Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 2,000 trupa ushtarake shtesë në kufirin me Meksikën.
Ky numër do të dërgojë numrin e trupave të pozicionuar në kufirin jugor në rreth 4,300.
Pentagoni ka thënë se ushtarët do t’iu ndihmojnë agjentëve të patrullimeve kufitare, që të vëzhgojnë situatën dhe të krijojnë një kufi me material të ashpër.
Ky hap vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump është duke u përballur me Kongresin amerikan për të siguruar fonde, ashtu që të ndërtojë një mur me Meksikën.
Sipas tij një masë e tillë është e domosdoshme për të ndaluar imigrimin ilegal, ndonëse një ide e tillë kundërshtohet ashpër nga demokratët.
Trump e ka përshkruar vazhdimisht situatën në kufirin me Meksikën si “krizë”, ndonëse kritikët kanë hedhur poshtë idenë e përdorimit të trupave ushtarake për qëllime politike.
l.h/ dita

Po cenohet integriteti i Amerikes dhe Presidenti Trump brenda kuadrit ligjor qe i jep ligji po dergon trupa Federale per te mbrojtur Kufirin me Meksiken dhe per te ndaluar vandalet, kriminelet, anetaret e karteleve te droges etj.
Nency Palloshi nuk eshte e interesuar per integritetin e Amerikes, por per voten Presidenciale te v. 2020 qe te fitohet nga demokratet e pashprese.
Amerika ka dhjetra pika kalimi ligjore me Meksiken, perse Demokratet e Palloshi kerkojne qe kriminele dhe terrorite te hyjne ne menyre te pakontrolluar brena saj. Po e kthejne vendin ne han pa porta, ilegalet na bejne edhe self ne ate gjysem gardhi para se te vijne ne menyre te paligjeshme ne USA.
Nency Palloshi eshte papergjegjshme dhe tru-laraske, duket si motra e Doris Pack qe e kemi ne Evrope.
Shume pak trupa. Trump duhet te mbledhe gjithe ushtaret qe ka Amerika neper bote dhe t’i dergoje ne kufirin meksikan.