A është e vërtetë se familjes Berisha i është ndaluar hyrja në SHBA?

Leda Hysa

 

Ka një pëshpërimë në kryeqytet prej ditësh e pakonfirmuar, por që me një vëzhgim të hollë në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama i çon vazhdimisht mesazhe Sali Berishës. E fundit ishte sot, kur ai përmendi vazhdimisht frazën e kapërcimit të oqeanit.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me ABI BANK.

“Ke shkaktuar dhimbje dhe lot në familjen time. Nuk kam lidhje me vizat e bardha, shiko vizat e kuqe që të ndajnë me oqeanin.  Tani kam nje pyetje per ty Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Unë t’u përgjigja, tani më thuaj.”, tha Rama

Rama tha se bashkëshortja e tij nuk është aksionere, pasi nëse do ishte e vërtetë, vetë kryeministri nuk do të lejohej të kapërcente oqeanin drejt SHBA.

“ABI BANK është një bankë që monitorohet nga enti rregullator i bankave të Amerikes. nese bashkeshortja ime do ishte aksionere nuk do me lejonin ta kapercej oqeanin. Tani kam nje pyetje per ty Sali, a e kapërcen dot oqeanin? Unë t’u përgjigja, tani më thuaj”, tha kryeministri

“Unë me Amerikën kam marrëdhëniet më të mira, ti Sali hajde dhe përgjigju: A e kalon dot oqeanin? Atyre tropojanëve të tu u firmose 15 HEC-e dhe ne anuluam 13 prej tyre.

Duke iu drejtuar Lulzim Bashës i tha: Ti bën sikur nuk komunikon dhe nuk dëgjon por ti duhet ta mësosh qofte tek daja nuk ka. Lërini këto protesta që do na shkulin e do na ngulin .. Hajdeni për të bërë reformën zgjedhore dhe mblidhini mirë rripat dhe ju kam premtuar se në qershor do dorëzoni dhe minimalisht bashkinë e Kukësit”

Berisha tha se nuk udhëton drejt SHBA, pasi sipas tij nuk merr pjesë në takime zyrtare.

Berisha: Edvin, na thuaj pak Madam Basha ka opsione apo aksione në bankën offshore. E dyta na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht ndër shalë në Berlin dhe nuk të dhanë asnjë takim.

Kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo ftesë nga çdo kush që më ka ardhur. Unë më së shumti përfaqësoj zgjedhësit. I kam bërë të qartë se unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk kam pse të bëj udhëtim zyrtar. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, përfaqësoj veten time. Çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Kur të më teket Edi Rama. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk mund të arrish kurrë. Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz të një shqiptari. Ke filluar një lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve.

Më herët kreu i qeverisë la të nënkuptohet se Berisha nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas këto të fundit nuk e dëshirojnë.

l.h/ dita

Share This Article