjera pa fund deri tek cupelina e Xhozefines qe punoka ne banke dhe pedagoge Univeriteti. jam kaq i mbushur ndaj kesaj qeverie, qe pres qe ne shtator te fusi Saliun e racen e tij ne burg, e te sekuestroje parane e vjedhur dhe rri tall bythen me ne. Tu them te verteten eshte e para here ne jeten time ne moshen 56 vjecare qe dal nga etika e te shkruajturit dhe po i shaj te gjithe keto plehra politikane ju …. me liber shtepie. Ju shk… cdo gje qe keni mbi kete toke sic po na shk…ne cdo gje qe ndertuam si njerez, moralin, jeten, diturine, te sotmen e te ardhmen, shpresen e femijet. Po e mbyll me te madhin Konica; Shqiperi te kam dhjere do mbetesh sic je sketerre.
Mos i besoni shume economist-it. Eshte reviste afer se majtes britanike dhe nuk ka lidhje me qeverine Madherise se saj. Ka disa burime brenda ekzekutivit por kur jane konsrvatoret ne pushtet, analizat e kesaj reviste duhen marre me rezerva.
P.S. une kam qene i abonuar tek economist dhe shume parashikime apo analiza nuk kane dale te verteta ose plotesisht te verteta.
Gazeta me e sakte ne planet eshte New York Times. Ka nje tradite te vjeter ne saktesine (accuracy) dhe pavaresine editoriale. ishte e para qe publikoi skandalin watergate dhe fitoren e Clintonit (kur gjithe parashikimet ishin per Bush senorin pas luftes se gjirit dhe shembjes se komunizmit)
pabesi dhe eksperte injorante nese nuk zhvillohene zgjedhje demokratike dhe vendine ta udheheqin vertete ata qe votone poplli kure nuk behete shqiperia dhe keto qe thote ky i ka te detyruara nga vendi i tije qe mbane gjalle armikune dhe hajdutine nume 1 te shqiperis damir fazllicin qe ketu ka pabesi veteme verdikti i popullite dhe zbatimi i ligjite po besoje te keta anglez baballarete e botes qe dhe shqipaeria jone te behete si anglia se qe te jeshe 8 vite ne pushtete dhe ta shkatroshe vendine tende dhe te vrasesh popullin tende pa asnjelloj faji dhe te jeshe me ne politike dhe parlamente dhe vazhdone ta mbashe penge vendine tende kjo nuk lejohene pa pyeti bene vaki kjo ne angli pra keta vendosene te jene ne keto poshte qe jane e nje tavoline te pabese qe komandohete nga anglia dhe amerika
ku ka shkuar keto 25vjet ,atje do shkoje shqiperia prape,nuk behet me keta politikane shkerdhata ,ku qendron ndryshimi ,midis trios ,nano,meta ,rama,dhe trios berisha,meksi,basha.
ne shqiperi komandojne shqipfolsit dhe jo shqiptaret keta shqipfoles te mbeshtetur fuqishem nga kongresmen amerikan dhe ambasador te zgjellur sic i zgjedhe tipi sali ne amerike e kan marre peng demokracin dhe ekonomin shqiptare prandaj keta rrine ne pushtet dhe ja delegojne pushtetin njeri tjetrit her ate qendrore dhe ate lokale , prandaj eshte e kot qe me voten e lire te nderrojme pushtet politik dhe ate ekonomik , pra keta me pushtetin politik qe e sigurojne ne tavolin nga ambasadori amerikan dhe nga klika europjane per mos tu prishur me ameriken nuk ndikojne ne sistemin shqiptare te diktuare nga ambasadori amerikan aleati yne strategjik per te mire te shqiptareve na e kan lene kete sistem qe keta shqipfoles po e mbajne penge ekonomin shqiptare qe te ushqejne disa kongresmen amerikan ne amerike se atje po te kapen duk ngrene taksat e tyre te rrasin brenda sic ja bene atij gurvenatorit te obames qe deshte te shiste ate postin apo dicka e tille , prandaj , keta kongresmen perkrahin keto lloj politikanesh sic eshte shqipera , se ketu villet shum kollaj dhe , nje pjes e madhe e pasurive te ati vendi shkojne ne xhepat e ketyre kongrsmenve amerikan nga pasuria e shqiptarve qe jane pa buk ne token e te pareve , prandaj kjo situat do te vazhdoje per deri sa ati vendi nuk i dalin per zot popullata atoktone .
Nuk mund te zbulohen grabitesit e prones pa analizuar periudhen e kaluar sikur se thuhet nga BE.Per te korruptuarit nuk duhet te kete amnisti.Ata duhet te clyejne deri ne nje ate qe kane marre nga pasuria e popullit..Prona deri ne formimin e qeverise ka qene ne doren e njerzeve te pa ndergjegjshem,qe kane vene kapitale e i kane depozituar ne bankat e botes.Per keto ka fakte,prova.
Kopertina nuk me duket e goditur. Po te arrijme te shkojme tek parmenda jemi te nderuar se do kemi buke per te ngrene.. Une do kisha zgjedhur nje hale ku tu lajme prapanicen politikaneve, qe te na japin te pakten ca rrenje bari per te mbajtur frymen gjalle.
BE kerkon te futemi si fukarenj tek ato,si Rumania apo Bullgaria dhe te jemi sherbetoret e tyre,fuck yuo BE ,me mire ti rikthehen pasurite kombetare popullit dhe te rritet niveli jeteses se sa te shkojme si fukarenj ne BE,te hetohen grabitesit e pasurive tona,na pranojne apo nuk na pranojne ato nuk ka shume rendesi,ne fund te fundit te behet refenderum per futjen ne BE.
Disa fjalë mbi shkrimin e Saliut në FB: Kush falënderon protestuesit? E nderuar Dita! Kur ka ndryshuar ky njeri që falënderon protestuesit? “Falënderime protestuesve” thotë. Cilët protestues, ata që pushtuan godinat qeveritare të ‘97-ës? Ata që të protestuan, i vrave me plumb ballit, u the: “provojeni prapë po deshët”. Nuk dihet se sa fytyra të ka falur Zoti o njeri. Ti ke dalë me Janukoviçin si diktator. I lutemi medias, të paktën facebook-un e S.Berishës të mos e lexojë.
ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
“BE e ka syrin tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara”(?!) Me shkaterrimet, Vjedhjet, Tjetersimet e Prones SHTETERORE:- HALLALL!!! Ne kete Grope te Thelle ku eshte zhytur Ekonomija Shqiptare…Na Rruate BE-ja!
BE-JA PERSHENDETI KROACINE PER NDESHKIMIN E KRYEMINISTRIT HAJDUT.
Pse atehere duhet te mbaje nje qendrim ndryshe me Shqypnine e krimbur nga korrupsioni qeveritar i bandes mafioze te Sali Berishes? Analiza ne Dita e gazetarit te huaj nuk mbeshtet me llogjike reale, sepse BE-ja ka vepruar fare ndryshe ne vende te tjera qe aderonin me pare se Shqypnia per t’ju bashkuar vendeve te Evropes se Bashkuar. Si Kroacia ka vepruar Sllovenia, Cekia, Hungaria, Rumania etj. Pse atehere ky standard i dyfishte me vendin tone?
Natsradin me aq sa une kam dijeni, kjo eshte nje loje e shpellarit qe me thete te drejten, per anarshine ka me shume sukses se cdo udheheqes qe ka mbreteruar Shqiperine, nuk e di i ka keshilltaret e tij te zgjuar, apo eshte vete qe mundet te fuse ne kurth, cdo te angazhuar politikisht, qofte edhe shtypin.
Asnjehere bota demokratike dhe vecanerisht BE-ja, skane qene kunder ndeshkimit te korrupsionit, por une dua te them se edhe ata e shohin qe shqiptaret jane gjyzela qe megjithe tronditjet si politike dhe ekonomike, ku jetojne ne mizerje, akoma nuk kane zene mend se keta hajdute sduhen votuar dhe fakti qe LSI-ja qe eshte shpirti i korrupsionit, mori vota me shume dhe ka te drejten te coje Shqiperine ne zgjedhje te reja sa here te doje, ose sa here i preken interesat.
Kam dhene mendimin tim disa here, qe vota duhet ti jepet masivisht Edi Rames dhe PS-se, qe ky kryeminister te kete dore te lire ne ndeshkimin e korrupsionit, por cfare bene shqiptaret, e forcuan me teper LSI-ne dhe ja futen dy kembet ne nje kepuce Edi Rames.
Dhe bota demokratike e shef kete realitet dhe na thote te shofim perpara, se e kupton qe nje ngerdhjeshje e Ilir Metes, Shqiperia shkon perseri ne prag lufte, si i kuptoj une zgjedhjet ne Shqiperi.
Si e kuptoj une, edhe kete rradhe sdo te ndeshkohet korrupsioni atje ne maje, se eshte pikerisht ne pushtet njeri nga krahet e korrupsionit.
Shqiptaret ne qofte se duan te ndeshkohet korrupsioni, te presin katervjecarin tjeter dhe te bejne zgjedhjen e duhur qe e lufton korrupsionin, po zgjodhen si kete rradhe, atehere korrupsioni do te qendroje ne sistem dhe shqiptaret do te llapin kafeneve, si ato grate e keqija.
Ne shqiptaret akoma se dime si luftohet korrupsioni.
Jam plotesisht dakord me ju dhe nuk i heq asnje presje replikes inteligjente, qe per fat te keq jane me pikatore ne media. Le te shpresojme qe shqyptaret heren tjeter te dine te zgjedhin drejt BOSIN e tyre, por nuk mendoj se Edi Rama i ka duart e lidhura me Ilir Meten, pasi ky ryshfetci kerkon te beje vetem LEKA dhe nuk i intereson fare morali ne politike. Me gjuhen e LEKAVE le te flase edhe Edi me Ilir Floririn sepse Saliu nuk ka se cfare te ofroje per momentin dhe me pas te filloje urgjentisht te reformoje sistemin e ndeshkimit ne Shqypni si prevence e krimit. Ndryshe e ka davane te humbur shume shpejt. Le te mesoje nga nga vendet e tjera se edhe atje jo cdo gje ka shkuar fjolle, por ka ekzistuar vullneti politik i BOSIT per te ndryshuar gjerat dhe kryesisht per te NDESHKUAR zullumqaret dhe kusaret. Le te mos harrojme se Saliu eshte jo vetem kusar hileqar, por edhe vrastar barbar. Kroacia nuk eshte i vetmi shembell. Franklin Roosevelt ne vitin e larget 1933 kur kriza ekonomike po bente kerdine ne SHBA shkarkoi administraten brenda dites me te pare pushtetin nga Presidenti i meparshem Hoover. Atehere Rooseveltin e guximshem e quajten si nje Hitler te ri, bile e akuzuan qe kerkon te implementoje komunizmin ne SHBA me vullnetin e palekundur per te ndryshuar situaten per amendamentet e tij antikushtetuese. Kur gazetaret e pyeten Presidentin Roosevelt se cfare do te beje me miliona amerikane te administrates se shkarkuar ai u pergjegj: “Keta fajtore te krizes do t’i bashkohen amerikaneve te tjere qe nuk jane fajtor per ate.” Dihet qe Roosevelti ka qene Presidenti me i votuar ne histori nga populli amerikan.
Horri i Bulevardit ka shume te drejte. Nuk mund te ngrihen kembet dhe ti bien kokes.
Rama edhe sikur te jete plotesisht i gatshem per ta luftuar deri ne rrenje korrupsionin nuk e ka kete mundesi sepse Liri i BLLOKUT nuk te hap udhe.
Haram e paçi ju qe dhate votat per ate bandit.
Jam e sigurt qe ka nje mareveshje SALSHPELLARI me ILIRIN E BLLOKUT.
Per nje popull gati ne koma jane shume edhe 4 vjet
BE,qe ta dini mire,po te na doje si popull,nuk duhet te thote “TE HAROJME TE KALUAREN E TE SHOHIM NGA E ARDHMJA” Te ardhme,pa shkateruar fuqine ekonomike te pushtetit fashist nuk ka.Kete e di mire BE,por nuk na duan,ashtu si nuk e prisnin qe te fitonte e majta,ata deshen perseri ne pushtet Saliun me banden e tij.Ju ka ardhur aq keq sa,per dite te tera asnje urim,asnje prononcim nuk bene perveç,SHBA.
Ne ditet e fushates,kerkoja gjithmone qe populli te jete vigjilent,qe gomarin e nxjer nga balta i zoti e jo BE.Perse BE nuk thote,ashtu si ka kerkuar nje analist i shquar Amerikan,kur shkruante disa dite pas votimeve;qe BE,SHBA,po ta duan Shqiperine dhe shqiptaret,e kane te zgjidhur problemin;CIA,BE me te dhenat qe kane,me materialet e pergjuara,me zbulimet sekrete,le ti japin bosat dhe grabitesit e pasurise se ketij populli,ato miliarda Euro te dala nga shqiperia le te behen publike,ku kane shkuar,kush i ka dhe ku i ka siguruar? Analisti shkruante dhe thesh.qe Shqiperia nuk ndihmohet me fjale e urime,por faktikisht,qe te denohen ata qe kane grabitur,duke vrare,qe kane grabitur duke mashtuar,qe kane vjedhur djersen e nje kombi.
A po e thote BE se ku kane shkuar parate e shqiptareve? A i intereson BE te tregoje se pasurite jane ne bankat e Qipros,Svicres apo ne honolulu?
Edhe nje here po shkruaj.n.q.se Edi Rama nuk shkateron pushtetin ekonomik te kesaj klase fashiste te rezuar nga populli.shpejt.kjo fuqi ekonomike e pa konfiskuar do ta rezoje me teper turp.Historia ka treguar shume shembuj te tille,prandaj dhe BE,nuk deshiron qe te shikohet e kaluara,te mos ndeshkohen,vrasesit,kriminelet,grabitesit,ministrat e bere miliardere per pak vjet.
luften e bejne herojte, qeverisin maskarejte, perfitojne horrat.pershendetje nga suedia.
crime&punishment
Nqs nuk do te kete ndeshkime shembullore dhe lufte konkrete kunder korrupsionit te djeshem te partise qe iku,atehere nuk mbetet tjeter por vetem…nje revolucion i tipit Enver Hoxha…
Hetim hetim the parapet hetim.
Krimi duhet te he thote zbulohet dhe denohet.
Po su be kjo gje Shqiperia ska gje ne terezi.
Europa Heston cdo gje. Edhe sikur krimi te jete kryer para 20 vjetesh.
Mendoj qe ky artikull eshte me porositur dhe pagese nga qeveria e vjeter dhe ajo e re.
E shikoni o popull Europa nuk don te merremi me te kaluaren kush vodhi ti gezoje,keshtu na do Europa.
Korbi orbit nuk ja nxjerre syte!
Mbase e ka thene BE, qe te mos gjykohet e shkuara, pak si e cuditeshme, ne nje kohe qe Europa e Plakur kerkon akoma kriminelet e luftes se dyte boterore (Per krimet e holokaustit), ku kane kaluar 68 vjet e qe shpresa eshte e paket, pasi ata kriminele kane vdekur nga natyra ose mund te kene mbetur nje numer aq i vogel dhe jane te matufepsur dhe nuk mbajne mend asgje.. Eshte e papranueshme per ne shqipetaret dhe nuk do te lejojme te majten qe moren nje mandat fuqiplot, per te mos hetuar krimin e korrupsionin e 8 viteve te shkuara, i bie qe keta kriminele qe nga ana financiare jane shume te fuqishem, te na drejtojne drejt asaj te ardhme qe pretendon Europa? Qeveria te jete nje kukull marionete vetem per te firmosur ligjet dhe vendimet qe do te nxjerre MAFIA dhe krimi i organizuar e i lidhur me ate nderkombetarqe eshte ne vete vendet e BE. Nje pyetje po qe nuk merr pergjigje nga Europa Plake : Shqiperia eshte i vetmi vend qe kerkon te hyje edhe ne BE, nuk ka denuar krimet e diktatures Komuniste, si thoni ti harojme se ja te se shkuares, apo beni eksperimente se nje popull 3 milion jemi dhe po deshtuat sic keni deshtuar me Saliun qe vrau popullin e tij, nuk ka kush t’u kerkoje espap dhe t’u vere para pergjegjesise. Edi Rama mandatin e ka marre per te vene para ligjit kriminelet e grabitesit e popullit Shqipetar dhe per te ndertuar nje te ardhme me te mire nga ajo e shkuara.
evropa nuk ka interes per ne qe te jemi pjese e tyre evropa ka qene prezent ne shperthimin e gerdecit evropa ka qe ne prezent ne plackitjen e parave te rruges se kombit evropa ka qene prezente ne abuzimet vjedhjet e parave publike evropa ka qene prezent ne vrasjet e 21 janarit evropa ka qene prezent ne vjedhjen e votave me 2011 por kurre nuk e drejtoi gishtin qarte dhe prer qe ky eshte fajtori dhe ky duhet ndeshkuar as se vuri ujin ne zjarr per vetem zgerdhihen me fatet e mbare kombit tone bashkpunoni thote bucja evrope pozite opozite por me ke moj buce e vjeter me zhuzin apo me vrasesit keni ndonje parlament juve qe bashkpunoni me vrases se qytetareve te vet zot na ruaj po qe se ne nuk jemi zoter te vatanit per te tjeret na ka mar m…… shalet krimi kriminelet te kriminalizuarit jane ne momentet e tyre me te shkelqyera jo cekan por varre per kesisoj kriminelesh qe na kane rrjepur per 8 vjet
z.Klinton ne fjalen e saj ne parlament tha :Po rrezikoni ekzistencen e atdheun,nga mos luftimi i korrupsionit.
Nqs shtete te ndryshme te Europes thone qe te shikojme nga e ardhmja,tregon qe edhe ato e paska ngjyer gishtin ne korrupsionin shqiptar dhe kane interes qe ai te vazhdoje akoma. Shqiptaret e dine tashme,faktet historike te marredhenive te Europes me kombin tone.
Pas Konferences se Londres,Shqiperia ishte e rrethuar nga banore autoktone shqiptar dhe territoret e tyre u zvogeluan me gati 2/3.Shqiperia ngeli me male e mocale,e megjithate ajo me shume mund e sakrifice arriti te mbijetoje,per cudine edhe te vet fqinjeve tane shovene.Rama premton qe do te luftoje per ta ripare “Shqiperine Zonje”.Te jete i sigurt qe masat e popullit i ka me vete ne kete rrugetim.Rrethanat jane te tilla qe Ai ka rastin me te mire per te ngele ne histori.Urojme qe mos te beje si nje ish-kryeminister shqiptare,qe i binte fyellit ne zyren e kryeministrise,per qefin e Tij dhe qe gati 8/10 e kohes te qeverisjes te tij i kaloi ne sallonet e Europes kurve do te thoshte Homeri shqiptar.
Kryeminister = kryesherbetor i kombit qe te ka zgjedhur.
Mbështes komentin e parafolësit si dhe vërejtjen interesante që ka bërë komentuesi ..@Salep i ngrohtë, mbi qëndrimin e Europës ndaj kriminelëve të luftës së dytë botërore, megjithse kanë kaluar 68 vjet. Vërejtje shumë e saktë dhe me vend. Mos duhet ti kujtojmë këtyre evropianëve se populli shqiptar ka një shprehje që në këtë rast ju shkon shumë për shtat juve: “Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë”. Sepse ne këtë po përpiqemi të luftojmë këtu e 23 vjet ndaj politikanëve tanë shqiptarë, që na e shtypën dhe na e zbehën çdo mirësi, shpresë dhe qëllim fisnik që ka njeriu ndaj kombit dhe vendit të vet.
Kryeministri i ri, ka deklaruar se është në shërbim të popullit bashkë me të gjithë ministrat e tij. Sigurisht politika ka shtigjet dhe udhët e veta të diplomacisë. Por kurrsesi më, kjo diplomaci politike nuk duhet të shkelë mbi aspiratat dhe votën fitimtare që ky popull i delegoi atij.
Natyrisht që ne do të shohim drejt së ardhmes, sepse atje janë fëmijët tanë! Por që të shkojmë drejt së ardhmes duhet të korrigjojmë të shkuarën, me gabimet, fajet dhe krimet e saj. Sepse e ardhmja nuk mund të kalojë mbi të njëjtat shtigje me të kaluarën e të paudhit.
Prandaj të dashur miq evropianë, nëse vërtetë e doni këtë vend e popull në gjirin tuaj, shkoqitini mirë synimet dhe fjalët tuaja, sepse ne nuk jemi më ata që ishim dje.
Dhe këtë do ta provojmë në çdo hap dhe vendim që tash e tutje do merret nga qeveria. Tashmë ne monitorojmë çdo gjë, sepse u dogjëm nga qulli dhe do i fryjmë dhe kosit…Mjaft kanë lozur me dinjitetin njerëzor shqiptar, vetë pushtetarët shqiptarë…Qytetari këtu thotë …MJAFT!!! Çdo gjë duhet bërë për së mbari me vullnet, përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë qytetare. Ashtu siç thotë dhe Z. Rama, ne nuk do vijmë në Evropë nëpërmjet zarfave të postuar me DHL, por do hyjmë me dinjitet duke e ndërtuar atë së pari, këtu në Shqipëri!
Përshëndetje DITA. Une qe po ju shkruaj jam mesues, drejtues i nje shkolle te mesme. Kam besuar e besoj se arsimi do ndryshojë. Nuk eshte vetem besimi im por eshte edhe detyrim per qeverine e re per ta shpetuar shkollen. Sot po flitet per reforme ne arsim, reforme ne te gjithe sistemin, por ajo qe verej une eshte se neve qe punojme ne arsim nuk na merr kush mendim. Reformat vazhdojne ti ndermarrin po ata njerez qe cdo dy vjet u duhet te ndermarrin nga nje te re pas deshtimit te se pares. Jane po ata njerez qe rrine neper zyra qe flasin per suksese ,edhe kur deshtojne, e qe nuk e njohin aspak gjendjen e vertetë te arsimit.
Ajo qe me detyroi te shkruaj sot eshte ndryshimet qe po fliten te ndodhin me ngarkesen mesimore te oreve te edukimit fizik ne shkolla ne vitin e ardhshem mesimor. Dua ti bej nje pyetje atyre qe po merren me kete ndryshim: Seriozisht e keni kete qe po thoni, do shtoni me te vertet oret e edukimit fizik ? Nese pergjigja do ishte po, do qeshja me te madhe por edhe do ulerija fort se ku e gjejne kete guxim per ta bere kete gje. Do shtohen oret qe edhe aq sa jane perseri ne pjesen me te madhe te shkollave nuk realizohen as gjysma e tyre. Nuk e di sa prej tyre qe po merren me keto ndryshime e njohin gjendjen e shkollave tona, sa prej tyre kane pare shkolla ne fshatrat e qytetet tona. Zoterinj, para se te mendoni keto ndryshime apo ndryshime te tjera, dilni e shikoni infrastrukturen arsimore. Shkollat tona ne pjesen me te madhe jane ne nje gjendje mizerabel. Shume shkolla nuk kane tavolina e karrige per tu ulur shume te tjera nuk kane as oborre. Ku do ti zhvillojmë keto oret qe do shtoni ? Sa shkolla ne Shqiperi kane palestra apo kende sportive ? Sa prej tyre do e realizojne ate mision qe ju mendoni ?Ju siguroj qe numri i atyre qe zoterojne nje pjese te infrastruktures se duhur eshte shume shume i vogel.
Une nuk jam kunder oreve te edukimit fizik, perndryshe mendoj se jane teper te nevojshme, por duhet te pergatisni infrastrukturen e me pas te beni ndryshimet qe mendoni. Nese nuk e pergatisni kete infrastrukture, thjesht do deshtoni e deshtimi do jete spektakolar si ai i pak koheve me pare “ internet ne cdo klase”. Keni kohe ta ndalni kete deshtim. Shkolla jone nuk mban me eksperimente.
I kam shkruar e nje here tjeter gazetes tuaj per arsimin por nuk ishte e thene te botohej. Mbetem me shprese se kete here shqetesimi im do gjej vend ne gazeten tuaj.
