Reagim ndaj letrës së 30 shkrimtarëve dhe publicistëve

Ornela

Rexhep Qosja

Me vonesë disaditore e vërejta dhe e lexova letrën e shkruar prej filozofit, shkrimtarit e publicistit, Bernar-Henri Levy, e të nënshkruar prej njëzet e nëntë shkrimtarëve e publicistëve të tjerë, mes të cilëve edhe prej pesë fituesve të Çmimit Nobel për letërsi.

Në këtë letër për shumë arsye bëhet thirrje që Bashkimi Evropian të mbrohet, që atdhetarët e këtij Bashkimi ta mbrojnë atë intelektualisht prej shkatërruesve të cilët gjithnjë e më të zëshëm po shihen e dëgjohen nëpër disa sheshe e nëpër disa institucione evropiane!

Nuk prisja se kjo letër qëllimlartë do të më befasonte siç më befasoi jo vetëm me disa nga mendimet që thuhen në të, po më shumë me disa nga çështjet që në të heshtën.

Për këtë arsye, si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them:

Jam i zhgënjyer.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin me shumë vonesë.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin vetëm kundër të këqijave që, siç e theksojnë, mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian në qoftë se fitojnë ata që duan të ringjallin një të kaluar të errët.

Jam i zhgënjyer sepse të këqijat që, thonë, se mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit – ksenofobia dhe antisemitizmi po ndodhin tashmë në disa vende të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse i heshtën disa nga të këqijat e tjera që po ndodhin në Evropë dhe tragjeditë që po ndodhin në ujërat jugore të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse nuk e thanë asnjë fjalë keqardhjeje për tragjedinë më të madhe të shekullit në të cilin kemi hyrë: për tragjedinë e viktimave të luftërave, që në disa vende të Lindjes së Mesme e të Afërme po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak evropian!

Jam i zhgënjyer sepse me asnjë fjalë keqardhjeje nuk shkruan për rrënimet barbare të tri qytetërimeve të lashta në ato vende të Lindjes së Mesme e të Afërme që po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak të disa vendeve të Evropës!

Jam i zhgënjyer sepse asnjë fjalë keqardhjeje nuk u shpreh për islamofobinë që po përshtrihet në Evropë, e nxitur edhe prej terrorizmit – kësaj të keqeje skëterrore, kundërnjerëzore, që po e bëjnë madje edhe në disa vende që u kanë dhënë strehimin, individë dhe grupe të ndryshme me besim islamik duke keqpërdorur islamin për qëllimet e veta politike, ideologjike e të tjera.

Jam i zhgënjyer sepse këta, tridhjetë shkrimtarët e publicistët e shquar, që u paraqitën si ndërgjegje e zgjuar e Evropës së Re, nuk paskan vërejtur se si kolonializmi klasik në disa pjesë të Afrikës e të Azisë, është zhvilluar tashmë në kolonializëm modern, domethënë në neokolonializëm.

Jam i zhgënjyer sepse kërkesat shtetkrijuese, që u dëgjuan në Barcelonë, i identifikuan me shpërthimet nacionaliste dhe ksenofobe që po dëgjohen qe sa kohë, sidomos në Budapest, në Varshavë, në Vjenë, në Dresden e ku tjetër.

Jam i zhgënjyer sepse politikë “që nuk e denjëson inteligjencën dhe kulturën” e quajtën vetëm politikën që do të bëhet në Evropë në qoftë se në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian fitojnë “shkatërruesit e idesë evropiane” dhe harruan se politikë e tillë po lulëzon tashmë në disa vende të Evropës, sidomos në vendet ish komuniste qoftë edhe të Bashkimit Evropian!

Jam i zhgënjyer sepse Evropën e quajtën “të braktisur edhe nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja: njëri përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut” dhe, kur shkruan kështu, këta dy aleatë, të përfytyruar gabimisht si kundërshtarë të BE-së, i imagjinuan në të njëjtin kontekst politik me Rusinë e Putinit, e cila e dëshiron rrënimin e këtij Bashkimi të Evropës, duke vepruar ku mundet e si mundet për atë rrënim! Është interesant se në këtë letër nënshkruesit e saj, me dashje a padashje, na e përkujtuan qëndrimin e krijuar në kohën e Napoleon Bonapartës kur u tha: Anglia është për Evropën çka është Shejtani për njerëzimin!

Jam i zhgënjyer sepse në letrën manifest politik nuk u sqarua se çfarë duhet të jetë Bashkimi Evropian që, besoj, s’do të mund ta plagosin “varrmihësit e idesë evropiane”: do të jetë Evropë e pluralizmit kombëtar, kulturor, fetar apo Evropë e totalitarizmit evropianist; do të jetë Evropë e kombeve të barabarta apo Evropë e dy-tre rrathëve me barazi të ndryshme të përbërësve kombëtarë të saj; Evropë, si e thotë evropiani i shumëdëshiruar, Karl Markus Gaus, e shumë gjuhëve apo e Evropë e vetëm disa gjuhëve, që do të na e mësojë barbarinë; Evropë e pastruar prej të gjitha paragjykimeve të së kaluarës apo Evropë në të cilën racizmin e dikurshëm të Lëkurës do ta zëvendësojë racizmi i Kuletës?

Bashkimi Evropian është ideja, është projekti, është ideali më madhështor në historinë e Evropës. Ai është premtimi politik, kulturor, qytetërues, human, etik, që popujve të Evropës u sjell besimin se kurrë më nuk do të përjetojnë luftëra botërore, as luftëra ballkanike, as Kongrese të Berlinit si ai i vitit 1878, as Konferenca të Londrës si ato të viteve 1913 e 1915, as Konferencë të Paqes si ajo e Parisit e vitit 1919, as “rende” të tmerrshme fashiste, staliniste, naziste; është premtim që popujve të Evropës u sjell besimin ndaj lirive, barazisë së dinjiteteve dhe të mirëqenies së tyre e të pasardhësve të tyre.

Shqiptarët e duan sot Evropën e këtillë, dhe e duan shumë përkushtueshëm duke u përpjekur që të sjellin vlerat e saj në jetën e tyre dhe duke u përpjekur që të plotësojnë kushtet që Shqipëria e Kosova, siç janë sot apo, edhe më mirë, të bashkuara, të bëhen anëtare të saj sa më shpejt.

Gëzuar Evropë e dashur!

Prishtinë, 29.1.2019

Share This Article
15 Comments
  • Përshëndetje profesor Qosja !
    Je nderi dhe krenaria e shqipëtarëve . Të admiroj për logjikën tënde të hekurt ; ju bëre një dush të mirë këtyre shërbëtorëve servilë të kapitalit , përfshi edhe këtë langaraqin tonë , Kadare skuthin .
    Të uroj jetë të gjatë , o busull e pagabueshme e shqipëtarëve !

    • Komplet dakort me vleresimin tuaj.
      Dhe une falenderoj profesorin dhe patriotin e madh Qosja per parashtrimin me shqetesim e ne te njejten kohe me dashuri per Europen, problemet e verteta qe intelektualet e mendimtaret , duhet te perballojne dhe parashtrojne zgjidhje, per te sotmen e te ardhmen e Europes.
      Vetem diçka nuk ka marre parasysh, zhvillimin objektiv te shoqerise.
      Kjo krize e tmershme ekonomike, dhe mbi te gjitha morale , po tregon se shtresa inteligjente e shoqerise boterore nuk e ka te zhvilluar pergjegjesine vetiake ne shkalle te atille sa te vere interesin “ e pergjithshem” mbi ate vetiak”. Kjo shprehet qarte qe per interesa “ europiane” perjashtojne Rusine nga europa, duke I vene gishtin si armike, pra duke u ngaterruar ne vorbullin e super veshtire te interesave ekonomike boterore.

  • Po te mos ishte ne mesin e 30 shkrimtareve dhe publicisteve edhe nenshkrimi i shkrimtarit tone Kadare, jam i sigurte qe z. Qosja fare nuk do te reagonte. Kete e them sepse z. Qosja gjithmone eshte udhehequr nga llogjika e inateve te tij personale.

  • O Shane M….i. Ku ke nivel ti te fyesh kollosin shqiptar Rexhep Qosen. Rri, o bajge dhe merri erre asaj fellliqesije qe leshon Edi Rama e Sali Berisha ne parlament. tipik rilindas a pd-eist. Nje dreq jeni.

  • Si gjithmon brilant i nderuari PR Qosja ..
    Dy kollose ,ka Shqiperia sot , Por me nje ndryshim .
    Pr Qosja eshte nje patriot mbi te gjitha ,ka shkruar ,eshte perpjekur ,direkt dhe indirekt ,per te vene me shpatulla pas muri ,shume politikane te mbrapsht qe po rrenojne ,si ekonomine ,kulturen e mbi te gjitha ,me dhune na kane rrembyer DINJITETIN ,ku per fat te keq ,ne shqiptaret ende nuk e njohim .
    .
    Por me keqerdhje kollosi i dyte Kadare ,as edhe nje here ,nuk kritikoi nuk na ndihmoi ,,nuk shkroi per ceshtjen Shqiptare,te diteve tona ,te ketij tranzicioni pa mbarim, brutal dhe te turpshem , post komunist ?? Kurse per tu dukur firmosi ,para ca ditesh ,me shkrimtare dhe me intelektuale te tjere ,perendimore .Cudi e madhe ?Ju dhimska Europa ,kurse per vatanin e vet ????????

    Sinqerisht jam krenar qe jam bashkekohes i juaj PR Qosja ,te uroj me gjithe zemer shendet ,si personale per ju ,por edhe per ndihmen tuaj ,te pakursyeshme qe i ipni popujjve tane .Dhe nje here Falemindrit PR Qosja.

    PS :::Ndoshta nuk eshte momenti e tema per kete koment ,me falni ,por kam nje alergji pallogjike ,per njerez indiferente ,karjeriste ,vetem per tituj e tj e tj

    • Mos e hidh peshtymen lart se te bie turinjve. Qosja eshte 1000 here me i mençur, me europian dhe me atdhetar se ti.

      • Kur ne Kosove u arrestuan disa persona si te dyshuar per terrorizem, z. Qosja kundershtoi kete veprim te policise se Kosoves dhe doli me deklaraten se ” nuk i aresyetoj burgosjet per shkak te te ashtuquajturit indoktrinim fetar”.
        Z. Qosja mund te jete 1000 here me i mencur se z. Vasili apo te tjere, por ai kurre nuk mund te jete me europian apo atdhetar, sepse kurre nuk mund te jesh as atdhetar e as europjan nese je perkrahes i islamistit dhe percaresit me te madh shqiptar, hoxhe Shefqet Krasniqit.

  • Profesor, Vertet je institucin I se vertetes dhe se drejtes histoike, kombetare e njerezore, Nuk nxitohet vetem te renditem me diken ne nenshkrim, ap njohur e pa studiuar çfarenpermbajje-mesazhi percjell me ate nenshktrim.E verteta dhe e drejta eshte madhshtore,eshte histoerike,kombetare e njerezore.perveç Juve I Nderuari Akademik Rexhep Qosja, dhe tash te ndjerit Bace Adem Demaçit te vertetes dhe te drejtes rralhere kuish I ka dalur hapur perball dhe e ka shikuar drejt ne sy.Ju lumt e Ju paqim edhe per shume vjet. Shqiperia e shqiptarevet.

  • …Éshté e turpshme kur njé akademik e barazon epokén hitleriane me até staliniane.
    Kéto dy ideologji po edhe kéta udhéheqés i ndané Vollga prej gjaku.
    Poaq e turpshme, éshté servilizmi i “viganit” kur Europa e sotme, po e vazhdon avazin e djeshém té ricopétimit té Kosovés sé Shqipérisé.
    Vallé, a nuk e diné Qosja dhe Kadari qé, ato prapakthime ekonomike, politike, ushtarake me pérmasa historike qé nuk i kishim né vitet e socializmit; na i servirén me mashtrime e dhuné imperialistét euro-atlantiké?!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *