Debate në Komisionin e Shëndetësisë për “Check Up” dhe ilaçet kundër kancerit

DITA Online

Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë sot pati debate mes deputetëve opozitarë dhe ministres Ogerta Manastirliu. Në fokus të sulmeve të deputetëve opozitarë ishte koncesioni i check-up, ndërsa ministrja foli për investimet në shëndëtësi.

Komisioni i Shëndetësisë zhvilloi seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me rastin e ditës botërore të luftës kundër kancerit. Teksa ministrja Manastirliu po bënte bilancin dhe arritjet e qeverisë në shëndetësi, nuk munguan debatet e ashpra mes saj dhe nëkryetarit të Komisionit, Bardh Spahia për koncesionet e Check Up-it

Deputeti Spahia e akuzoi ministren për mungesë serioziteti për një çështje aq serioze siç është lufta kundër kancerit.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu shmangu akuzat e PD-së, duke theksuar se qeveria ka investuar në shëndetësi dhe është shtuar buxheti për të.

Ministrja e shëndetësisë theksoi se prej muajsh nuk ka më mungesë medikamentesh për sëmundjet tumorale, pasi shteti ka garantuar furnizimin e tyre për çdo pacient.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *