“Përjetësia femërore”, 36 mjeshtra të pikturës në një ekspozitë

DITA Online

Imazhi femëror  mbetet ndër subjektet më frymëzuese në çdo periudhë të artit pamor lëvruar prej artistëve të dy gjinive. Trajtimi i saj me gjuhën e pikturës në teknika të ndryshme ndër vite vjen në ekspozitën “Përjetësia femërore” kuruar nga  Artan Shbani. 36 emra të njohur, mjeshtra të pikturës  na pasqyrojnë figurën femërore në bukurinë, forcën, inteligjencën, dramacitetin realizuar në portrete, nudo e kompozime.

Ky prezantim vjen i ndarë në tri periudha në vitet 1920, ku kuratori ka preferuar ta nisë me një portret të lirikut të shquar Lasgush Poradeci.

Intensitetin më të lartë e mbart salla e dytë ku vjen figura femërore në periudhën e realizmit socialist.

Dhe liria krijuese pas viteve ‘90 , ku shpalosen nudo dhe konceptime originale të artistëve të rinj, por të  konfirmuar.

Figura femërore vjen e plotë në këtë ekspozitë, me gjithë dimensionin e saj e shtrirë në historinë shqiptare  shpjegon kuratori Artan Shabani.

Kuratori e ka nisur ekspozitën në mënyrë atipike, me një portret të Lasgush Poradecit realizuar në vitin 1923.

Suzana Varvarica prezantohet me një krijim të vitit 1989, e cila asokoho u ndalua.

Edhe Lek Tasi gjatë krijimtarisë së tij ka prekur elementin femëror, gjithnjë duke pasur një thellësi mendimi, në këtë rast sjell rivalitetin në art gati në kufijtë e tragjikes.

Çdo pikturë mbart në vetvete edhe një histori e tillë është punë e mjeshtrit guri madhi krijim i vitit 1966.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 muaj në rezidencën e ambasadorit Italian. Vizitorët duhet të prenotojnë online në faqen e ambasadës italiane, për të parë nga afër këtë koleksion pikturash.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ha, ha! E dini kuptimin e fjales “rezidence”. Pra sipas jush ekspozita do te hapet atje ku fle ambasadori dhe jo atje ku punon, qe e ka emrin “seli”. Me mire shkruajeni shqip dhe nuk do te gaboni.

  • Vjen nje flutur dhe me clodh…

    ( Mbesa me gjyshin kuvendijne.
    Piktoret le ta jetersojne)
    *
    Nate shkurti cikerime
    Ore gjyshi te pa gjume,
    Mendimet ate e lodhin
    Vjen nje flutur dhe e clod.

    Te lodhur i kishte syte
    Duke pare fotografite,
    Regetime gjumi perjeton
    Nje ender sheruese shikon..

    **Nje flutur flatra arte
    Rugeton ne kete mesnate,
    Ne dore gjyshit i qendron
    Nis e, me te kuvendon:

    ***O babagjysh i vertete
    Per Ty i kalova rete,,
    Nga Torontua ne Tirane
    Vij, te te gjalleroj xhane.

    Atje lashe dimer te vertete
    Ketu, ndihem ne pranvere,
    Minus temperaturen atje lashe
    Do ngohem tek gjyshi thashe…

    Kalova stere pa fund oqeane
    Te gjeje fole gjyshi Ilirjane,
    Tiranen vendlindien prinderore
    E gjej me shume ndryshime.

    Me sollen gjysh,kujtimet e tua
    Tregime qe me ndergjegjesuan,
    Ndergjegjesim,bindeshem Shqiptare
    Mes Torontos,shprehem krenare…

    Te erdha gjysh,ne kete acar dimri
    Me vete kam,tingujt e tet nipii,
    Nipi si e di,po mbron “Doktorature”
    Po te dergon Ty, nje operture.

    Synon te behet nje,”Paganin” i vetete
    Shqip,Te pare,kompozuar nje operete,
    Prindet kujtuar,femijnine e brishte..
    Ai,lindur e rritur emigrant,paksa i trishte.

    ***Gjysh ti merak mos ki
    Jetojme me NENE SHQIPERI !
    Atdheun trashegimi gjyshat lene
    S’e harrojme as dite as nate !

    **** Te vij sonte ne kete nate acar
    Mesazhe jete,nga atdheu te mar,
    Me duhen ato, i miri yne GJYSHO
    Me to jetojme ne, ne Toronto.

    Tirane duke u gdhire 5 shkurti 2007
    Pas nje bisede telefonike marre,
    Me mbesen sot, 5 shkurt 2019
    Universitetin mbaruar,kjo sokoleshe.

    *****
    “Trinitrine”gjyshit,emigracion 28 vite
    Ja kujtoj penelit,valixhet ai presuar,
    Shkruar e shkruar,qetesuar veten,
    Niset drejt atdheut duke shpresuar..
    E realizofte enderren,mos qofte e fundit
    Te gjashtin roman,Nipave e mbes shtuar,
    Shendet te urojme,e, pari gjyshi yne,
    Do plotesojme amanetet, nje jete LENE.

    Toronto 05-02-2019 Guri Naimit D.( Dh.Xhoga)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *