Kokaina dikur në Britani cilësohej si një “mall” luksoz që konsumohej vetëm nga të pasurit. Por me futjen në treg të mafias shqiptare pas viteve 90 është transformuar gjithçka. Çmimi i lirë i kokainës i ardhur nga Amerika e Jugut nga mafia shqiptare ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë, shkruan “The Guardian”.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar me një model biznesi brutalisht efektiv.
Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhon drogë, duke shkurtuar importuesit tradicionalë ndërkombëtarë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të volitshëm në treg: kokaina nuk ka qenë kaq e lirë që nga viti 1990, shkruan “The Guardian”.
Ironikisht, vijon shkrimi, ligjet kundër drogës kanë përmirësuar gjithashtu cilësinë e kokainës. Akti i Krimeve të Rënda për vitin 2015 penalizoi importin e agjentëve të prerjes siç është benzokaina. Kur është e vështirë të pritet produkti, pastërtia rritet. Kjo, së bashku me faktin se prodhimi i kokainës është rritur në Amerikën Latine, ka krijuar një stuhi pluhuri të përsosur. Pastërtia e kokainës, e cila është rritur që nga viti 2010, është në nivelin më të lartë në një dekadë, raporton media angleze.
l.h/ dita

The Guardian eshte nje gazete anti-shqiptare. Ka qe ne 90 qe the Guardian ne menyre periodike shkruan naj lajm kundra shqiperise. Si psh qe thoshte ka 400 mije femije shqiptar skllever, e para qe hapi thashethemin se dronin e ka bere olsi rama e qe shqiptaret kane qellime irredentise, e para qe fliste per mafie shqiptare ne 1990 kur nje gje e tille nuk ekzistonte. shqiptaret mund te keqijat e veta, por kjo s’ndryshon asnje gje qe kjo gazete eshte anti-shqiptare
Duan te krijojne pershtypjen ne opininionin britanik dhe boteror qe Shqiperia dhe shqiptaret jane te rrezikshem. Jane pune te sllavo-ruseve qe paguajne per shkrime te tilla. Dihet qe nderhyrja ruse ne USA e beri lemsh ameriken dhe kane 3 vjet qe bejne hetime dhe arrestojne njerez. Jo me Shqiperine qe se kane per gje ta sulmojne. Por duhet nje avokat i shtetit qe ti shkoje pas ketyre shkrimeve dhe ti nxjerre bojen dhe kush qendron mbas tyre. Harxhoni ca para qe tja mbyllim gojen kesaj gazete sllavo-ruse qe perhap fake news kunder shqiptareve.
Po mendoja te njejten gje. Kjo gazeta dhe disa te tjera ne Britani, botojne here pas here lajme te tilla, a thua se shqiptaret jane kaq te zote sa me te vertete sundojne boten e krimit. Jam i sigurte se pak ketyre lajmeve fshihet dora serbo-ruse. Si gjithmone, qeveria jone prej kashte hesht ose nuk i intereson baltosja e shqiptareve nga te tilla lajme.
Gazetat e huaja me tendenca antishqiptare bejne artikuj per te degjeneruar kombin tone dhe mbushin xhepat nga financiatoret e ketyre shkrimeve.