Nuk ka surpriza në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Skuadrat e Superligës shqiptare, Tirana, Kamza, Kukësi, Laçi, Luftëtari, Partizani, Skënderbeu dhe Teuta kanë kaluar në raundin tjetër të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vend, falë golavarazhit më të mirë në 2 takimet e kësaj faze.
Kukësi dhe Laçi përmbysën gjithçka respektivisht përballë Apolonisë dhe Bylisit. Verilindorët mposhtën 2-0 Fierakët, duke kaluar në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Shkurtaj dhe Ethemi ishin autorët e golave. Ndërkohë kurbinasit mposhtën 3-0 Bylisin, duke sfumuar humbjen 2-0 të pësuar në takimin e parë.
o.j/dita