Mirë se ju gjeta Dita. Duke qenë në një habitat ku ke të bësh me njerëzit, buxhete e çdo gjë që sjell pasuri të pa merituar, gati për 8 vjet radhazi në pushtet e marrëzi, s’ka se si të mos ndryshojë dhe vetë ai, sidomos duke qëndruar shumë mbi një degë fiku të këshilluar dhe nga të vetët. Vetëm për këtë rast të gabuar, ra nga fiku nga 1 milion shpulla. Ky, në këto kushte ka pësuar një mutacion të filluar që më parë postkomunist, por edhe sot, nga mos ndëshkimi mutacioni trimëron edhe ata që nuk janë trima, që gjallon tek gjallesat blu të ardhura vjedhurazi nga habitatet e tjera. Zakon i konturuar e i bekuar nga ky mutacion postkomunist, i mbetur në derë të të vetëve, por edhe më gjerë. Me respekt për ju, Dritani nga Tirana.
Vite më parë, kur Edi Rama po shkundte pisllëkun e Tiranës “demokratike”, ndërpreu qarkullimin e karrocave me kuaj që bajgosnin rrugët e kryeqytetit mesjetar. Opozita, me “shpirt të djegur për varfërinë e popullit”, protestoi ashpër pse kryebashkiaku u hoqi karrocierëve bukën e gojës. Por karrocierët e kuptuan më mirë përparimin e kohës se sa hipokritët. Iu vunë punës dhe blenë motokarro dhe sot tregtojnë në formë moderne. Lopçarët mbetën pranë lopëve… Kështu do ndodhë edhe me furgonët e pa licencuar që janë bërë aktualisht shqetësim për meraklinjtë e votave. Durim, se historikisht jemi populli mëkatar i durimit.
O Dita! Të përshëndes, që dritë qofsh me të gjithë stafin që më ke dhe bashkë me ty, të gjithë ata që shkruajnë në faqen “Opinion”! Shkruani e ç’nuk shkruani, më pëlqejnë absolutisht, por më ndjeni, kam edhe një vërejte: nuk e ka fajin vetëm ujku që ha delet, por shiko se ka faj dhe çobani që dremit nga një çikë. E pra të dashur, kjo vete si puna e atij djalit që i tha: “o bab, zura një hajdut….!” Ju përshëndes, “Kordha”.
Nje shkrim de complaisance,ku mbrenda ka po aq kritika sa lavderime:dini mire keta si merren paret nga shqiptaret pa u perlyer,kingmaker eshte zgedhur per significationin e dyfishte…
PSE ASKUSH NE SHQYPNI NUK E SHIKON MBRETIN LAKURIQ?
por analistet sio Lorenc Vangjeli dhe media shqyptare amatore ne pergjithesi perpiqet me te gjitha forcat te fshehe realitetin e trishtuar ekonomike me llafollogji boshe duke kamuflluar prapambejtjen me shifra ne % dhe grafike krahasues, te cilat kane per qellim te vetem te mos tregojne pafuqine e qeverive dhe politikes shqyptare per te rimekembur prodhimin vendas si baza thelebesore e progresit dhe rritjes se standartit te jetes. Ne nje faqe me poshte nastradini jep ne forme te padiskutueshme te dhena qe hedhin poshte “RRITJE EKONOMIKE” te GDP-se te Lorenc Vangjelit apo “PARAJSAT” ekonomike te Sali Berishes, qe e rendisnin vendin tone pas Gjermanise.
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph
Shikoni o milet se ku ndodhet vendi yne ne krahahsim me SHBA-ne dhe BE-ne pernga treguesi kryesor i standardit te jetes qe te mos e hani “sapunin per djathe” dhe te mos mashtroheni nga populizmi i politikes, por kur te shkoni para kutive te votimit t’i therrisni trunit per te zgjedhur drejt BOSIN e duhur.
Ku po shkon Shqiperia? Pyetjen e ben L. Vangjeli, anetar keshilli bashkiak i PS. Sa cudi qe nuk e di ky se eshte dhe Rilindas. Ne Ri-lindje ore apo ne Ri-pjellje po shkon Shqiperia, pra edhe nje here atje ku ka dale.