Vjedhja në Bazën e Pashalimanit, lirohen nga detyra 15 ushtarakë

Leda Hysa

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se ka shkarkuar 15 ushtarakë të cilët konsiderohen sipas saj përgjegjës për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit.

Vendimi është marrë pas propozimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili kërkoi lirimin e tyre nga detyra pas përfundimit të hetimit administrativ për grabitjen në bazën ushtarake.

Më 10 Janar 2019, baza e Pashalimanit u grabit nga persona të panjohur, të cilët morën dy automatikë, një pushkë, 40 granata dore luftarake dhe më shumë se 5 mijë fishekë të llojeve të ndryshme.

Për këtë ngjarje janë arrestuar më herët 4 ushtarakë, të cilët ndodhen në “arrest në burg” për shpërdorim detyre.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *