Zana Çela shkarkon Edi Ramën si ministër të Jashtëm (Ftesa)

DITA Online

Portali ResPublica ka publikuar një ftesë dhe ka ironizuar atë që po ndodh me Ministrinë e Jashtme dhe jo vetëm.

Ftesa është dërguar nga drejtorja e TOB, Zana Çela për Cakajn.

Më poshtë shënimi i ResPublica:

“Kush është ministër i Jashtëm, Edi Rama apo Genti Cakaj? De jure, i dekretuar është Edi por de facto në karrigen e ministrit qëndron Genti. Këtë mesa duket do ketë patur parasysh edhe drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela kur ka përpiluar një ftesë të rezervuar për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për koncertin “Crescendo Musicale” që do mbahet në 3 shkurt dhe ku dirigjent do jetë Rafet Rudi.

Detajet duken të parëndësishme, por ftesa ministrit të ri i është adresuar në çift, sigurisht jo me qëllimin për të ardhur në shfaqje me kryeministrin si partner meqënëse të dy edhe janë edhe nuk janë ministra të jashtëm. Genti është djalë në moshë dhe sigurisht ka miqësitë e veta, me siguri të lidhura me pushtetin, dhe këtë e tregon kujdesi i zonjës Zana që nuk çedon në të tilla protokolle.

Edhe pse për drejtoreshën është e qartë se kush është ministër i Jashtëm dhe këtu nuk ka vend për qejfmbetje, përderisa vetë Edi Rama ia delegoi detyrën Genti Cakajt. Zana vetëm sa është atashuar me kapriçot e pushtetit, veti e artistëve të Tiranës që kujdesen jo vetëm për detaje të tilla por edhe për karrigen e drejtorllëkut”.

Share This Article
4 Comments
  • Zana (pa profesion) eshte nje parazite ekzemplare. Cdo gje behet per te thithur gjithe qumeshtin e mundur qe emetojne ofiqet e larta te shtetit. Thithja me mire se puna.

  • Nuk ka asnje problem Drejtoresha Zana mund t’i dergoje nje ftese te tille edhe E. Rames si kryeminister. Pra i kenaq qe te dy.

  • Kjo drejtoresha,eshte modeli i shtirraqerise,i fasades boshe dhe i pershtatjes zoologjike,
    E kam pare heren e fundit te bootoxuar si Linda Rama,
    Sa eshte munduar Lazer Filippi t`i kepuste koken Leninit,kjo ja kishte prere koken gruas me kurore te kryeministrit,,edhe ne krevat ti hynte as vrymen e dafllakut nuk do tja kuptonte.
    Shoke operista,instrumentista,perse e urreni kete MASKE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *