“Hajde shqipe”, 4 yje shqiptare bashkë për hitin “kuqezi”

DITA Online

Shpesh mediat rozë kanë shkruar për marrëdhënie të tensionuara mes tyre, kryesisht për rapoortin mes Dua Lipas dhe Rita Orës që nuk ka qenë asnjëherë miqësor sa duhet për dy vajza kuqezi.

Ndërkohë një tjetër marrëdhënie Rita e ka ndërtuar me Bebe Rexhën, me të cilën kanë shkëmbyer puthje “hot” në buzë në shenjë miqësie gjatë mbrëmjeve gala të muzikës botërore, ku kanë prezantuar hitet e fundit.

Por, sot është bërë thirrja e parë për bashkimin e 3 zërave të tyre të mrekullueshëm dhe të shqiptares tjetër Ava Max, në një hit të vetëm për të “shkundur nga themelet” botën e muzikës.

Ishte Bebe Rexha ajo që nëpërmjet një postimi në Tëitter ku kishte bërë tag tre artistet e tjera kërkoi bashkëpunimin mes tyre, dhe menjëherë ka marrë dy konfirmime.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”, shkroi Bebe të hënën në postimin që e shoqëronte me flamurin kuqezi, dhe e para që iu përgjigj ishte ylli i ri i muzikës, Ava Max.

Këngëtarja e hitit “Sweet But Psycho”, pritet që të ndjekë hapat e kolegeve tjera shqiptare në industrinë muzikore dhe është shfaqur mjaft entuziaste në reagimin e saj.

“Version i ri i Lady Marmalade”, i është përgjigjur Ava-Bebes, duke treguar hitin që mund t’i shkrijë në një vokalet e tyre.

Më pas ka reaguar edhe Dua Lipa, duke shkruar: “Hajde shqipe”!

Postimi i 23-vjeçarjes që shoqërohet me simbole të shqiponjës me duar dhe një zemër, është konfirmim për këtë bashkëpunim, ndërkohë që pritet edhe reagimi i Rita Orës për të vulosur “hitin” shqiptar.

Duke ditur se Rita nuk flet me Duan, pritet me kureshtje vendimi i 28-vjeçares.

v.l/ Dita

Share This Article
10 Comments
  • A mund të jetë MJERIMI edhe më i madh dhe HIÇËSIA më e vogël sesa SHQIPTARJA (apo SHQIPTARI) të këndojë në gjuhë të huaj e mos të këndojë në gjuhën SHQIPE; dhe të kërkojë që të bëhet E NJOHUR (I NJOHUR) duke i mohuar GJËRAT e veta e vetveten, PËR KURRGJE HIÇ ?!!!!

    Oj, oj, oj, sa të mjera janë këto “shqiptare në fjalë” që janë gati …edhe MUT dhe tërë MUTAT t’i hanë -vetëm që të bëhen të njohura; vetëm që të fitojnë “FAMË” !?!!!!

    • O njeri,gezohu per arritjet e ketyre vajzave,sepse fama e tyre ngre vlerat e shqiptareve ne sy te Botes,dhe kjo eshte patriotizem.Mos u kap me budallalleqe,se tek e fundit ato nuk e ushtrojn profesionin e kengetares ne Shqiperi.Ju lutem,mos peshtyni edhe ne ato pak vlera qe ndermjetsojn emigrantet shqiptare ne vendet ku jetojn,sepse nuk do te na kuptoje kush,por vetem se do ta na marrin per te cmendur.

    • O Rrufe-Bubullima! Mos ha fut si kau-pelës. Që ato këndojnë në gjuhë të huaj nuk do të thotë asgjë…… shiko mesazhin që ato përcjellin në mbarë botën dhe fama e tyre është publicitet dhe për vendet e tyre të lindjes pavarësisht faktit që e percepton dot ti apo jo. Kur na pëlqejnë këngëtarët e huaj….pse të mos na pëlqejnë ato me origjinë Shqiptare???

  • Ne vend te gezojme per arritjet e ketyre vajzave qe e ngrene larte emrin e kombit tone ne bote,injorante hajdute e pertace kombetare ngrene flamurin e peshtire te urrejtjes.Balta hedh balte.

  • Imagjinoni ne skenat boterore ku keto kendojne dhe ndiqen me asmirim nga miliona te rinj ne gjithe boten. Duan apo nuk duan te gjithe e kane nje mendim ne koke ” Ajo/ato jane shqiptare”.
    Pergezime dhe FALEMINDERIT ketyre vajzave, qe megjithe CV e tyre jashte vendit POHOJNE me krenari qe jane ne cdo ind “All Albanian”. Sigurisht qe na nderojne ne bote dhe shtojne “dyshimin” e mire, qe pervec shume negativiteteve, jemi nje popull me talent dhe shpresat nuk kane humbur…akoma.

  • Jam shume krenar qe keto YJE te muzikes boterore na thone:Behuni bashke qe Shqiperia te krenohet.Falenderime per keto vajza me zemer SHQIPTARE.Le te mesojme prej tyre politika.

  • “RRUFE BUBULLIMA”, i vrafsh me flakën, me PLUMBAT dhe BUBULLIMEN TËND të gjithë shqipfolësit dhe shqipfolëset që nuk pajtohen me ty për këtë rast e për këtë ÇËSHTJE, sepse shqipfolësit dhe shqipfolëset që të kundërvehen TY, qoftë pak apo shumë për këtë çështje, janë shqipfolës e shqipfolëse “LARAMAN” e “LARAMANE” që, NË FAKT, kurrgje s’kanë SHQIPTARE në vetet e tyre, ose kanë shumë pakçka SHQIPTARE në vetet e tyre dhe, saktësish, si shqipfolësit dhe si shqipfolëset në fjalë, dhe shqipfolësit dhe shqipfolëset në fjalë, gjithherë kanë qenë KANCER për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar dhe, tamam shqipfolësit dhe shqipfolëset në fjalë si dhe si shqipfolësit dhe si shqipfolëset në fjalë -edhe e bënë Shqipërinë dhe popullin shqiptar TAMAM PËR DËSHIRAT e kryearmiqëve të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar veçanërisht QË PREJ PAS VITIT 1990 E PASTAJ, sa Shqipërisë tashmë i ka mbetur vetëm edhe emri SHQIPËRI dhe shqiptarëve ju ka mbetur vetëm EDHE EMRI shqiptar, dhe s’ka mbetur asgjë më shumë dhe s’iu ka mbetur, bash, asgjë më shumë !!!

    …JU PESHURRSHA (por, jo vetëm… JU PËSHURRSHA) në goja E NË GOJË të gjithë “shqiptarëve” dhe “shqiptareve” që, qoftë edhe, nuk këndojnë NË GJUHËN SHQIPE por këndojnë në gjuhë të huaja e në gjuhë të huaj; dhe shqipfolësit dhe shqipfolëset që i përkrahin, qoftë edhe sado pak “shqiptarët” dhe “shqiptaret” e tillë dhe të tilla, e pafsha TOKËN duke i lëshuar nën këmbë e QIELLIN e pafsha duke iu rën mbi koka !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *