Ashtu si çdo dimër, acari në Europë dhe vorbullat polare në Shtetet e Bashkuara i shtyjnë një pjesë të njerëzve (të cilët nuk e dinë dallimin mes motit dhe klimës) të mohojnë realitetin e ngrohjes globale.
E vërteta, megjithatë, është e kundërta. -33 gradë në Çikago, -35 ° C në North Dakota, erërat e ftohta -52 ° C. Këto temperatura shumë të ulëta dhe me acar, kthejnë këndvështrimet dhe e bëjnë ngrohjen globale të mos duket aq emergjente sa në fakt është.
Përse në një planet që supozohet se po ngrohet duhet të jetë kaq ftohtë? A nuk e mohon kjo ngrohjen globale?
Si e shpjegoni këtë fenomen? Klimatologët theksojnë se në këto raste ka një tendencë për të bërë gabime në vlerësime. Së pari, një periudhë e ftohtë disa ditore në një zonë të planetit është një fenomen meteorologjik dhe meteorologjia shpjegon se çfarë ndodh në një kohë të kufizuar. Së dyti: ndryshimi global i klimës është një teori shkencore që shpjegon se çfarë ndodh dhe do të ndodhë me të gjithë planetin mbi 150 vjet ose më shumë.
Gjatë valës së ngricës së vitit 2018, në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara temperatura arriti pothuajse -40 ° C, bregu perëndimor ishte ende duke u përpjekur të shërohej nga efektet e zjarreve të frikshme që kishin prekur vendet, veçanërisht Kaliforninë. Në shumë pjesë të tjera të botës, përfshirë Alaskën dhe Siberinë, temperaturat ishin shumë më të larta: në veçanti, në zonat arktike temperaturat prej rreth 3.4°C ishin mbi mesataren.
Shpjegimi i një fenomeni të tillë të veçantë qëndron në të ashtuquajturin vorbull polare: ky fenomen është një lloj unaze e vazhdueshme e erërave të forta që rrethojnë Polin e Veriut dhe “mbajnë” ajrin më të ftohtë në lartësi të larta. Pas ngrohjes, ndoshta edhe shkrirjes së akullit polar, kjo vorbull fillon të ngadalësohet dhe të tërheqë valë më të thella e më të gjera, të cilat gjithashtu mund të prishen. Këto valë më të thella shkaktojnë një fluks ajri polar që ul temperaturat dhe krijon një klimë më të butë në veri.
I njëjti fenomen, u zhvillua edhe në Europë dhe Azinë veriore. Dobësimi i vorbullave polare është një fenomen i vazhdueshëm, i cili është forcuar për disa dekada tani, dhe krijon mundësi për të ftohtë në kontinent, edhe pse jo aq ftohtë si në SHBA. “Në dyzet vitet e fundit këto ngjarje të motit, të shkaktuara nga erërat e forta arktike, janë bërë më të vazhdueshme, më të gjata “. Një konfirmim që, edhe nëse mekanizmat nuk janë kuptuar plotësisht, ngrohja anormale e Arktikut dhe e gjithë planetit ka ndikime të rëndësishme në klimën e Tokës.
o.j/dita

Ti artikullshkruesi duhet te ia bash te kjarte lexuesit cfare asht moti dhe cfare asht klima.
Ngrohja globale nuk bazohet te moti por tek klima qe varet nga nji numer fenomenesh te motit.Moti perfshihet ne nji kohe teper te shkurter me kohen e motit.Si moti i nji dite dhe cdo dite.Ndersa Klima permbledh motin e cdo dite qe studiohet nga nji periudhe ne nji periudhe tjeter deri ne gjithe vitin.Konkretisht klima e nji muajit.Apo dy,tre muajve se bashku.Ose te gjithe vitit e ndare ne tre mujore simbas stinve.E kjo per gjithe vitin.Ku krahasohen vitet nga vitet.Te gjitha keto ne gjatesi dhe gjeresi gjeografike te globit.Keshtu i bie te nxirren nga studimet klima e poleve,Ekuatoriale,Tropikale,subtropikale,klime kontinentale,Mesdhetare atj etj.Pra moti percaktohet nga ndjkeja e nji dite e kjo jepet nga Tv qe parashikon motin deri ne nji jave.Si dite me rreshje shiut,boret temperature te ulet te larte,rrymat ajrore me erera te ngrohta te ftohta te fuqishme deri urogane me shpejtesi mbi 60 – 100 e kusur km/ore.Pra klima perfshin ne studimin e percaktimit te saj ne disa drejtime ne kohe zgjatje si temperaturat si izotermat e Korrikut,e te janarit(vende me temperature te njejte)rreshjet,rrymat ajrore dhe detare,presione si izobaret(vende me presion te njejte).E keto kryhen dhe krahasohen nga viti ne vite dhe nga 10 vjecari ne dhjetvjecar apo dhe ma shume deri ne shekullore.Kush nuk ia priton edhe ne mijevjecare.
Dhe une u hapa si shume.Shkurt:
Moti asht parashikimi i cdo dite te veprimit te fenomeneve te natyres.
Klima percaktohet nga perfshirja e te gjithe dite-moteve te nji muajit deri te nji viti dhe ma shume ne dekada e deri ne qindra e mijra vite.
Shtese komentit ma siperm.
Fenomeni i Serres ka te baje si studim me klimen dhe jo me motin.