Adnan Januzaj është një nga objektivat kryesorë në merkaton e ardhshme të Juventusit. “Daily Mail” shkruan se lojtari kosovar mund të ndjekë gjurmët e ish-shokut të skuadrës, Pol Pogba, i cili tani është një futbollist i rëndësishëm në skuadrën italiane. Megjithatë, vetë futbollisti ka deklaruar dje se për momentin ai po mendon vetëm se si të fitojë më tepër kohë aktivizimi me skuadrën e David Moyes.
