Magjia e frutave të pyllit në organizëm

Ornela

Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër.

Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për cilindo që do të kujdeset për anën estetike të trupit duke penguar shtimin në peshë dhe njëkohësisht duke mbajtur një trup elegant.

  1. Boronica është në krye të listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.
  2. Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kalciumi, vitaminë c dhe kalium.
  3. Mjedra është një frut mjaft delikat dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t`i konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë c.
  4. Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm dhe mund ta gjesh gjatë gjithë vitit. Ajo është e pasur me vitaminë c.

f.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *