Dekreti për kthimin e ‘Kadastrës’, këshilltari i Metës: Cënohet siguria juridike e pronës!

Leda Hysa

Komisioni Ligjeve diskuton sot dekretin e Presidentit për “Kadastrën” i kthyer në Kuvend.

Gjatë raportimit në komision, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i presidentit Meta tha se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e Kadastrës.

Krijohet tension kushtetues, nuk janë në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e Kadastrës”, tha Dervishaj.

Nga ana tjetër deputetja socialiste, relatorë e ligjit Klotilda Bushka tha se pretendimet e presidentit nuk qëndrojnë, “Siguria juridike ka të bëjë me garancitë që i jepen qytetarëve”, tha Bushka.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *