Djali që ka hartën e Kosovës në sy (VIDEO)

anazapta

Valerian Osmani nga Fushë Kosova, është një fëmijë jashtëzakonisht i veçantë.

Në fakt atij, këtë epitet ja japin dy sytë e tij. Në syrin e tij të djathtë ka një hijezim që ngjan me hartën e Kosovën, ndërsa në të majtin një hijezim që ngjante me shqiponjën dy krenare.

Valeriani bashkë me prindërit e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prindërit e tij, fillimisht e kishin vërejtur vetëm hartën e Kosovës, por më pas edhe shqiponjën, duke ngelur të befasuar me këtë konstatim. “Kur e kemi parë për herë të parë, na është duk diçka shumë interesante. Nuk dinim as ta përshkruanim. U tregonim njerëzve, por nuk na besonin”, thotë nëna e Valerianit, në një intervistë për Klan Kosova. Mbase kjo mund të ketë një simbolikë, pasi familja e dajave të Valerianit, ka prejardhje nga Shqipëria.

“Mua edhe nëse më ofrohet që të shkoj me pushim në ndonjë vend që vlerësohet si më i bukuri i botës, unë nuk e ndërroj me Shqipërinë”, thotë nëna e Valerianit./Reporteri/.

VIDEO:

http://www.youtube.com/watch?list=UU_SXHVF21a9FqvEbtsyNcPg&v=JK8fDvX0qNs

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *