“Protestoni kundër privilegjeve të të pasurve. Ju duhet organizim, qëndresa sjell ndryshimin”

redaktor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka ardhur sot në Tiranë dhe i është bashkuar protestës së studentëve.

Nga Fakulteti i Shkencave Sociale, ai ka dalë në krah të studentëve dhe pedagogëve.

“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protesta vjen ndryshimi. Drejtojeni këtë protestë kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

Duke i treguar shumë i ashpër me të gjithë politikanët shqiptarë, që sabotuan protestën studentore të prej muajit dhjetor të 2018, Albin Kurti tha se ardhmëria e shoqërisë shqiptare është në pikëpyetje.

“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje përorganizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.

k.a. / dita

Share This Article