Gënjejnë e gënjejnë me këmbë e me duar, sikur në mes nesh kurrë s’kanë jetuar!

Leda Hysa

 

Dhe nga kampi i Ramës,

ka probleme plot,

po Mona me Lulin,

janë fare kot!

 

Po Mona me Lulin,

janë fare kot,

edhe po të dua,

nuk i besoj dot!

 

Janë fare kot,

super demagogë,

siç duket-miletin,

e dinë fare dhogë!

 

Gënjejnë e gënjejnë,

me këmbë e me duar,

sikur në mes nesh,

kurrë s’kanë jetuar!

 

Duket se kanë ardhur,

nga Planeti iks,

sidomos Monika,

dhe ujin e mpiks!

 

Dhe ujin e mpiks,

edhe e bën kos,

e Lulash mavria,

është fare lloz!

 

Duket se do bëjnë,

këtu kiametin,

sikur këto ditë,

do marrin pushtetin!

 

Do marrin pushtetin,

pako me llokume,

si i kanë harruar,

gjithë ato zullume!

 

Duket se Lulushi,

do bëhet i pari,

mbasi është në fakt,

kryezullumqari!

 

Mona pako gjë,

ka qenë në pushtet,

epo fundja ç’janë,

vetëm tetë vjet?!

 

Dy herë në dorë,

na i mori fatet,

fjeti mirë e mirë,

në të dy krevatet!

 

Mona nuk ka pasur,

poste ministrore,

ndaj ka gjithë të drejtën,

të quhet shenjtore!

 

Të quhet shenjtore,

si Nënë Tereza,

që i duhet vendit,

për ditë të zeza!

 

Po poshtë e përpjetë,

ka ca zëra muti,

se blerjen e votës,

LSI e futi!

 

Ajo qe e para,

thotë thashethemi,

pastaj u moleps,

i gjithë sistemi!

 

E di fronti i Monës,

dhe fronti i Lulashit,

se blerja s’filloi,

në kohë të hashashit!

 

Në kohë të hashashit,

thjesht u ngrit pazari,

po Rama në blerje,

kurrë s’ka qënë i pari!

 

Kush jeton këtu,

i di këto punë,

po Lulka i di,

njerëzit si majmunë!

 

Që të gjithë e dinë,

kush ka blerë vota,

çudi këtë gjë,

si nuk e di Bota!

 

Këtu të vërtetat,

janë ngatërruar,

po PS-ë ka qenë,

e shumëvotuar!

 

Vijon nesër

Share This Article
3 Comments
  • O duke vellai,po PS-ja eshte bucja qe i polli,si nuke e ditka bucja per mostrat qe norri?Kjo qe thua ti eshte nje marri e rradhes o nga pdija,o nga leket e pista te palles?Bolle me romuze,akuza e lule,se PS-PD-LSI me mbushjet e rradhes te marre sebashku mbeten po jashteqitja shqiptare e trashegimnise se rradhes.Qe duhet denocuar e jo majtur nensqetull,se njeri eshte mut i trashe,kurse tjetri nje spirre e vjeter,qe duhen flakur teje ne gropen e halese per te mos u ndjere e pare me heren tjeter.Prisni se s’keni pare gje akoma,kure e djashmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja nga superluskeset me fuqine kriminale e korruptive te pushtetet ne nje fund te turpshem e pa kthim.Pushtetare e Tiranes zyrtare ne dite e vite duhen denoncuar per krime kunder njerezimit,jo vetem per armet qe ushqyen makinen vrasese te kryekimilelit e ish Jugosllavise millosevicerve,po dhe per mijra viktima e mijra te masakruar nga hapja e depove te armeve me 1997-8,pa harruar tragjedite ne dete e toke,apo ushqimet e tejgopura me hormone e kimikale qe po i serviren ne vite popullit nga fermere,biznesmene e pushtetare te binjakezuar me djallin.Protesto,ne emer te jetes,per veten,falijen e popullin dhe moralit e dinjitetit njerezor,dryshe shume shpejt do te ktheheni ne varrmihes te varrit tuaj.Historia ka vertetuar ne shekuj se nje popull qe hesht eshte kthyer ne varrimes i varrit te tije.Dhe se fundi Plaku i Vlores dhe Babai i PAVARESISE Ismail Qemali ka thne;nje femije qe qane rritet,kure nje popull qe hesht vdes.O Duke,comangat kane kohe qe bien kunder politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite,kurse ti “cuditerisht”u ktheve ne sherbim te politikave bastarde,nga cakejt,tek ujqerit qe vazhdojne te shqyejne prene e rradhes,pra popullin.

  • B u k u r !
    Ironia shpreh figurativisht teVertetën!
    Luli me Monen jane politikanet më qesharak dhe me te papjekur, thjeshtë
    S H A R L A T A N Ë…
    U duhet pushteti,
    siç u eshte dashur,
    te bëjne pasuri per xhepate tyre,
    në kurriz të shqiptarëve…
    Mbi të gjitha jane te pa a f t ë,
    pa kapacitetet e duhura per të drejtuar shtetin!…

  • Vjedhja e votes,blerja e votes,mbushja e kutive te votimit nga te fortet…nuk eshte shpikja e fundit.Kulmin e saj kjo baterdi e pati ne vitin 1996,kur disa deputet fituan 110%….!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *