Më shumë se 2100 kandidatë janë në garë për vendet e lira të punës në infermieri, fizioterapi, teknik imazherie dhe laboratori, si dhe mami.
Pas vlerësimit të bërë në fazën e parë të konkurimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zbardhur pikët e marra nga konkurimi me dosje për të gjithë kandidatët, të detajuara sipas qarqeve ku kanë aplikuar.
Ndërkohë që është zbardhur edhe kalendari me datat kur secili prej tyre duhet të paraqitet për të zhvilluar edhe testimin me shkrim që është faza e fundit e konkurimit për vendet e lira të punës në këto profile në të gjitha institucionet mjekësore publike të vendit.
Autoritetet e dikasterit të shëndetësisë bënë me dije se testimi do të bëhet në godinën e lëndëve paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, sipas datave specifike të miratuara për secilin qark.
Konkretisht, për profilin e infermierisë në datën 9 shkurt do të testohen kandidatët e Qarkut Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Dibër. Ndërsa kandidatët e Qarkut Elbasan, Korçë, Qarku Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, do të zhvillojnë testimin në datën 10 shkurt.
Provimet do të vijojnë më pas në datën 16 shkurt me kandidatët në profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, si dhe Fizioterapi. Provimet do të përfundojnë në datën 17 shkurt me kandidatët e po këtyre profileve në Qarkun Elbasan, Korçë, Berat Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Listën me pikët e marra nga secili kandidat e gjeni të detajuar në DITA- print
