U mblodh sot Asambleja e jashtëzakonshme: Çfarë vendosën pedagogët?  

Ornela

Ashtu si u paralajmërua dje përmes një komunikate zyrtare nga vetë dekani i FHF-së, paraditen e sotme u mbajt Asambleja e jashtëzakonshme e pedagogëve.

Dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Sabri Laci ka njoftuar në mbyllje të mbledhjes në një seancë të jashtëzakonshme të trupës akademike, se asambleja ka qënë unanime në vendimet e marra sot.

Përfundimi i parë që u arrit është se bojkoti i mësimit nga pedagogët do të vazhdojë, pra ata do të paraqiten në universitete por nuk do të zhvillohet mësim.

“Asambleja ishte unanime në vendimmarrjen e sotme: U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste, nga stafi akademik, në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari. Qëllimi do të jetë ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në vend”- tha ai.

Mbledhja e pazakontë, e para e këtij lloji, u zhvillua paraditen e sotme, në orën 10:00, në një prej sallave më të mëdha që ka ky fakultet. Prej disa ditësh, studentëve bojkotues iu janë bashkuar hapur edhe shumica e pedagogëve të këtij fakulteti.

Me asamblenë e përgjithshme të pedagogëve, prej 25 janarit, pedagogët janë bërë bashkë për të kërkuar një ligj të ri për arsimin, rrëzimin e vendimeve të dhjetorit të qeverisë, rritjen e buxhetit për arsimin, mbështetjen e kërkesave të studentëve si dhe respektimin e figurës së tyre.

f.h/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Tani po e vleresoj Mbretin Zog qe nuk lejonte te ngrihej universiteti ne Shqiperi, por i dergonte studentet te diplomoheshin jashte shtetit.

  • Urdher i komandes se larte gjermane! Bojkoti i mesimit nga kamikazet e SHQUP-it dhe te LSI-s, gjalle e vdek te vazhdoje deri me daten 16 shkurt, diten e “qametit”!
    Neneshkruar dora vete
    Herr: Lulius
    Frau: Monikus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *