Zhdukja e futbollistit Sala, gjenden pjesë nga aeroplani

Leda Hysa

Pas thuajse 10 ditësh nga zhdukja e Emiliano Sala, polumbarët e kontaktuar për gjetjen e trupave të sulmuesit të Cardiff City dhe pilotit të aeroplanit janë përballur me disa mbetje të një mjeti  fluturues.

Në ujërat e Kanalit Anglez, polumbarët kanë gjetur 2 jastëkët e sediljes së një avioni, që besohet se i përket atij ku ndodhej Sala. Gjithsesi, një rezultat më të saktë pritet ta jap ekspertiza.

Papastërtitë u gjenden shumë pranë gadishullit Cotentin. Hetuesit nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) thanë:

“Nga një ekzaminim paraprak kemi konstatuar se ka të ngjarë që jastekët të jenë nga avioni i humbur”.

Një zëdhënës i AAIB tha: “Bazuar në një vlerësim të detajuar të rrugës së fluturimit dhe pozicionit të fundit të radarit, ne tani kemi identifikuar një zonë kërkimi prioritar prej rreth katër milje detare katrore.

Ish-sulmuesi i Nantes u ble nga Cardiff City për 15 milionë euro, dhe teksa fluturonte drejt Britanisë së Madhe aeroplani ku ndodhej Sala humbet kontaktet me radarët, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Intinerari i aeroplanit të Sala

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *