Çuko: Biseda me Enver Hoxhën në Divjakë në vitin 1966 dhe incidenti tek serat

redaktor

Pas suksesit të prodhimit të domateve të para për eksport në Divjakë të Lushnjës, Enver Hoxha niset nga Tirana enkas për të parë nga afër këtë arritje, duke dhënë dhe porosi për zgjerimin gjeografik e sasior të kultivimit me sera, me qëllim shtimin e prodhimeve që Shqipëria eksportonte në vende të ndryshme të Evropës. Në intervistën në vazhdim, Loni Çuko, specialisti që drejtoi këtë eksperiment, tregon bisedën e gjatë me Enverin tek serat e Divjakës, një incident që ndodhi me një mjeshtër të moshuar, porositë që dha Hoxha si dhe detaje të tjera të kësaj vizite, zhvilluar në mars të vitit 1966…

 

Zoti Çuko! Gjatë karrierës suaj të gjatë në fushën e bujqësisë, si specialist e deri drejtues i sektorëve të rëndësishëm, keni pasur kontakte të shumta me drejtues të lartë të shtetit të kohës, përfshi dhe Enver Hoxhën. Mund të na thoni diçka?

-Po. I thonë mbi 40 vite në këtë sektor jetik, e sigurisht, kontaktet që thoni ju, me drejtues të lartë partiak e shtetërorë të vendit kanë qenë të shumtë. Këto takime ishin takime pune, kryesisht takime në sektorët e frontet ku unë punoja dhe drejtoja. Me Enver Hoxhën unë dua të veçoj një takim të veçantë, një bisedë në kohën kur eksperimentova dhe drejtova për herë të parë ndërtimin dhe përhapjen masive të prodhimeve të perimeve të para me sera.

Cili ishte ky takim dhe çfarë biseduat me Enver Hoxhën?

-Takimi dhe biseda me Enver Hoxhën është zhvilluar në vitin 1966. Ishte një vizitë pune e Enverit në Lushnjë me objekt të përcaktuar, në kooperativën bujqësore të Krutjes dhe në atë të Divjakës. Por objekti kryesor i kësaj vizite të udhëheqësit të vendit, siç na kishin thënë e siç pashë konkretisht, ishte problemi i serave të perimeve me sipërfaqe të gjerë që ishin eksperimentuar për herë të parë në Shqipëri dhe kishte filluar ndërkohë dhe projekti për ndërtimin e tyre dhe në parcela dhe ekonomi të tjera bujqësore. Ndërtimi i serave, atë kohë u vlerësua si një revolucionarizim me leverdi në sektorin e bujqësisë. Siç e kam thënë dhe më lart, kryesisht, prodhimi i domateve nga serat e eksporti i tyre, sillte shumë të ardhura për ekonominë. Si të gjithë drejtuesit e shtetit në këtë kohë, kur vinin në Lushnjë, domosdo do të vinin të shikonin nga afër dhe serat e para që u ngritën në kooperativën bujqësore ‘Mao Ce Dun’ të Divjakës. Por vizita e Enverit, të parit të vendit ishte ndryshe, për më tepër që objekt kryesor i kësaj vizite ishin serat e perimeve…

Në çfarë kohe u bë vizita e Enverit?

-Ishte muaj mars i vitit 1966. Unë në atë kohë isha kryeagronom i kooperativës së Divjakës. Ishte ndër kooperativat më të mëdha në vend, një ekonomi që kishte në administrim e prodhim 3200 hektarë tokë…

Të kthehemi tek detajet e vizitës së Enverit?

-Po. Enver Hoxhën, në këtë vizitë, e shoqëronin vetëm drejtuesit e partisë dhe të pushtetit në rreth, si dhe kryetari i Degës së Brendshme të Lushnjës. Nga Tirana, me të, nuk kishte ardhur asnjë anëtar i Byrosë Politike apo ministër. Sipas porosisë që ishte dhënë, unë e prita tek serat, se siç thashë dhe më parë, atje do të vinte ai. Më bëri përshtypje, se ndryshe nga vizitat që bënte Enver Hoxha në atë kohë, në këtë vizitë nuk pati pjesëmarrje masive (popull), por në punë në sera ishin brigadierët, një grup vajzash-punëtore dhe unë. Ai, Enveri, kishte kërkuar të vizitonte serat dhe të bisedonte me punonjësit.

Sapo zbriti Enveri, unë i dola para dhe u prezantova. Me thënë të drejtën, para se të vinte, kisha shumë emocione e nuk më mbante vendi. Por me t’u takuar, që në shkëmbimin e përshëndetjeve e fjalëve të para, u krijua një klimë e mirë, saqë unë u ndjeva tepër i lirshëm. Kjo atmosferë vazhdoi gjatë gjithë bisedës e vizitës që ai bëri tek serat…

Si vazhdoi më tej biseda?

-Pas prezantimit e fjalëve të para, teksa unë isha bërë gati që t’i raportoja, Enver Hoxha mu drejtua: “Keni marrë nam shumë të mirë në prodhimin e domates për eksport. Erdha nga Tirana që t’u shikoj si u shkojnë punët, t’u njoh e t’u përgëzoj. Hë, si po shkojnë punët?!”

Cila ishte përgjigja juaj?

-I thashë: “Deri tani, mendoj se punët kanë shkuar mirë, si gjendja e fidaneve, zhvillimi(rritja), e po vazhdojmë sipas parashikimeve. Por….!” Në këtë moment, Enver Hoxha më ndërpreu. Kishte hedhur vështrimin diku përballë nesh ku një grup vajzash hiqnin kornizat e xhamave që mbulonin shtretërit e nxehtë dhe nuk e zgjati, por u nis për tek ato. Unë nxitoja në krah të tij, kurse pas nesh, ishin ato pak njerëz që e shoqëronin Enver Hoxhën në këtë vizitë.

Çfarë bisedoi Enveri me grupin e vajzave?

-Ndërkohë që vajzat po vazhdonin punën, Enveri u mbështet në një nga kornizat e xhamit, nga ato të stivosurat, dhe nisi bisedën me një nga mjeshtrit e prodhimit(kujdesit) të fidaneve, një i moshuar. Ai ishte një nga specialistët më të mirë, por ishte disi me huqe si i thonë… Shkëputi vështrimin nga vajzat dhe nisi bisedën me mjeshtrin…

Çfarë biseduan së bashku?

-Në fillim Enveri e përgëzoi për punën që bënte dhe për vajzat e reja që ishin aty pranë e që punonin pa ndërprerje. I tha: “Bravo që ju të moshuarit, përvojën që keni, ja lini vajzave, brezit të ri!” Xha Tasi, kështu quhej punëtori i moshuar në moment i përgjigjet Enverit: “Vajzat e reja e kanë mendjen për fustane dhe mbrëmje vallëzimi. Nuk e kanë mendjen tek puna!” Enveri i thotë: “Është detyra jonë, e ne më të moshuarve që t’i edukojmë të rinjtë edhe për punën. Sepse ata janë forca kryesore dhe e ardhmja e Shqipërisë!’ Por mjeshtri, Tasi në të tijën. E ndërpreu Enverin dhe i tha: “Jo, jo! Ata nuk e kanë mendjen tek puna!”  Enveri vazhdoi: “Rini janë. Siç kemi qenë dhe unë e ti në rini. Jo të gjitha punët i bënim sipas mendjes sonë, por siç na thoshin më të mëdhenjtë, prindërit. Besoj se dhe ti e kujton rininë tënde!” U vura në siklet, por nuk mund të ndërhyja, s’kisha se çfarë  të bëja…

Si vazhdoi më tej debati mes të moshuarit e Enver Hoxhës?

-I moshuari iu përgjigj menjëherë: “Kur isha i ri, xhaxhai më merrte me vete kur lëronte tokën me parmendë. Një ditë prej ditësh më tha: “Djalosh, ke qejf që ta ngasësh ti pendën e qeve?” Iu përgjigja se kisha dëshirë. Më dha hostenin(shkopin me një gozhdë në majë që ngacmonte qetë), dorezën e parmendës. Më tha(instruktoi) si ta mbaja parmendën në vijë, dhe qetë, të bëja sikur i shpoja me hosten, por në fakt të mos i shpoja realisht… Nisa qetë në ugar, duke mbajtur hostenin në dorë. Por ehe… Qetë, nuk më bindeshin e parmenda bënte zig-zage në arë. Kur e pa se nuk po bëja dot, shqiptoi një ‘Oha’ dhe qetë ndaluan në vend. Më instruktoi një herë, por dhe prova e dytë, ashtu si e para. Xhaxhai i ndaloi përsëri qetë. Mori hostenin dhe më ra disa herë nga shalët me sa fuqi kishte. Edhe sot që u plaka i ndjej ato fshikullima e dhimbjen e hostenit unë!” Enveri ndërhyri në këtë moment e tha: “Ne duhet t’u flasim dhe t’i edukojmë, mos e pësojnë siç e pësove ti!” Në fakt kjo bisedë e sikletshme po vazhdonte keq, por Enveri e tejkaloi këtë situatë…

Si u kalua kjo situatë e tensionuar?

-Nga që po shkonte kështu dialogu mes tyre, Enveri ndërhyri dhe i tha: “Enver Hoxha jam!” Përgjigja qe e menjëhershme: “Qofsh me shëndet. Tas Popja më thonë! Në këtë kohë, Tas Popja kthen sytë nga unë(isha bërë dhe si dhe të tjerët aty), duke mbledhur supet si me habi me pyetjen e nën kuptuar, pse, çfarë bëra!” Më duhej që unë të gjeja një zgjidhje, të kaloja këtë situatë që as e mendoja se do të ndodhte, pra se një vizitë e shumëpritur, mund dhe të krijonte dhe tensione… Ndërhyra instiktivisht…

Cila ishte ndërhyrja juaj?

– Si më erdhi. I thashë: “Shoku Enver! Siç e shikoni, xha Tasi ka një vesh të prerë dhe nuk dëgjon mirë!”… Në fakt Tasi i kishte veshët ‘pipës’, dëgjonte ç’ke me ‘të… E kështu u mbyll, u tejkalua dhe kjo situatë… Megjithëse në mbarim të vizitës së Enverit dhe më pas, prisja ndonjë masë apo…

Ndodhi gjë në fakt?

-Jo. Në fakt nuk ndodhi asgjë. Po për mua, kjo e ka një shpjegim. Mirë që ishte vetë Enveri, se të kishte ndodhur me ndonjë udhëheqës tjetër, Tasi do ishte dënuar. Por dhe unë nuk do e kisha kaluar lehtë…

Si vazhdoi më tej vizita e Enver Hoxhës tek serat e Divjakës?

-Normalisht. E veçantë ishte dhe biseda që vazhdoi më pas me vajzat e reja. Ato ishin më të çiltra, ishin dhe të gëzuara… Folën hapur… Shprehën dhe krenarinë për vlerësimet që u bëri Enveri për serat e punën e tyre. Në fakt, ishte një punë e mirë që ishte bërë me serat, ndonëse eksperimentimi i parë qe me shumë siklet. Por na krijoi bindjen e besueshmërinë… Sigurisht, që Enveri dha porosi të tjera si për shtimin e kultivimit nëpërmjet serave, jo vetëm në ekonominë e Divjakës, por dhe në ekonomi të tjera që afronin kushte për kultivimin në sera të perimeve të hershme… Detyra për shtimin e prodhimit, bëhej për shkak të nevojave të eksportit të domates, trangullit e prodhimeve të tjera të hershme. Se prodhimet në sera, dilnin në treg 2-3 javë para prodhimit me cikël natyror normal. Kjo sillte rritje të ndjeshme të të ardhurave…

Të kthehemi tek vizita e Enverit në Divjakë… Pas vizitës tek serat, ku shkoi ai?

-Pas vizitës në sera, ishte planifikuar një takim me drejtuesit vendorë në zyrat e kooperativës bujqësore. U nisëm së bashku nga serat në këmbë për tek zyrat që ishin jo më shumë se 500 metra larg. Unë isha përsëri në krah të Enver Hoxhës, por tashmë isha shumë më i lirshëm, pasi kisha kaluar një ‘provim’ të rëndësishëm. Ishte vlerësuar puna e mirë që kishim bërë, brigadierëve e punëtorëve që punonin tek serat… E sigurisht, dhe unë ndjeja kënaqësi pasi besimi që më ishte dhënë, eksperimentimi i prodhimit të perimeve të para në sera, jo vetëm doli me sukses, por kjo eksperiencë do të përhapej në shumë rrethe të vendit…

Çfarë u bisedua në zyrat e kooperativës?

-Në fakt, diçka e rëndësishme ndodhi në momentin që u afruam tek zyrat e kooperativës, ku në hyrje të godinës, Enver Hoxhën, kishte dal që ta presë Dhimo Lika…

Çfarë ndodhi konkretisht?

-Pas takimit të Dhimos me Enverin, në hyrje, Enver Hoxha ndaloi dhe iu drejtua: “Dhimo! Paskeni zyra shumë të mira. Dhe për 20 vjet ata mbajnë… Të mira i keni!” Kjo i dogji kryetarit, por dhe mua e të tjerëve… Më saktë, ishte një gjë që nuk e prisnim e nuk e dëshironim. Pasi konstatimi i Enverit ishte një mesazh për një kërkesë që ne kishim bërë në institucionet shtetërore dhe shpresonim se do të realizohej..

Cila ishte kjo kërkesë e refuzuar nga Enveri?

-Në fakt, zyrat tona, godina e tëra, ishin tejet të amortizuara e pa kushtet më minimale për punë. Si shembull që nuk duhej ndjekur, u soll fakti që kooperativa e Krutjes, kishte ngritur një godinë moderne për zyrë. Po sipas Enverit, edhe pse ekonomia jonë ishte shumë më mirë, ‘zyrat duronin dhe 20 vite të tjera’. Pra, të mos prisnim të investonim për ndërtimin e zyrave të reja… Kjo ishte vizita e Enverit dhe biseda që pata unë me të tek serat. Por kjo bisedë vazhdoi dhe gjatë drekës.

Çfarë u bisedua me Enver Hoxhën gjatë drekës?

-U futëm në një dhomë të përgatitur enkas për drekë. Dhimo, i liroi vendin kryesor Enverit. Por ai refuzoi:’Ai vend është yti dhe do të rrish ti’. Kështu u bë. Në tavolinën e shtruar, mua më qëlloi të jem përballë Enver Hoxhës. Mu drejtua:”Agronom! Ti je më i riu. Si thua? Do të hamë pastaj të bisedojmë apo të bisedojmë e pastaj të hamë?”.  Iu përgjigja: “Shoku Enver! Si të doni, por unë them që edhe hamë, edhe bisedojmë!”. Ai ma miratoi: “Mirë, hamë dhe bisedojmë. Po ku e ke bukën e misrit more agronom!?” Çfarë t’i thosha… Ne e kishin futur që në fillim në meny bukën e misrit, bukën tradicionale që bëjnë divjakasit me gjalpë, por mjeku që kontrollonte ushqimet që hante Enveri, e kishte hequr, pasi sipas tij, i bënte dëm nga diabeti… Në fakt, për këtë bukë misri tradicionale, atij i kishte thënë Kadri Hazbiu që kishte qenë disa herë në Divjakë…

Çfarë bëtë në këtë situatë?

-U ngrita dhe me shpejtësi shkova tek furra e bukës që ishte aty afër. Për fatin tim, bukët e misrit sapo kishin dalë nga furra… Pas drekës, Enveri bashkëbisedoi me fshatarët e shumtë që ishin mbledhur para zyrave e prisnin ta takonin e ta dëgjonin…

Keni pasur takime të tjera më pas me Enver Hoxhën?

-Gjatë karrierës time të gjatë, veçanërisht kur isha në Ministrinë e Bujqësisë, kam pasur dhe takime të tjera. Por këto takime ishin takime në grup, apo në raste të tjera… Kurse takimi dhe biseda më e gjatë e me objekt, ishte ajo në Divjakë në pranverën e vitit 1967…

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e specialistit Loni Çuko: Takimi me Haxhi Lleshin, kërkesa që i bëra për një rrugë dhe përgjigja e tij “këtë e bën vetëm Enver Hoxha”.

-Debati me Haki Toskën për mbarë shtrimin e pulave në Divjakë dhe përplasja për raportin prodhim-aktivitete kulturore e sportive për rininë.

-Si më ndihmoi Hysni Kapo në realizimin e projektit për ngritjen e serave me avull në disa rrethe të Shqipërisë.

Share This Article
15 Comments
  • Nuk e di me ben me shume per te qeshur artikulli apo perqindja e te “kenaqurve ” nga artikulli .
    Ateher Loni ,duhet te na kishit publikuar nje foto me shokun Enferr .Do ishim kenaqur me shume
    Koperativa “mao mjao ce dun” hahahha ,po pastaj si e quajtet ,kur shoku Mjao u be arrrrrmik ?
    Me siguri “heronjte koperativiste te realizimit te preshit”
    Shoku Enferr shoqerohej nga kryetari i deges se brendeshme ? !
    K.Azbiu kishte lajmeruar dhe per buken e misrit ?!
    Jo po thashe une armiku i kllases nuk fle asnjeher ,populli vegjeton dhe vigjelon .
    Marrshi nga ditet tona udheheqesi yne i dashtur ”
    Xha Tasi ,po ti cpate mor i uruar ? Desh vajti dhe Loni me gjithe serat .Jo se pak armik ishte ky borgjezi ,donte dhe zyra te reja .
    Po pse Saliu kot ziret me Piktorin per zyrat ?! Sa ngjajne me njeri tjetrin kta udheheqesit tane
    Po dhe ne njesoj kemi ngelur .
    Fati Loni ,te ka dashur shume qe gjete buken ,jo se partia ca armiq i donte .Nuk ka kuptim ,nuk ka si te ushqej ideologjine e te marreve !
    Ua ,qenka takuar dhe me Lleshin ?! Mezi po pres ,jam e sigurt qe vetem Enveri mund te bente dhe vetem shqiptaret mund te duronin 47 vjet .

    Bej autokritike para kolektivit qe shtyp obcionin “i indinjuar” !
    Do ndihem ‘ e kenaqur” si gjithe nostalgjiket ….koperativiste te dalluar te Mjao dacibao ce dunit dhe si antare e republikes se bananeve me ne krye kapter Jarin …njesoj si Lleshi .

  • O “ENDERRIMTAR” i dites me diell !
    Nuk ta di moshen ,por besoj qe E ke kapercyer gjysmen e shekullit .
    Nuk behet fjala per NOSTALGJIKET ,por behet fjale per nje te vertete qe ka ndodhur ,ani pse ty nuk te pelqejne o MODERNIST .
    Veri gjerat qe ti komenton ne KONTEKSTIN historik ,per gjera qe kane ndodhur para thuajse 50 vjetesh .
    Jemi ne PERENDIM dhe kur bejme paralelizmin midis asaj qe ishte ne SHQIPERI ne fund te ’44 dhe asaj qe beri “KRIMINELI ” ,ENVER HOXHA , per 40 vjet ,dua te them qe keta ku jam une nuk do ta benin ate qe bERI enveri SEPSE SHTETI I TYRE SIC ISHTE shqiperia ne “44 ata ishin ne shekulin e XVIII.
    Jo kaq NIHILIST .

    • Totila , ne 44 u clirua Shqiperia dhe u pushtua nga shqiptaret koperativist .
      Marangozet dhe kepucaret u bene prekuror ,dhe gjithmone ne emer te popullit ,
      u pushkatua elita e ktij vendi .Po ju kujtoj qe ne 46 u kaluan ne sater deputetet dhe gjithe familjet e tyre .
      Prandaj jeni ne perendim sot ,…po pra ata …idiotet …nuk ngriten bunkere ,nuk dinin ata …prandaj jeni hysmeqaret e tyre ,gjynaf qe nuk lindi dhe atje nje xhaxhi enferr .Vetem ktu te ne mama e budallit eshte gjithmone me barre .
      Ata mund te jene te “prapambetur” ,por ktu evolucioni nuk ka filluar ende .
      Dhe ti jo kaq Enverist ,lere perendimin ,hajde ktu te bunkeri dhe fillo realizimin e planit te preshit . Kapitalizmi eshte shfaqe e huaj .Rreziku anglo amerikan eshte me i forte se kurre ,sidomos tani qe po ju ushqen .

  • Përgjigjja e Loni Çukos ne pyetjen e gazetarit Boriçi: Ndodhi gjë në fakt?

    -Jo. Në fakt nuk ndodhi asgjë. Po për mua, kjo e ka një shpjegim. Mirë që ishte vetë Enveri, se të kishte ndodhur me ndonjë udhëheqës tjetër, Tasi do ishte dënuar. Por dhe unë nuk do e kisha kaluar lehtë…

    Per mua kjo pergjigje flet shume dhe shton edhe me shume dashurine dhe respektin qe kemi pasur dhe kemi per Xhaxhn Enver Hoxha dhe kjo pergjigje shpjegon qarte se Kryetari i Shqipere dhe i popullit shqiptar, Enver Hoxha nuk ka qene as diktator as krminel, por ato qe thone sot per te jane trillime dhe te paverteta sepse Ener Hoxha ka ndjekur vetem tradhtarte e Shqiperise dhe te popullit shqiptar… Te lumte per te verteten qe thua Loni Çuko!…

    DRENICA E KUQE

  • enveri perpiqej te ishte sa me i thjeshte,po keta surratpalaret pas viteve 90 e kane harruar se nga e kane origjinen,100 breza katundare.

  • Interviste shume interesante. isha teper i ri ne ate vit dhe e kujtoij, nga shtypu, vizitat e Enver Hoxhes ne Divjake e ne Krutje. Ne divjake ka qene me 7 mars. ndersa ishte duke zhviluar takimin me kuadrot e koperativews, ne fshatin Germenj, pak kilometra larg Divjakes, shpertheu fontan gazi nga nje pus. Paskam ardhur me kembe te mbare, qe shprehur enveri. ne fund te vizites i pat kerkusar sekretarit te burose se partise qe te vizitonte nje gamilje deshmori. mos e lajmeroni, u tha, se dua ta viziotoj ne kushte befasiue. dhe shkoi. kur e pa se ajo familje jretonte ne nje banese si mos me keq, u terhoqi veshin drejtuesve te kooperatives. per kete gjendje luftuan djemye e ketyre familjeve?! te neswerem enveri shkoi ne krutje, ishte 8 marsi vitit 1966. kur pa qe ndertohje nje pallat i madh kulture, iu drejtua atyre qe e shoqeronin: ktee pallat nuk e kane shume qytete te shqiperise. eshte tej mundesive ekonomike te kooperatives. ca me tej pa qe nertohej nje shtepi e re e kujt eshte kjo? kishte pyetiur eshte e … i ihsin pergjigjur. ashtu?! po a eshte mire qe shtepia me e mire te jete e kryetarit te keshilit popullit te vfsdhatit te bashkuar? ne keto rethana populi do te mund te thote: luftiam, jo

  • Interviste shume interesante. Isha teper i ri ne ate vit dhe I kujtoj nga shtypI vizitat e Enver Hoxhes ne Divjake e ne Krutje. Ne ate vit ishte mbajtur nje Plenum i KQ te PPSH per gjendjen social-ekonomike te fshatit dhe masat per permiresimin e saj. Enveri shkoi ne Divjake e ne Krutje per te pare ne vend se si ishte kuptuar dhe zbatuar vendimet e atij PlenumI. Ne Divjake ka qene me 7 mars. Ndersa ishte duke zhvilluar takimin me kuadrot e kooperatives, ne fshatin Germenj, pak kilometra larg Divjakes, shpertheu fontan gazi nga nje pus. Paskam ardhur me kembe te mbare, qe shprehur Enveri. Ne fund te vizites i pat kerkuar sekretarit te byrose se partise qe te vizitonte nje familje Deshmori. Mos e lajmeroni, u tha, se dua ta vizitoj ne kushte befasie. Dhe shkoi. Kur e pa se ajo familje jetonte ne nje banese si mos me keq, u terhoqi veshin drejtuesve te kooperatives. Per kete gjendje luftuan djemte e ketyre familjeve?! – u tha. Te nesermen Enveri shkoi ne Krutje. Ishte 8 marsi I vitit 1966. Kur pa qe ndertohej nje pallat i madh kulture, iu drejtua atyre qe e shoqeronin: kete pallat nuk e kane shume qytete te Shqiperise. Eshte tej mundesive ekonomike te kooperatives. Ca me tej pa qe ndertohej nje shtepi e re. E kujt eshte kjo? – kishte pyetur. Eshte e … i ishin pergjigjur. Ashtu?! Po a eshte mire qe shtepia me e mire e fshatit te jete e kryetarit te keshilit popullor te fshatit te bashkuar?! Ne keto rrethana populii do te mund te thote: luftuam kunder nje beu, por ja qe na mbiu nje bej i ri! Pikerisht gjate kesaj vizite ai njohu edhe Lenka Çukon, e cila ishte kryetare e Gruas e kooperatives dhe e ftoi per dreke. Enveri pranoi dhe dreken e hengri ne familjen e Themi Çukos, vjehrrit te Lenkes. Xha Themiu, qe ne muajt e veres punonte te bejleret e Dropullit, i permendi disa emra, qe Enveri i njihte.

  • po per krimet e enverit çdo na thuash o loni?a shkoi dhe hengri nje tas me uje dhe ndonje kokerr groshe te shoqeruqr me buk misri me dhe tek mensa e kooperatives ai o loni?shoh qe ka edhe nostalgjik te enverit,duhet te jene megjithmend me kriminel se krimineli enver hoxha per te pasur nostalgji per te,per jashtqitjen per turpin e kombit shqiptare,ah sa kujtese te shkurter kemi ne shqiptaret,ndonjeri ka bere edhe supozimin qe shqiperia ishte si shtetet e tjera ne shekullin e XVII ne fund te viti ’44,si ishte gjermania ne fund te luftes se dyte boterore dhe ku eshte sot?krimet e enver hoxhes dhe perversitetet e tij mund te krahasohen vetem me te xhin xhis khanit

  • Shume interesante ky tregimi. Ketij Lonit ja pame sot dhe u kenaqem. goxha e kishte.
    Neser po munde tregona ate te ” asaj te Lonit ” edhe me fotografi se duhet ta kete me te bukur ajo … tregimin , kur eshte takuar me Verin.

  • Ore Zekthi(apo murrela)!
    Ore, po pse fyen xhanem! Duhet te ejshe ndonje idiot, se ndryshe nuk ka se si te perdoresh fjale te tilla … Nese ke ndonje verejtje, beja Lonit, po jo ta fyesh!

  • Historia eshte bere, eshte shkruar dhe po pasurohet me shkrime te reja. Vetem toleranca dhe respekti per njeri tjetrin, respekti per punen e djersen e derdhur lume dje, sot e ne te ardhmen do te na cojne me shpejt perpara. Jemi europiane, te sillemi si europiane te vertete me herojnjte tane te djeshem, te sotem dhe te neserm, duke i gjykuar me prudence dhe gjerat qe uk i kane bere mire, apo gabimet. Sa per krimet, lete te gjykohen kriminelet e cdo kohe mbi bazen e fakteve e provave dhe jo fjlve boshe e trajtimeve eemocionale keqdashese. sa lehte hedhim balte mbi njeri tjetrin, sa brenge ndjej kur e lexoj kete urrjetje ne shkrime e reagime edhe neper forume te tilla. Kur do te largohet nga shpirti i ketyre njerezve gjarperi i zi i ligesise dhe i injorances! Sa energji na kushton kapercimi i kesaj urrejtjeje absurde!

  • o cu kenaqen kelyshet e komunisteve..kete duan ata..ti flitet mire per enverin..tani qe fitoi edvini,do behet shenjtor enveri

    • krisma jote ishte ajo qe degjuam para pak minutash , apo i kishin vene tritol ndonje makine ? Baf…. degjuam , nje Baffff te modh fare … o Vilajet Qyrrsi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *